Për shkak ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë kohës së fundit në arsimin e Maqedonisë së Veriut, Ministria për Arsim dhe Shkencë ka paralajmëruar lehtësime shtesë për dhënien e provimit të maturës shtetërore, transmeton Portalb.mk. “Do të ndahen materialet për provimet interne dhe bazat e pyetjeve jo më vonë se katër javë para provimit intern me numër pyetjesh 3 herë më të lartë se numri i pyetjeve në provim, universiteteve do t’iu rekomandohet që provimi i parë ekstern të jetë përkatës për të gjitha programet studimore ndërsa do të rekomandohet ndryshimi në raportin e pikëve ndërmjet provimeve eksterne dhe interne gjatë…
Author: Hamdi Kumanova
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është betuar gjyqtarja e parë e mbuluar. Nadia Kahf, u betua më 23 mars në New Jersey, mbi kopjen e Kuranit të shenjtë, shkruajnë mediat amerikane. Por, kush është Nadia Kahf?Nadia Kahf, me origjinë nga Siria ka qenë avokate e Ligjit për familjen dhe imigracioni. Kahf, u emërua në Gjykatën e Lartë të Nju Xhersit, duke u bërë gjyqtarja e parë që mban Hixhabin.Ajo ka qenë anëtare e Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike, një organizatë myslimane për të drejtat civile, që nga viti 2003, ku aktualisht shërben si kryetare. Gruaja me prejardhje nga Siria, ka…
Ata që konsiderojnë se vendi ynë ofron kushte më të mira jetese do ta gjejnë rrugën, ashtu si bashkëqytetarët tanë që besojnë se mund të gjejnë një jetë më cilësore në Evropën Perëndimore, tha sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me importin e fuqisë punëtore në vend. Sipas tij, zgjidhjet afatgjata, megjithatë, kërkohen tek qytetarët tanë, të cilët duhet ta kuptojnë domosdoshmërinë e rikualifikimit dhe aftësimit shtesë, sepse disa vende pune prej para 30 viteve më parë nuk ekzistojnë më. Duhet ndjekur trendi, ndërsa Qeveria, theksoi zëvendëskryeministri,…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë i ndau çmimet vjetore gazetareske të SHGM-së. Në këtë manifestim u ndanë tri çmimet kryesore – “Krste Petkov Misirkov” për arritje jetësore, çmimi “Jashar Erebara” për gazetari hulumtuese dhe një çmim për raportim gazetaresk për tema të rëndësisë lokale dhe rajonale, por katër mirënjohje dhe një pllakë për kontribut të veçantë u dhanë edhe për promovimin e gazetarisë hulumtuese profesionale. Krahas çmimeve të rregullta, Komisioni për antarësim i përbërë nga Sonja Kolevska Delevska, Sreçko Popovski dhe Riad Murati, i ndau edhe çmimin për arritje jetësore Dragan Gjorgovskit, çmimin “Jashar Erebara” për gazetari hulumtuese ia…
Me kërkesa për rritje të pagave në shëndetësi e kulturë, sindikalistët dalin në protesta. Sindikata e shëndetësisë kërkoi nënshkrim të aneksit të Marrëveshjes kolektive dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh deri të mërkurën, të enjten protestojnë përpara Ministrisë së Shëndetësisë. Përfaqësuesit e kësaj sindikate thonë se mbi 11 mijë të punësuar në shëndetësi, marrin paga me shumë të barabartë me pagën minimale, shkruan Alsat. “Në seancën e fundit të Këshillit të Sindikatës, ku u tregua se akoma nuk është nënshkruar aneksi i marrëveshjes kolektive u vendos për protestë para Ministrisë së Shëndetësisë. Bëhet fjalë për korrigjim që në…
Ka apo nuk ka shteti mjete për të furnizuar nxënësit me libra!? Ministri i arsimit Jeton Shaqiri thotë se janë siguruar mjete buxhetore për të gjithë në arsimin fillor dhe të mesëm të përgjithshëm, ndërsa për arsimin e mesëm profesional mjetet do të plotësohen. Ministri thotë se printimi i librave përpos kërkesave buxhetore, ka edhe kërkesa të miratimit sepse në arsimin e mesëm profesional ka shumë drejtime. “Unë deklaratën të cilën e dhashë, e dhashë që shpresoj të kem për të gjitha lëndët mjete, dhe brenda kohës dhe në bazë të buxhetit konform të cilin e kam, janë siguruar…
Në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi Dekreti për uniformat e policisë, të cilin Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Kjo do të thotë se uniformat e policisë do të jenë edhe në gjuhën shqipe, edhe atë në kryeqytet (Shkup) dhe në komunat ku së paku 20 përqind e popullsisë janë të përkatësisë shqiptare. Futja e shqipes në përdorim në uniforma ishte njëra prej çështjeve më të diskutuara gjatë debateve për ndryshimet në ligj, të cilat u rrumbullakësuan në vitin 2019. Gjatë debatit në Kuvend pati edhe përplasje të tensionuara në…
Mbi barrën e Ministrisë së Drejtësisë, bien sfida të ndryshme mbi të cilat po kalon vendi ynë. Duke filluar nga ndryshimet kushtetuese, ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Strategjia për zhvillimin e sistemit gjyqësor 2023-2027, Vettingu dhe një sërë problematika dhe sfida të tjera. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, dje në një brifing para gazetarëve ka paralajmëruar qëllimet e tij gjatë mandatit të tij në këtë Ministri. NUK KA VEETTING PA GARANCINË E BE-SË DHE SHBA-SË Lloga para gazetarëve tha se nuk do të pranojë të ketë një vetting të gjykatësve, prokurorëve dhe politikanëve nëse në proces nuk përfshihen përfaqësues nga BE…
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë realizimit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën Pejë-Prishtinë në fshatin Kijevë, me datën 26.03.2023, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë kanë identifikuar dy automjete, ngasësit e të cilave në këtë segment rruge ku kufizimi i shpejtësisë është 100km/h zhvillonin shpejtësi prej 218km/h, respektivisht 226km/h.Bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj dy drejtuesve të automjeteve janë shqiptuar gjoba prej 300 euro, 3 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për tre (3) muaj.Njësia Rajonale e Komunikacionit…
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë. Në takim u konstatua dinamika e shkëlqyer në bashkëpunimin bilateral dhe u rikonfirmuan zotimet e ndërsjella për pasurimin e tij me përmbajtje dhe projekte të reja, në interes të dy vendeve fqinje dhe qytetarëve. Theksi u vu në proceset e reformave të integrimit evropian, që po zhvillohen me ritme të pandërprera në të dy shtetet. “Këtë vit shënojmë 30…
Në përvjetorin e 24-të të rrëmbimit të 11 burrave dhe djemve të Gjakovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi shtëpinë-muze të familjes Qerkezi, ku u prit nga Nëna Ferdonije Qerkezi. Kryeministri Kurti e falënderoi Nënën Ferdonije për qëndrueshmërinë dhe guximin që po i jep mbarë popullit shqiptar. Ai tha se forcat serbe nuk i kanë marr katër djemtë dhe bashkëshortin e saj sikurse dhe shumë e shumë të tjerë se kanë qenë të familjes Qerkezi, por sepse kanë qenë shqiptarë dhe e kanë dashur vendin e tyre. ‘’E di që dhembja nuk zvogëlohet, por në të njëjtën kohë…
Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,23 % në raport me vendimin e datës 22.3.2023. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 1,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 rritet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 1,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,550 den/kg…

