Të dielën mbrëma rreth dyzet minuta pas mesnate, në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të lokacionit Karpallëk, vetura ” Polo” me targa të Shkupit e drejtuar nga 21-vjeçari. V.I nga Sedllarci i komunës së Vasilevës, ka aksidentuar dhe mbytur një ari. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar edhe vozitësi i cili është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës ka kryer inspektimin në vendin e aksidentit.
Author: Hamdi Kumanova
Bashkimi Evropian ka thënë se ndjen keqardhje që Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk e ka shfrytëzuar të drejtën demokratike për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat në veri të Kosovës. Këto zgjedhje janë caktuar të mbahen më 23 prill, pas shtyrjes së tyre në dhjetor të vitit të kaluar, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare. Atëbotë, për zgjedhjet në veri kanë aplikuar 11 kandidatë, të cilëve u ka vlejtur certifikimi edhe për zgjedhjet e prillit. “Zgjedhjet janë gur themeli i demokracisë, dhe BE-ja gjithmonë e ka theksuar rëndësinë e…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka deklaruar sot se në kërkesat e “Grupit të Kumanovës” për transferim në Kosovë, janë hasur disa lëshime. Ai tha se për realizimin e transferimit duhet vullnet edhe nga ana e autoriteteve të Kosovës. “Kam kërkuar dosjen, e kam pasur para vetes. Ka disa lëshime në kërkesat e të burgosurve. Janë rreth 10 hapa të cilat duhet të ndiqen deri në transferimin e të njëjtëve, por keni parasysh që do të duhet vullneti i dy palëve që kjo të kryhet në kohë”, ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.
Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria shënojnë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Me këtë rast për vizitë zyrtare në Shkup po qëndron ministrja e jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka. “Këtë vit shënojmë 30 vjet nga Marrëdhëniet diplomatike. Ky partneritet u demonstrua para negociatave për anëtarësim në BE, me çrrastë Shqipëria kishte mundësin që të ecte e vetme në këtë rrugë, por shprehu durimin dhe shprehu mirëkuptim për qëndrimin tonë gjatë asaj periudhe. Me kolegen Xhaçka u pajtuam se kemi prioritete të përbashkëta në rrugën evropiane dhe se jemi aleatë në NATO. Bashkë po kalomë…
Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, i ka akuzuar partitë në pushtet LSDM-në dhe BDI-në për mungesën e librave për nxënësit. Në një postim në Facebook ai shkruan se “këto dy parti, e hanë turpin me lugë”. “LSDM – BDI e hanë turpin me lugë. Qeveria s’ka para për libra për nxënësit mirëpo ka para për tenderat e fryera shumëfish për pushtetarët dhe familjarët e afërm të pushtetarëve”. “Çka s’kemi ndëgjuar arsyetime për mungesën e librave dhe në fund, nxënës, prindër dhe mësimdhënës për të satën herë të mashtruar”, ka shkruar Zendeli.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar drejtësi për të vrarët gjatë luftës së fundit në Kosovë, e në veçanti të lagjes “Dardania” në Pejë, raporton Ekonomia Online. Pas homazheve pranë pllakës përkujtimore të kësaj lagje, shefi i ekzekutivit ka thënë se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale. “Bashkë me kolegë nga Kuvendi dhe me aktivistë të Lëvizjes sonë bëmë homazhe këtu në Pejë te lapidari, duke u përkulur e duke i përkujtuar 40 të vrarët gjatë luftës së fundit nga forcat serbe këtu në lagjen ‘Dardania’”, ka thënë Kurti, teksa ka thënë se Serbia duhet…
Konvikti i Universitetit të Tetovës pas shumë vitesh pritje, ka filluar të marrë pamje e një konvikti modern dhe i njejti pritet të jetë gati për studentet për vitin akademik 2023-24. Zv. Ministri i arsimit Agim Nuhiu thotë se punimet janë rreth përfundimit, kanë mbetur të vendosen edhe kuzhinat dhe orendit tjera brenda konviktit. “Ne presim që të kryhen punët përfundimtare sa i përket, sipërfaqes së konviktit në Tetovë.Tani janë edhe çështjet qe kanë të bëjnë me mobiljet me kuzhinat dhe orendit të tjera. Presim të themelohet një komision për të bërë evolimin e punës dhe shpejt edhe ky institucione…
Policia ka arrestuar 18 tifozë pas incidentit të mbrëmjes së djeshme në ndeshjen e hendbollit mes ekipit “Vardar 1961” dhe “Eurofarm Pelister”. Në fillim të ndeshjes kishte gjuajtje të sendeve në terren, ndërsa më pas edhe përleshje mes grupeve, ndërkaq për rastin në fjalë është njoftuar edhe Prokuroria. “Është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete shtesë për zbardhjen e rastit sipas ligjit për parandalimin e dhunës në garat sportive”, thonë nga MPB për Makfax. Jozyrtarisht mësohet se të arrestuarit i përkasin dy tifo grupeve, Çkembarëve dhe Komitëve.
Tottenham Hotspur ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Antonio Conte. Tekniku italian javë më parë akuzoi bordin e “Spurs” se vetëm ndryshojnë trajnerë, por po vazhdojnë të jenë pa sukses. “Mund të njoftojmë që trajneri Antonio Conte është larguar nga klubi me një marrëveshje të përbashkët. Ne arritëm kualifikimin në Ligën e Kampionëve në sezonin e parë në klub. Ne e falënderojmë Antonio për kontributin dhe i urojmë fat për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Tottenham Hotspur. Cristian Stellini do të jetë trajner i përkohshëm deri në fundin e sezonit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë po heton rastin e vrasjes së një personi të dielën në Dumnicë,. Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj për portalin rtv21.tv tha se rasti është kualifikuar “Vrasje”, sipas KPRK-së. “Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij akti dhe identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast.”, tha Ulaj. Ndërkohë ajo bëri të ditur se mosha e viktimës është 58 vjeç, derisa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit. 08:…
Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska, theksoi se askush nuk do të mund të garantonte sigurinë dhe stabilitetin e vendit të saj, nëse nuk do të ishin pjesë e aleancës së NATO-s. Maqedonia e Veriut që nga 27 marsi 2020 është anëtari më i ri i 30-të i NATO-s. Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska, për Anadolu foli për rëndësinë e kësaj date historike për vendin. Duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë ka ndryshuar me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, ministrja Petrovska përmendi disa përfitime për institucionet, në radhë të parë Ministrinë…
Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën është arrestuar një person në Mitrovicë, me dyshimin se ka dhunuar një vajzë të mitur. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare- e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh. Rasti po trajtohet si “dhunim”.

