Author: Hamdi Kumanova

Sot ka filluar takimi joformal ministror i SHBA – Karta e Adriatikut, i cili mbahet në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me iniciativën. Takimin e hapi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit të A5, ndërsa fjalim përshëndetës kishte edhe ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba. I pyetur se si do të ndikojë në marrëdhëniet me Rusinë vendimet e Maqedonisë së Veriut për t’i dërguar armë Ukrainë, kryediplomati Bujar Osmani tha se vendi jonë është në anën e duhur të historisë. Osmani tha se Maqedonia po i jep armë Ukrainës pasi…

Lexo më Shumë

Një pensioniste e priti kryeministrin Dimitar Kovaçevski, i cili sot së bashku me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski kanë dalë për pazar në një market të Shkupit. Ajo iu ankua se kishte pension të vogël dhe se produktet janë të shtrenjta, dhe i tha se çmimet e produkteve ishin ngrirë pasi ishin rritur jashtëzakonisht shumë më parë. “Çmimet janë në tavan. Me dy denarë makarona dhe një denar vezë, të cilat ishin 99 denarë, nuk është masë”, tha pensionistja. Kovaçevski më pas tha se pensionet rriten dy herë në vit në…

Lexo më Shumë

Dje (27-mars) rreth orës 16:30, në rrugën Bllagoja Toska në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 37-vjeçarin H.D. nga Xhepçishti i Tetovës, i cili për shkak të keqkuptimeve në komunikacion është sjellë në mënyrë agresive ndaj një personi tjetër, por edhe ndaj pjestarëve të policisë që po ndërmerrnin veprime zyrtare. Rasti është duke zbardhur dhe dokumentuar.TS

Lexo më Shumë

Kryeministri Albin Kurti, i pyetur se kur do të ketë marrëveshje definitive me Serbinë, është shprehur i gatshëm për marrëveshjen, por problem e konsideron Serbinë e cila nuk është distancuar nga nga Millosheviçi dhe sot nuk po distancohet nga Putini e Kremlini. “Qysh dje po të varet prej meje, por është e qartë se pala e cila nuk është konstruktive, pala e cila është agresive, ajo e cila nuk distancohet as nga e kaluara pra Millosheviçi, as nga e tashmja problematike për kontinentin tonë, pra Kremlini e Putini është Beogradi zyrtar.”, u shpreh Kryeministri në një intërvistë për tch. Tutje,…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se ngrirja e çmimeve do të ndikoj që tryezat e qytetarëve gjatë festave të jenë më të begatshme. Ai madje tha se Qeveria nuk do të ndalet këtu, por do të vazhdoj edhe më tej të mbrojë standardin e qytetarëve. – Advertisements – “Harxhimet për jetë janë rritur për shkak të luftës në Ukrainë, kjo është edhe arsyeja që Qeveria ka sjellë një sërë masash, duke u nisur nga rritja e pagës minimale, rritjen e pensioneve, rritjen e ndihmës sociale për qytetarët, miratuam masat anti-krizë në vlerë prej 760 milionë euro të cilat…

Lexo më Shumë

Mësimdhënësit ankohen për sjelljen e keqe të nxënësve ndaj tyre, por edhe të prindërve. Mësimdhënësit po ankohen në sjelljet e degraduara të nxënësve me të cilat po detyrohen të përballen gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Tash e sa kohë është përhapur dukuria e sjelljeve të ndaluara nëpër objektet shkollore. Tash e sa kohë është përhapur dukuria e sjelljeve të ndaluara nëpër objektet shkollore.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, mori pjesë në prezantimin e 10 investimeve të mbështetura nga akceleratori UKIM. Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se prezantimi u organizua me qëllim që ata të prezantojnë zgjidhjet e tyre para investitorëve dhe po ashtu edhe para përfaqësuesve të Qeverisë dhe se që nga fillimi i mandatit të tij ai mbështet aktivisht startup-et vendore, sepse beson në potencialin dhe energjinë e tyre. Zëvendëskryeministri i Qeverisë shtoi se së bashku me kompanitë startup po zgjidhim një numër të madh problemesh sociale dhe sociale, përmes digjitalizimit të kompanive dhe institucioneve tona…

Lexo më Shumë

Takimi i cili mbahet në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me iniciativën A5 u hap nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërsa fjalim përshëndetës kishte edhe ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba, transmeton Portalb.mk. Në fjalimin e tij, Osmani i prezantoi prioritetet e kryesimit të vendit me Kartën, që po mbahet në 20 vjetorin e formimit të saj. Njëherit, e rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën dhe popullin ukrainas, si dhe dënimin e fuqishëm për agresionit rus. “Takimi i sotëm ministror është një mundësi tjetër për të theksuar mbështetjen e mëparshme të vendeve anëtare të Kartës për Ukrainën,…

Lexo më Shumë

Autoritetet policore në Serbi janë vënë në kërkim të një burri i cili dyshohet se ka kryer vepra penale të dhunës në familje, përkatësisht keqtrajtim të një të miture. Sipas mediave serbe, pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë janë në kërkim të Urosh Pashajliq (38) nga Beogradi, nën dyshimin se ka kryer vepra penale të dhunës në familje, neglizhencës dhe keqtrajtimit të të miturit dhe shkeljes së obligimeve familjare. Kështu, ata kanë shpallur edhe një kërkim, duke publikuar fotografinë e tij dhe kanë bërë thirrje për ata që e shohin, të lajmërojnë policinë. Kjo thirrje është bërë…

Lexo më Shumë

Kombëtarja e Perusë udhëtoi drejt Spanjës për të zhvilluar një ndeshje në stadiumin e Atletico Madrid, Wanda Metropolitano kundër Marokut. Mirëpo, Madridi është shndërruar në një makth për futbollistët peruanë të cilët u përleshën jashtë hotelit ku po qëndronin me forcat e policisë spanjolle. Teksa lojtarët ishin duke u përshëndetur me tifozët e tyre, autoritet spanjolle ndërhynë dhe nga ky moment nisi konfrontimi me futbollistët amerikano-latinë që kundërshtuan forcat e rendit. Si pasojë u arrestua portieri 33-vjeçar i kombëtares peruane, Pedro Gallese. Ky i fundit përfundoi në komisariat, aty ku pas disa minutash situata u qartësua. Gallese u la i…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri i është përgjigjur ankesave të kreu të komunës së Kumanovës për gjendjen në gjimnazin “Sami Frashëri”. Shaqiri në një prononcim për TV21 tha se për ndërtimin e kësaj shkolle janë ndarë 60 milionë denarë për këtë vit dhe 70 milionë për vitin tjetër dhe se mos-realizimi është shkaku se komuna nuk ka dërguar plan dhe leje ndërtimi. “Kemi pasur, vet personalisht, me ekipet tona të përbashkëta, kemi pasur më shumë se 2-3 takime. Mjetet, Qeveria ka një buxhet të veçantë në MASH, për këtë vit janë siguruar rreth 60 milionë, për vitin tjetër…

Lexo më Shumë

Presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Izbicë, në 24-vjetorin e masakrës ku mbetën të vrarë 147 shqiptarë.Me këtë rast, e para e shtetit e quajti masakrën e Izbicës ndër masakrat më të tmerrshme që ka kryer shteti serb. Këtë të fundit, Osmani e quajti “shtet gjenocidal”. Presidentja Osmani tha se Liria e Kosovës ka ardh falë viktima të luftës e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.“Kjo ka qenë një ndër masakrat më të tmerrshme të Serbisë, të shtetit gjenocidal serb ndaj popullit shqiptar. Dhe krimi nuk përfundoi me vrasjen dhe…

Lexo më Shumë