Një automjet është djegur gjatë natës në një lagje të qytetit Shkodrës. Policia bën me dije se paraprakisht, dyshohet se për shkak të një defekti teknik, është shkrumbuar një automjet në pronësi të shtetasit R. B., 67 vjeç. Njoftimi i policisë Rreth orës 03:50, në lagjen “Manush Alimani”, dyshohet se është djegur aksidentalisht, për shkak të një defekti teknik, një automjet në pronësi të shtetasit R. B., 67 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Author: Hamdi Kumanova
Gazetari nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli, përmes një lidhje direkte në “Edicionin Special” në Klan Kosova, i pyetur se a po flitet për Asociacionin, u shpreh se faktori politik i Luginës së Preshevës po vazhdon të qëndrojë indiferent dhe pasiv. Ai u shpreh se atyre nuk u intereson asgjë dhe tha se po merren me problemet e veta. “Faktori politik i Luginës së Preshevës është dhe po vazhdon të qëndrojë indiferent dhe është pasiv, në heshtje, thuaj se nuk u intereson asgjë, merrem me disa probleme të veta që i kanë këtu”, tha ai. Duke folur për Asociacionin, Behluli…
Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, kanë kritikuar qeverinë për mospërmbushjen e zotimeve të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, ku sipas tyre, një premtim elektoral ishte edhe shuarja e AKP-së. Por, përgjigje se pse ende nuk është shuar AKP-ja kanë deputetët e partive opozitare. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, tha për EO, le që nuk është shuar AKP-ja, por më shumë është ofruar Albin Kurtit. “Kjo Qeveri me ardhjen në pushtet, pra edhe pjesë e programit qeverisës po edhe pjesë e programit zgjedhor të kësaj partie gjatë fushatës së kaluar…
Foto të paharrueshme vijnë sot nga Turqia. Edhe pse shanset për të gjetur dikë të gjallë po zvogëlohen ndjeshëm çdo orë, disa njerëz janë shpëtuar më shumë se shtatë ditë pas tërmetit të tmerrshëm. Miray, një vajzë e vogël, u shpëtua në qytetin jugor të Turqisë, Adiyaman. Ajo u gjet e gjallë në rrënojat e godinës edhe 178 orë pas tërmetit. CNN Turk raportoi se vajza është gjashtë vjeç dhe se ekipet e shpëtimit janë afër nxjerrjes së motrës së saj më të madhe nga rrënojat. Disa foto prekëse vijnë nga Hatay, provinca ku shpëtimtarët nxorën të gjallë një grua nga…
Rreth 650 paketa ndihmese për viktimat e tërmetit katastrofal ne Turqi u mblodhën si pjese e aktit humanitar qe u organizua nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik ne bashkëpunim me Ramstore, nder moton “Qëndrojmë pranë popullit ne Turqi”. Ne kampanje , mijëra batanije, jorgan, jastëk, pallto dimri dhe veshmbathje te ngrohta, çorapë dhe këpuce për femra, meshkuj, e fëmijë, një numër te madh te pajisjeve higjienike, gjithashtu edhe ushqim te konservuar, si dhe produkte tjera te cilat janë te domosdoshme për jetesë në kushte të një katastrofe natyrore. Ky akt është kryer në mënyre duke lenë pako ne lokacione te…
Shumica parlamentare beson se i ka numrat për të votuar rikonstruimin e Qeverisë. Ndonëse në disa seanca gjatë ditës, mezi u sigurua kuorumi për punë dhe miratimi i rendit të ditës, nga BDI thonë se numrat janë dhe i bëjnë thirrje të gjithëve që si Aleanca për Shqiptarët, t’i bashkohen frontit Evropian. “Sigurisht se ka shumicë të mjaftueshme madje edhe përtej asaj që është e nevojshme dhe domosdoshme për votim të Qeverisë. Dëshira jonë dhe ftesa jonë është edhe për Alternativën edhe për Besën dhe për të gjithë ata të cilët i bashkëngjitën ftesës për krijimin e frontit të përbashkët…
Mediat e huaja shkruajnë se do të ishte dhurata perfekte për Shën Valentin Një pjesë e një ishulli unik në Kroaci në formë zemre, i quajtur nga turistët “Ishulli i Dashurisë”, është tashmë në shitje. Ishulli i pabanuar është një nga ishujt më të njohur në këtë shtet dhe një pjesë e tij po ju ofrohet blerësve të mundshëm. Nuk ka hotele, vila apo restorante në ishull, por shumë të famshëm me jahtet e tyre luksoze shpesh frekuentojnë ishullin çdo verë. Silvestro Kardum – Përfaqesues i pronarit: Nuk mendoj se ka një person të famshëm që ka qenë në detin…
Gjatë vizitës dyditore në Moldavi si kryesues i OSBE-së, ministri Bujar Osmani në kuadër të agjendës së tij e vizitoi edhe organizatën joqeveritare “Moldavia për Paqe”. Kjo organizatë mbështetet nga OSBE-ja dhe me punën e saj i ndihmon drejtpërdrejt njerëzit në terren në zonat e rrezikuara. Kështu, gjatë vizitës së tij, Osmani pati rastin të takohet me të rinjtë vullnetarë nga Moldavia dhe Ukraina, por edhe t’i mbështesë gjatë aksionit të tyre humanitar duke përgatitur pako me produkte bazë për refugjatët ukrainas të prekur nga lufta. Osmani e përshëndeti këtë projekt, për të cilin, siç tha ai, jo vetëm që…
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka informuar rreth operacionit të kërkim-shpëtimit në Turqi. Gjatë një takimi që ka pasur ditën e sotme me stafin e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, zyrtarët civil, këshilltarët bilateral dhe të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Mehaj ka thënë se FSK-ja po operon me kontigjentin e specializuar në provincën Hatay, që është rajoni më i prekur nga tërmeti. Duke bërë të ditur se deri më tani ushatrët tanë kanë shpëtuar katër persona. “Ushtarakët tanë profesionistë në fushën e kërkim-shpërtimit kanë shpëtuar deri më tani katër persona, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të…
Tërmeti më i keq që e tronditi Turqinë në gati një shekull ka lënë një gjurmë shkatërrimi që mund t’i kushtojë Ankarasë deri në 84.1 miliardë dollarë, tha një grup biznesi, ndërsa një zyrtar qeveritar e tha shifrën në më shumë se 50 miliardë dollarë. Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri nga tërmeti 7.8 ballë i të hënës së kaluar arriti në 36,000 dhe duket se do të rritet, pasi fokusi i reagimit kaloi nga shpëtimi i të mbijetuarve të bllokuar nën rrënoja në sigurimin e strehimit, ushqimit dhe kujdesit psikosocial. Një raport i publikuar në fundjavë nga…
Deputet i Aleancës për Shqiptarët tha se është i bindur se ka shumicë votash në Kuvend për votimin e rikonstruktimit të Qeverisë, pjesë e së cilës tashmë është edhe ASH. “ASH është partnere e re në Qeveri, ne nuk dyshojmë që nuk do të ketë numra, mirëpo ata që japim garanci është garanci për 8 deputetët e ASH-së, që do e përkrahin këtë shumicë të re. Marrëveshja është e qartë, nuk besoj që dikush hyn në aventura të këtilla, pa i pasur numrat”, tha Snopçe.
Ministri turk i Transportit Adil Karaismailoglu kishte thënë më herët se ajo ishte katër vjeç, shkruan Reuters. Ndryshe, deri më tani janë raportuar mbi 36 mijë vdekje, nga ky tërmet që tronditi Turqinë dhe Sirinë.

