Fundjava ka shënuar radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar mes vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut në Bllatë të Dibrës. Dhjetëra automjete kanë pritur me orë për të kaluar në shtetit fqinj dhe sipas drejtuesve të mjeteve nuk kanë një shpjegim për vonesën që është krijuar. Radha e automjeteve ka shkuar deri në 2 kilometra në anën shqiptare, pasi nga pala maqedonase nuk ka vonesa. Fundjavat shënojnë një fluks të lartë të lëvizjes së qytetarëve nga Dibra dhe Bulqiza drejt shtetit fqinj. Banorët e këtyre dy zonave shfrytëzojnë distancën e afërt me Dibrën e Madhe dhe blejnë produkte…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Shëndetësisë ka formuar komision të ri të ekspertëve për mbikëqyrje profesionale të rastit të gjashtëvjeçares Jana Hristova, menjëherë pasi Inspektorati Shëndetësor dhe Sanitar ka njoftuar se gjatë inspektimit të jashtëzakonshëm në spitalin e Manastirit nuk janë konstatuar mangësi në mjekimin dhe trajtimin e vogëlushes e cila ndërroi jetë të mërkurën. – Advertisements – “Pas mbikëqyrjes profesionale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar nuk janë konstatuar mospërputhje në korrniza të kompetencave të Inspektoratit. Ditën e njejtë, me kërkesë të ministrit është formuar komision i ekspertëve, për mbikëqyrje profesionale për këtë rast. Poashtu duhet të priten rezultatet e obduksionit”, thonë…
Grubi thotë se nuk ka deputet shqiptar që kushtëzon ndryshimet kushtetuese, ai mes tjerash tha se nuk ekziston ”Grup të Zjarrit”. “Nuk ka deputet në BDI, por edhe shqiptar ose kushdo në shumicën progresive parlamentare që i kushtëzon ndryshimet kushtetuese për Maqedoninë e Veriut evropiane. Mendoj se adresa është në një vend tjetër, kjo është në selinë e VMRO-DPMNE-së. Prej sot ne nisim me përpjekjet për të siguruar shumicë parlamentare siç e kemi bërë më herët me Marrëveshjen e Prespës. Jam i bindur se do të kemi sukses edhe tani sepse kemi kontakte me opozitën dhe e shohim disponimin.…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se për burgjet janë kompetent Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve, por që supas tij, MPB qëndron në gatishmëri për këta institucione. I pyetur për tunelin që të burgosurit në “Idrizovë” kishin përgatitur për ikje, Spasovski tha se për rastin në fjalë ka pasur informacione para dy muajve. “Ne do të thotë informatat për aktivitete që janë marrë në burgje i kemi diku 2 muaj dhe gjatë gjithë kohës punohet me Drejtorinë për Zbatimin e Sanskioneve dhe Agjencinë për Siguri Nacionale dhe në këto korniza udhëhiqet edhe…
Shërbim i alkoolit ndaj të miturve, mosdhënie e llogarisë fiskale e punësim të personave si sigurim, pa licencë, janë disa nga shkeljet që MPB ka konstatuar gjatë aksionit që ka zhvilluar në lokalet e Shkupit, përcjell TV21. Nga MPB shtojnë se aksioni është zhvilluar nga ora 23:00 e mbrëmjes së djeshme, deri në ora 04:00 të ditës së sotme. “Gjatë kontrollit u gjetën gjashtë të mitur që konsumonin alkool. Personat janë ndaluar, ndërsa ndaj personit përgjegjës në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut po merren masa. Janë konstatuar dy shkelje të Ligjit për Sigurinë Private, respektivisht për mos pasje…
Kthehet ora verore me akrepat e orës që lëvizin një orë përpara mes të shtunës 25 dhe të dielës 26 mars. Akrepat lëvizin një orë para, për shkak të ndryshimit nga ora dimërore në orën verore. Prej dekadash, vendet e Bashkimit Europian aplikojnë dy ore, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit. Sipas disa studiuesve, thuhet se koha verore sjell përfitime më të mëdha për shëndetin tonë, sepse është më në sinkron me orën tonë biologjike, e cila ka nevojë për errësirë gjatë orëve…
Para 7 muajve iu vu gurthemeli, e pastaj doli se parcela është e ngushtë për të ndërtuar fabrikën e-GO për prodhimin e veturave elektrike. Për t’i ofruar hapësirën e duhur projektit, autoritetet pas disa muajsh si zgjidhje gjetën bashkimin e 4 parcelave. Pas kësaj në “Click Plus” ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi bëri premtim të ri. Premtoi se ndërtimi i fabrikës “E-Go” do të nisë për një muaj. “E-Go është kompani shumë serioze, është brend në Gjermani. Të presim sepse është nënshkruar marrëveshja. A e di se kur fillon ndërtimi ministër? Po e di me siguri, jam i informuar…
Kafeina është ndoshta përbërësi më i famshëm në botë për shkak se është kryesor në një produkt që përdoret shumë shpesh siç është kafeja. Kafeina është shumë e preferuar pasi ka efekt stimulues në tru dhe rigjeneron të gjithë organizmin.Megjithatë njihet edhe për efektet e saj negative për shkak se mund t’ju bëjë hiperaktivë apo të rristë tensionin tek disa njerëz. Një problem tjetër që mund të hasni me kafeinën e tepruar mesa duket janë mankthet që shihni gjatë natës.Si e ndikon kafeina gjumin?Kafeina stimulon sistemin nervor, pra i thotë trurit tuaj se kur duhet të jetë me aktiv. Këto…
BDI përmes një kumtese thonë se ka deputetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së të cilët janë me orientim europian. ”Bashkimi Demokratik për Integrim i bën thirrje opozitës që t’i bashkohet përpjekjeve për një Maqedoni të Veriut europiane dhe vazhdimin e rrugës integruese si alternativa e vetme për vendin tonë. Ëndrra dhe aspirata europiane e qytetarëve tanë varet nga deputetët në Kuvend dhe guximi i tyre për të marrë një vendim për brezat e ardhshëm, jo për zgjedhjet e ardhshme. Guximi dhe vendosmëria në vendimmarrje shpërblehet nga qytetarët, por edhe nga miqtë tanë euro-amerikanë. Ne bëjmë thirrje për një front të…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ditën e premte u bëri thirrje autoriteteve bullgare që të respektojnë vendimet e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, në lidhje me respektimin e të drejtave të asocimit për “maqedonasit”, të cilat Bullgaria ende nuk i ka zbatuar, teksa nuk lë pa përmendur edhe Greqinë. “Ne gjithmonë kemi reaguar në raport me të gjithë qytetarët, të cilët në çdo vend tjetër e përkufizojnë veten si maqedonas”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut . “Ka maqedonas pothuajse në të gjitha vendet e botës, ashtu siç ka maqedonas në SHBA, Gjermani, Zvicër, ashtu ka…
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska e ftuar në “360 Gradë” në Alsat e ndau me opinionin informatën se pas analizave të përfunduara, nga ana e Shtatmadhorisë së Armatës, vendi jonë do t’i dhuroj Ukrainës helikopterë ushtarak, shkruan Alsat. “Në seancën e radhës të Qeverisë, e cila sipas paralajmërimeve do të mbahet të mërkurën, do të propozoj sjelljen e vendimit me të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i dhuroj 12 helikopterë Ukrainës”, tha ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.
Së paku 6 persona raportohet se janë dërguar në spitalin e Pejës, pas zjarrit të madh që ndodhi mëngjesin e sotëm në objektin e ELKOS-it. Kjo është konfirmuar edhe nga Emergjenca e Spitali i Përgjithshëm Pejë. “6 persona janë paraqitur që kanë probleme me frymarrjen”, thuhet në njoftimin e tyre.

