Author: Hamdi Kumanova

Gjatë fundjavës, ekipet e N.P. “Higjiena Komunale- Shkup” pastruan deponinë e egër që ndodhej në bulevardin “Bosnja dhe Hercegovina”, në afërsi të parkingut në stacionin Hekurudhor në lagjen Shkup Veri. “Aktivitetet u kryen nga pesë punëtorë në terren, duke shfrytëzuar automjetet speciale komunale – ngarkues, transportues dhe kiperë. Janë larguar dhe transportuar përafërsisht 50 metra kub mbetje, ndërtimore dhe të përziera. Pas largimit të mbetjes së hedhura në mënyrë të paligjshme, është realizuar edhe fshirja mekanike e të gjithë lokacionit”, thonë mes tjerash nga N.P. “Higjiena Komunale-Shkup”.

Lexo më Shumë

Sot është 3 vjetori i antarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Kryetari i ASH-së, Arben Taravari përmes rrjetit social facebook ka uruar duke shtuar se Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribojë në procesin e antarësimit. Ja postimi i plotë: ”Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Shkup njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 152 gjoba, nga të cilat 99 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, gjashtë gjoba për vozitje pa patentë shoferi, 12 për vozitje nën ndikim të alkoolit. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 3 gjoba për automjete të paregjistruara, tre sanksione për kalim në semafor të kuq dhe 2 gjoba iu shqiptuan drejtuesve të motoçikletave. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ka folur për raportin e DASH për të Drejtat e Njeriut, në të cilin vërehet trajtimi i dobët i të burgosurve, mbipopullimi nëpër burgje dhe korrupsioni i gardianëve, përkatësisht i stafit të policisë së burgjeve. Spasovski u pajtua se është përshkrim real i situatës dhe përshkrim nga i cili do të duhet të fillojmë ndryshimin e tyre. “Gjërat janë zbuluar drejt, sa i përket në radhë të parë sistemit të burgjeve. Fjala vjen, ne si MPB së fundmi kemi pasur aksione në burgun e Idrizovës, para së gjithash për krim dhe korrupsion, gjatë…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar në Drenas, pasi që i njëjti me qëllim kishte goditur me veturë viktimën mashkull. Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 15:09. “Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte goditur qëllimisht me veturë viktimën mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore. Sipas viktimës incidenti ka ndodhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëparshme që kishte me të dyshuarin”, thuhet në njoftim. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Për të 11 vit me radhë shoqata “Agimi i Bamirësisë” është duke organizuar iftare falas për nevojtarët edhe studentët. Rreth 500 persona për çdo ditë të Ramazanit tash marrin ushqim falas tek shoqata ose ushqimi u shpërndahet në shtëpi. “Ky është viti 11 që shoqata “Agimi bamirësisë” që bën shtrimin e iftareve për studentët edhe nevojtarët, fillimisht kemi shtruar 30 iftare edh e në mënyrë graduale numri ka shkuar të rritje”, tha Jeton Xheladini, aktivist. Edhe këtë vit do të ndahen 500 iftare, 250 për studentët dhe 250 për nevojtarët, ndërsa vitet e fundit, shkaku i pandemisë  numri iftareve arriti…

Lexo më Shumë

Uji në Shkup është cilësor dhje i sigurt për pirje, tregojnë rezultatet nga analizat e kryera në Sektorin për kontroll sanitar NP Ujësjellësi dhe kanalizimi. Në periudhën prej 20 deri 24 mars janë marrë 189 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 189 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për pirje nga 45 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Në pajtim me rezultatet e marra nga hulumtimet, të gjitha mostrat u përgjigjen Rregullores për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm, kumtoi NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup.

Lexo më Shumë

Në kazermën “Ilinden” në Shkup sot me fillim në ora 11:00, do të mbahet ceremoni për shënimin e përvjetorit të tretë nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO. Janë paralajmëruar fjalime të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ministres së Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe kryeshefit të Shtatmadhorisë së Armatës gjeneral-nënkolonelit Vasko Gjurçinovski. Pjesë e ceremonisë do të jenë disa ushtrime dhe aktivitete demonstruese të Armatës, duke përfshirë një fluturim të avionëve aleatë në kuadër të misionit “Air Policing”. Paraprakisht, në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Klubin e deputetëve do të mbahet “mëngjesi tradicional i NATO-s”, me pjesëmarrje të trupit…

Lexo më Shumë

Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Pasdite në më shumë vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të përcjella me bubullima dhe erë të përforcuar nga drejtimi jugor. Kah fundi i ditës do të fryja erë e përforcuar nga drejtimi verior e cila do të zgjas edhe gjatë natës. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 11, ndërsa ajo e ditës do të arrij nga 12 deri në 19 gradë. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme…

Lexo më Shumë

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut, me ç’rast do të realizojë takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. – Advertisements – Krahas takimit me homologun e saj, Xhaçka është paraparë të takohet edhe me presidentin Stevo Pendarovski, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubin dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Lexo më Shumë

Shumë artikuj të konsumit të përditshëm që importohen nga jashtë pësuan ulje vitin e fundit si rrjedhojë e efekteve negative që po jep emigracioni i lartë tek tkurrja e popullsisë së re në moshë. Në të kundërt grupi i produkteve farmaceutike po pëson rritje të qëndrueshme nga viti në vit, por sidomos pas pandemisë Covid-19. Sipas të dhënave nga tregtia e jashtme e INSTAT, në 2-muajt e parë të vitit 2023 importet e produkteve farmaceutike në sasi pësuan rritje me 31 për qind, duke shënuar një rekord të ri. Në 2-muajt e parë të vitit u importuan 1,091 tonë medikamente…

Lexo më Shumë

Sikurse shumica e ceremonive mortore ruse, një që u mbajt në veri të qytetit Goriaçi Kliuç kishte kurora shumëngjyrëshe, portrete të të vrarëve, karafila të kuq dhe arkivole të mbuluara me flamuj. Por, kjo ceremoni që u mbajt më 19 mars, në rajonin që njihet më shumë për banja termale dhe minerale, ishte mbresëlënëse në një mënyrë tjetër: një luftë publike midis administratës lokale dhe themeluesit të kompanisë mercenare të Grupit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin. Kryetari i këtij qyteti tha se ka pasur shumë ushtarë të Wagner-it që u varrosën në këtë vend dhe më mirë do të ishte që…

Lexo më Shumë