Author: Hamdi Kumanova

I dyshuari për vrasjen me thikë të dy grave në një qendër myslimane ismailite në Lisbonë është qëlluar nga Policia portugeze. Gratë ishin anëtare të stafit portugez në qendër, tha kreu i komunitetit, Narzim Ahmad, për televizionin portugez S.I.C. Pasi u njoftua, Policia tha se shkoi në vendin e ngjarjes dhe u ndesh me të dyshuarin, i cili ishte “i armatosur me një thikë të madhe”. Policia tha se e urdhëroi atë të dorëzohej, por i dyshuari nuk u bind dhe eci drejt policëve, të cilët e qëlluan. Më pas, ai…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i VMRO DPMNE-së Timço Mucunski thotë se “branitellat” dhe ish luftëtarët e UÇK-së nuk mund të kenë status të barabartë. Në Programin 200, Mucunski shpalosi detaje nga pr/ligji i VMRO DPMNE-së për “branitellat” ndërsa nuk tregoi nëse partia e tij do të mbështeste nismë ligjore për statusin juridik të ish UÇK-së. “Për mua nga kjo perspekitë duke e shikuar 20 vite pas nuk ka logjikë të trajtohen në mënyrë të barabartë pasi njëra kategori ka mbrojtur rendin kushtetues të Republikës së Maqedonisë”, tha Timço Mucunski, nënkryetar i VMRO DPMNE-së. Mucunski tha se nuk mban mend që…

Lexo më Shumë

Teksti që shpërndahet në rrjetet sociale i referohet një postimi nga një llogari në Facebook, që më vonë u fshi nga vetë përdoruesi i cili pranoi se shpërndante dezinformata. Ministria e Punëve të Brendshme ka përgënjeshtruar lajmin për një rrëmbyes të dyshuar në shkollën e mesme të muzikës në Shkup. Për një person të tillë nuk ka as denoncim në polici dhe as raportim se një person është rrëmbyer”, thuhet nga MPB, shkruan Vërtetëmatësi. Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook në të cilin është shpërndarë një tekst me titull: Po përhapet një apel: Rrëmbyesi…

Lexo më Shumë

Ndonësë para pak ditësh u raportua se janë vajzat ato që kryesojnë në universitete të Kosovës, në vitin 2022/23, 586 vajza nuk u regjistruan në klasën e 10-të. Edona Kutleshi – Maliqaj, këshilltare për media në ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), një një intervistë për Grazeta, ka krahasuar këto shifra me vitin paraprak 2021. “Sipas të dhënave të raportuara në Sistemin e Menaxhimit të Informatave në Arsim, në vitin shkollor 2021/22 i kishim 11739 vajza në klasën e 9-të në arsimin publik dhe privat, ndërkaq në vitin vijues 2022/23 i kemi 11153 vajza të regjistruara në klasën…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke ndjekur informacionet në media lidhur me ndërtimin e autostradave, me qëllim që të shqyrtoj të thënat që u publikuan në opinion, ka hapur lëndë. “Për t’i shqyrtuar pretendimet e dala në opinion është hapur lëndë mbi bazën e denoncimit publik. Lënda është ndarë tek prokurori përkatës cili do të ndërmerr hapa dhe do të konstaton me vendim përkatës për procedurën e mëtejme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Alsat

Lexo më Shumë

Më e lakmuara për vendoret e majit është Tirana. Për bashkinë më të madhe në vend, në garë do të jenë pesë kandidatë. Socialistët do të kërkojnë fitoren me Erion Veliaj, Partia Demokratike zyrtare me Roland Bejkon dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë me Belind Këlliçin. Krah forcave kryesore politike do të jenë edhe kandidatët, Arlind Qori nga partia politike e sapokrijuar “Lëvizja Bashkë” dhe Lajla Përnaska, ish-deputetja demokrate që do të garojë nën siglën e PDIU-së, së Shpëtim Idrizit. Në 60 bashkitë e tjera, gara për karrigen e kryebashkiakut do të zhvillohet mes dy ose tre kandidatëve. Në bashkitë…

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Marija Zaharova, ka vlerësuar për mediat vendase se dërgimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën, siç tha ajo, është “gabim i madh i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut”. Ajo nuk dha koment shtesë, por përgjigjja arriti nga shefi i diplomacisë, Bujar Osmani. Ai theksoi se Shkupi do të vazhdojë të ndihmojë Kievin aq sa mundet. Sipas tij, ndihma ushtarake dërgohet në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet, jo të sulmojë dhe vendime të tilla nuk janë të drejtuara kundër popullit rus, por sjelljes së qeverisë aktuale në Moskë. “Marrëdhëniet dypalëshe me Rusinë tani janë…

Lexo më Shumë

Një veturë sërish është rrokullisur edhe gjatë ditës së sotme në autostradën Shkup – Tetovë në afërsi të Stajkovcës. Sipas informacioneve jo zyrtare nga Klan M, ka edhe persona të lënduar, policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin e plotë. Kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme një aksident i tillë ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë ku ishte rrokullisur një veturë. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në facebook ka thënë se e gjithë marrëveshja e Ohrit po reduktohet në themelimin urgjent të Asociacionit, raporton Gazeta Blic. Hoti thotë se pesë vendet mos-njohëse të Kosovës nuk kanë ndryshuar qëndrim edhe pas arritjes së marrëveshjes. Ai tutje thotë se dialog për njohje reciproke nuk ka dhe nuk pritet të ketë, raporton Gazeta Blic. “Derisa më herët dialogonim për marrëveshje finale për njohje reciproke, siç konfirmohej vazhdimisht nga letrat e vendeve mike drejtuar Kosovës dhe Serbisë, tani këta mashtrues e kanë betonuar një status quo të re. Një Zot e di kur…

Lexo më Shumë

Zv/ministri i Arsimit, Agim Nuhiu në rrjetin social facebook ka njoftuar se ka takuar vajzën nga Koçani e cila pengohej të ndjekte mësimim në shkollë për shkak shamisë, informon Klan M. “Prindët thanë se Alejnës ju ndalua të vazhdoj mësimin në shkollë për shkak të shamisë në një shkollë të Koçanit! Shamia e një motrës tonë nuk është përbuzje, por është vlerësim nga gjithkush që vendos ta mbajë! Alejna Ismailovska do të vazhdoj të ndjek mësimin në bankat shkollore! Askush nuk mund të jetë mbi ligjin! Drejtësi dhe dinjitet për të gjithë” – ka shkruar Agim Nuhiu. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Tetovës z.Bilall Kasami nënshkroi marrëveshjen e re kolektive së bashku me kryetarin e Sindikatës së punëtorëve të Administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve të RMV (UPOZ), z.Trpe Deanoski. Në marrëveshjen e re parashihet bonusi në pagë për suksesin në punë me qëllim shërbimin cilësor dhe efikas ndaj qytetarëve të Tetovës. Kryetari Kasami edhe njëherë dëshmoi përkushtimin për avancimin e të drejtave të të punësuarve në administratën komunale.

Lexo më Shumë

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përmendur sërish rëndësinë e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Grubi tha se për ndërtimin e Maqedonisë Europiane pret dhe kontributin e VMRO-DPMNE-së opozitare, pasi sipas tij edhe aty ka një frymë pro-europiane dhe atmofera paraqitet pozitive. “Pres qëndrimin tuaj. Pres që edhe VMRO-DPMNE të jap kontribut në ndërtimin e Maqedonisë së Veriut. Besoj që “erërat” e reja që fryejnë në VMRO janë konstruktive dhe do të japin kontribut dhe do ta përmbyllim bashkarisht tregimin e një Maqedonie Europiane, ashtu siç u…

Lexo më Shumë