Zyrtarët policor të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (12-shkurt) në ora 18:40 kanë ndaluar 32-vjeçarin S.A. nga Gostivari, i cili pak më herët kishte shkelë rendin dhe qetësinë publike para një shtëpie në rrugën “Nikola Parapunov” në Gostivar. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS
Author: Hamdi Kumanova
Kuvendi ka miratuar rendin e ditës në seancën e 103. 61 deputetë kanë votuat për. Kjo shumicë u sigurua me ndihmën e 4 deputetëve të ASH-së. Në sallë nuk ishin deputetët e VMRO-DPMNE-së, deputetët e Alternativës, deputetët e Lëvizjes Besa, deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti dhe as dy deputetët e pavarur Skender Rexhepi dhe Kastriot Rexhepi./A.K.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë qytetarët se po dërgohen mesazhe elektronike të rrejshme, në emër të MPB-së, ministrit dhe Europolit. Nga MPB apelojnë që këto mesazhe mos të hapen dhe të mos kontaktohet me dërguesit, pasi ka gjasa që në atë mënyrë të merren të dhënat personale. “Në lidhje me kallëzimet e marra nga qytetarët për mesazh elektronik të marrë gjoja në emër të ministrit të Brendshëm, në bashkëpunim me policinë e Europolit, ku në formën e një thirrjeje për t’u paraqitur në gjykatë nga Departamenti i Kundërvajtjeve, marrësi i mesazhit njoftohet se është subjekt i procedimit gjyqësor…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale raporton se pagesa e ndihmës financiare është në rrjedhë e sipër në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve për përballjen me krizën energjetike. Mbështetja vlen për: përfituesit e së drejtës për sigurime shoqërore për të moshuarit, përdoruesit e një kompensimi të veçantë, përfituesit e së drejtës për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar, përfituesit e dëmshpërblimit për afësi të kufizuara dhe ndryshime të përhershme shëndetësore, të cilët përdorin kompensim për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër dhe nuk e shfrytëzojnë të drejtën e kompensimit për shkak…
Në seancën e sotme të Kuvendit për Propozimin për rikonstruimin e Qeverisë, duhet të konfirmohen dorëheqjet e ministrave, të votohet shkarkimi i ministrave dhe zëvendësministrave dhe të zgjidhen të rinj. Para deputetëve, siç percjell KlanM, kryeministri duhet të shpjegojë propozimin për rikonstruim, me të cilin kabineti i tij do të marrë katër ministra dhe pesë deputetë të rinj. Rregullorja parlamentare për shkarkimin e ministrave parashikon një seancë për të cilën nuk kufizohet koha e diskutimit. Sipas nenit 221 të Rregullores së Kuvendit, Propozimin për shkarkimin e një anëtari të Qeverisë, kryetari i Qeverisë ia paraqet me shkrim kryetarit të Kuvendit…
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë bëjnë të ditur se në orët e para të ditës së sotme ka ndërruar jetë një person në një aksident trafiku në rrugën Tetovë-Jazhincë, përcjell TV21. Bashkëshortja e viktimës ka bërë të ditur se i ndjeri paraprakisht nuk ndjehej mirë, pas çka kishte humbur kontrollin e veturës. “Sot (13.02.2023) në ora 05:55 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, afër fshatit Sllatinë, vetura “daevu” me shenja regjistrimi të Tetovës, të cilën e ka drejtuar personi T.D. (60) nga fshati Tearcë ka dalë nga rruga. Mjeku nga Ekipi i Ndihmës…
Nga seanca konstituive e Kuvendit, para 2.5 vitesh, Mickoski pohon se kjo përbërje qeveritare parlamentare nuk do të zgjasë shumë, se do të pasojnë zgjedhje të shpejta, se zgjedhje do të ketë në pranverë, jo vetëm zgjedhje të parakohshme, ai paralajmëroi edhe shumicë tl re, pastaj shpërndarja e Kuvendit, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Sipas tyre, tek Mickoski nuk ka ndryshuar asgjë dhe pretendojnë se ai gënjen anëtarësinë e tij dhe qytetarët. “Këtu në mesin e shkurtit, as Mickoski nuk ka 61 deputetë, as nuk ka shumicë të re, as shpërndarje të Kuvendit. Dhe një vit më parë Mickoski pozoi…
Si propozim nga Aleanca për shqiptarët, për ministër të ri të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, erdhi emri i doktorit të shkencave informatike, Azir Aliu. Prej asaj që mund të lexohet në biografinë e tij të dërguar në Parlament, bëhet fjalë për një ekspert ndërkombëtar në sferën e teknologjive informative dhe arsimit, prej më shumë se 20 vite përvojë pune në sektorin privat dhe akademik, transmeton Almakos. Angazhimi i tij është pasqyruar me një portofolio serioze prej disa projekteve të realizuara në sferat si transformimi digjital, zhvillimi i startup ekosistemeve, intelegjencës artificiale dhe mësimit makinerik. Në detyrën e ministrit, vjen nga…
Rusia rekruton edhe në burgje persona për t’i dërguar në luftime në Ukrainë dhe u premton lirimin e parakohshëm nga burgu. Por a janë vërtet të lirë ata pas misionit në Ukrainë? Raportimet e para për rekrutimet e të burgosurve nga burgjet ruse për të shkuar në luftë në Ukrainë kanë qenë që në korrik të vitit 2022. Në shtator praktikisht ishte shumë e njohur, se rekrutimet bëheshin nga punonjës të grupit “Wagner” të Jegvenij Prigoshin. Kjo firmë konsiderohet si “ushtria në hije” e Vladimir Putinit. Si shpërblim për 6 muaj shërbim të burgosurve u premtohej lirimi. Nga parlamenti rus,…
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Ferizaj, pasi kishte sulmuar fizikisht një femër tjetër dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore. Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./arbresh.info
Një grua që kishte mbetur nën rrënoja për 175 orë në provincën Hatay të Turqisë u shpëtua të hënën, më shumë se një javë pas tërmetit të fuqishëm. Ekipi i shpëtimit përfshinn staf nga departamenti i zjarrfikësve të Stambollit dhe minatorë turq, të cilët janë midis mijëra punëtorëve që po ndihmojnë në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit. Ekipet janë në garë me kohën për të shpëtuar viktimat që mund të jenë të gjalla nën rrënoja, megjithëse agjencitë e ndihmës dhe autoritetet kanë paralajmëruar se shanset për të gjetur të mbijetuar po zbehen gjithnjë e më shumë.
Shqipëria ka ulur ditën e sotme flamujt në gjysmë shtizë në nder të viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë. Vendimi është marrë 3 ditë më parë nga Qeveria Shqiptare. Presidenti Bajram Begaj ka bërë apel që në këtë ditë zie kombëtare, shqiptarët të bashkojnë lutjet dhe solidaritetin me familjet që po përballen me tragjedinë e tërmetit. Në reagimin e tij në “Facebook”, Presidenti Begaj thotë se shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë ndihmën e Turqisë gjatë tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 Nëntor 2019. “Në këtë ditë zie kombëtare, le të…

