Edhe pse disa i konsiderojnë kërpudhat si perime, ato janë një mbretëri e veçantë e organizmave të gjallë. Kërpudhat përmbajnë shumë pak kolesterol dhe praktikisht nuk kanë yndyrë ose natrium në përbërjen e tyre. Ato përmbajnë kompleks vitaminë D dhe kështu çlirojnë energji nga yndyrat, proteinat dhe karbohidratet në ushqim. Disa lloje kërpudhash forcojnë sistemin imunitar dhe janë të mira në luftimin e kancerit. Acidi linoleik në kërpudha luan një rol në parandalimin e kancerit të gjirit dhe prostatës. Diabetikët mund të konsumojnë edhe kërpudha sepse nuk përmbajnë yndyrë dhe inkurajojnë funksionimin normal të mëlçisë, pankreasit dhe gjëndrave endokrine. Ato…
Author: Hamdi Kumanova
Forcat ruse nuk po shohin “asnjë përparim” në një ofensivë kyçe, ndërsa kërkojnë të bëjnë përparime në rajonin e Donetskut të Ukrainës, sipas ish-komandantit rus Igor Girkin. Sipas Newsweek, Girkin, një nacionalist rus që u bë i njohur gjatë aneksimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014, postoi përditësimet më të fundit nga vija e parë e luftës në Ukrainë. Bëhet fjalë për njeriun i cili, megjithëse ka shprehur mbështetje për qëllimet e luftës në Ukrainë, ai është bërë gjithnjë e më kritik ndaj lidershipit të Kremlinit teksa pushtimi ka ngecur që nga fillimi, shkurtin e kaluar. Ndryshe, pas më…
Pas pandemisë së kovidit, numri i sulmeve në zemër është rritur për tre herë në krahasim me periudhën para paraqitjes së koronavirusit, tha për TV 24 shefi i repartit për kardiologji në Spitalin Klinik në Shtip, Sashko Nikolov, transmeton Portalb.mk. Gjetjet e këtilla nuk dalin vetëm nga analizat e kardiologëve në vend, por edhe të shoqatave mjekësore evropiane dhe botërore. Ai tha se, nëse më herët ka pasur 20 pacientë me infarkte në mushkëri në vit, tash kanë nga 15 në muaj. “Sulmet në zemër janë rritur për treherë më shumë. Infarkte të mushkërive, nëse kemi pasur nga 20 pacientë…
Protesta e sotme në Prishtinë, e organizuar nga Partia Socialdemokrate për të kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, sipas Policisë ishte e qetë dhe pa incidente. Në komunikatë thuhet se “Policia e Kosovës me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestës së sotme të mbajtur në Prishtinë, kishte bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore”. “Policia e Kosovës me njësitet e saja ishte e angazhuar për të siguruar mbarëvajtje të protestës, në mënyrë që ajo të kalojë pa ndonjë incident, që pjesëmarrësit në protestë të shprehin qëllimin e tyre…
Ministria e Jashtme e Turqisë ka dënuar në mënyrën më të fuqishme sulmin e kryer dje kundër Kuranit dhe flamurit turk në Danimarkë, transmeton Anadolu. “Dënojmë në mënyrën më të fuqishme sulmin e kryer mbrëmë në Danimarkë kundër librit tonë të shenjtë Kuranit dhe flamurit tonë të lavdishëm. Nuk pranojmë në mënyrë kategorike që ky akt i ulët, që përbën një krim urrejtjeje, të lejohet nën emrin e lirisë së shprehjes”, thuhet në deklaratën me shkrim nga Ministria e Jashtme. “Ky veprim i kryer në muajin e Ramazanit tregon dhe njëherë qartë se armiqësia ndaj Islamit, diskriminimi dhe ksenofobia kanë…
Banorët ndalojnë punën e kompanisë, kërkojnë llogari Të revoltuar dhe të tensionuar janë banorët e fshatit Sfillare përshkak se sipas tyre po i bëhet masakër pyllit mbasi po ua prenë drunjtë e shëndosh. Abudllahu dhe Ismalili para 50 vite kujton kohën kur i ka mbjellur këto pisha ndërkaq sot ka ardhur të ndaloj punën e kompanisë që po bënë këtë. ”Kur i kemi mbjellë pishat atëher isha fëmij, 12-13 vjeçar kemi punuar për lirë pare kurse sot ka ardhur koha dikush me i prishë, është turp prej Zotit. Dikush merr para për këtë, shpresojmë ti ndalim”, tha Abdullah Limani ,…
Opozitarja VMRO-DPMNE thotë se 3 deputetë të LSDM-së nga njësia e parë dhe e dytë zgjedhore nuk pajtohen me ndryshimet kushtetuese, duke shtuar këtu edhe 6 deputet të tjerë të koalicionit të cilët nuk pajtohen me politikat e LSDM. Nga kjo parti thonë se situata brenda LSDM-së është e tensionuar, ndërsa Kovaçevski ka thirrur në një koordinimin grupor me deputetët e LSDM-së për t’i bindur për t’i mbështetur ndryshimet kushtetuese, transmeton Portalb.mk nga TV21. “Prej këtu parashtrohet pyetja se a është e vërtetë se ka kërkuar nga deputetët të dalin me qëndrim të përbashkët dhe dokument i cili do të…
Dikur plazhet më tërheqëse të Ohrit tani janë kthyer në tualete publike. Ndërtesat po shemben ndërsa strukturat metalike nga platformat që ishin vendosur në bregun e liqenit tani janë shpërndarë përreth. “Situata do jetë Status quo, derisa dikush të godasë në tavolinë. Nuk mundet kështu. Nëse duam turistë, duhet t’u ofrojmë të shohin bukuri. Çdo gjë këndej pas urës është e vdekur. Qeveria bëri gabim”, tha një qytetar. “Vera e tretë është një fatkeqësi e paparë. Për çfarë turizmi angazhohemi ne. Ne themi se sezoni ynë është i shkurtër, për ne nuk ka nevojë për asnjë sezon. Ne nuk dimë…
Më 4 prill vendoset gur themeli i Korridorit 8. Hedhja e betonit të parë do të bëhet në Tetovë, nga ku fillon edhe aksi i parë i kësaj autostrade që të çon deri në Gostivar dhe në total është i gjatë 17.5 kilometra, shkruan TV21. “Së pari do të kemi ndërtimin e një rrugë ndihmëse, paralele që komunikacioni do të hidhet në atë rrugë dhe pastaj do të fillojë zgjerimi dhe ndërtimi i autostradës me parametra evropianë. Ajo rrugë do të jetë, ja si mund ta tregojmë, nga autostrada momentale dhe hekurudha në mes të këtyre dyjave që do të…
Kushtet çnjerëzore dhe jashtëzakonisht të këqija në burgjet e Maqedonisë së Veriut, të cilat u konfirmuan edhe në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit pamundësojnë që jo vetëm të mos arrihet qëllimi kryesor i burgut, që është rehabilitimi, por përkundrazi, ekziston rreziku që të burgosurit të dalin që aty me prirje edhe më të mëdha kriminale. Vedije Ratkoceri që ligjëron të Drejtën Penale dhe disa herë ka kryer vizita në burgjet e vendit theksoi se sipas të gjitha rregullave ndërkombëtare, të burgosurve duhet të ju mundësohet riedukim, risocializim dhe ri-integrim. Sipas saj, në qoftë se në burgje trajtimi nuk…
Orari veror i fluturimeve hyn në fuqi nga sonte në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit dhe do të zgjasë deri në fund të tetorit të këtij viti. Sipas orarit aktual të fluturimeve, 20 linja ajrore do të operojnë nga aeroporti i Shkupit në 44 destinacione, ndërsa nga “Shën Apostoll Pavle” gjashtë linja ajrore do të fluturojnë në nëntë destinacione. Ka disa risi për pasagjerët që përdorin trafikun ajror, dhe natyrisht më e rëndësishmja është vendosja e linjës së rregullt të fluturimit Frankfurt-Shkup-Frankfurt e linjës ajrore gjermane Lufthansa, duke filluar nga 23 prilli me dhjetë fluturime në javë. TAV gjithashtu informoi…
“Këto dyqane që shihni pas meje, dikur ishin që të gjitha në funksion, megjithatë, qiraxhinjtë u hoqën nga këta dyqane, me pretekstin se do fillojë meremetimi i stadiumit, përkatësisht rindërtimi i tij, megjithatë, kaluan shumë vite tashmë dhe stadiumi i qytetit mbeti në këtë gjendje siç e shihni. Dyqanet që dikur ishin në funksion, tani janë kthyer në një çerdhe për narkomanët dhe deponi të fshehura”, raportoi Bashkim Sulejmani, gazetar. Banorët thonë se është për të ardhur keq që askush nuk interesohet për problemin. “I kanë mbush sërish, çka të bësh natën i hedhin aty dhe ikin. S`ka gjë prej…

