Ligjvënësit nga Partia e Lirisë, pro-ruse, e së djathtës ekstreme u larguan nga dhoma e ulët e parlamentit të Austrisë të enjten gjatë një fjalimi të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, duke protestuar se fjalimi i tij shkelte neutralitetin e Austrisë. Reuters raporton se Zelenskiy iu drejtua parlamentit live, duke falënderuar Austrinë për ndihmën e saj humanitare dhe ndihmën me projekte të tilla si heqja e minave tokësore. Austria tha se neutraliteti i saj e pengon atë nga përfshirja ushtarake në konflikt dhe ndërsa ajo mbështet politikisht Ukrainën, nuk mund t’i dërgojë armë vendit në luftën e saj kundër pushtimit rus.…
Author: Hamdi Kumanova
Negociatat mes Di Marias dhe Juventus po vazhdojnë për rinovimin e kontratës.Tashmë kishte pasur një takim pozitiv në javët e fundit, ndërsa një tjetër ishte planifikuar për në fund të prillit, përcjell GazetaBlic Sport. Argjentinasi përsëriti se dëshiron të qëndrojë edhe një vit në Torino. Familja e tij është integruar shumë mirë, ai ndihet si lider dhe mendon se qëndrimi në Itali do ta ndihmonte të shkonte në Copa America 2024 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e shtyrë kështu kthimin në vendlindje për një vit. Prandaj ai po shkon drejt një zgjatjeje bardhezi deri në vitin 2024,…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 35 vjeçarin D.A. nga Kavadari. Sipas njoftimit të policisë gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe konfiskuar një pako me marijuhanë dhe një peshore digjitale. – Advertisements – Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policor në Kavadar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate. /Alsat.mk
-Unë absolutisht nuk shoh asnjë arsye që të hapen dyshime për këta njerëz të ri, këtë e tha mes tjerash kryeprokurori republikan Lubomir Jovevski i pyetur për zgjedhjen për prokurorë të djalit të kreut të Kuvendit Talat Xhaferi dhe gruas së shefit të Prokurorisë për ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit, përcjell TV21. Jovevski tha se iu uron sukses të përzgjedhurve dhe se të njëjtëve iu ka folur ditën e përurimit për përgjegjësinë që kanë dhe barrën që do e mbartin në këtë funksion. “Këtyre njerëzve duhet t’u jepet shans. Këta njerëz kanë mbaruar arsimim adekuat dhe i plotësojnë të gjitha…
Me protestë një orëshe para Qeverisë, të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, Drejtorinë për Trashëgimi Kulturore dhe Agjencinë për film, edhe sot për të pestën herë do ta shprehin pakënaqësinë nga pagat e tyre mujore dhe do ta përsëritin kërkesën për rritjen e pagave pas shembullit të Ministrisë së Financave. Në protestë, e cila filloi të premten e kaluar, ishte kërkuar edhe takim me ministrin e Financave, Fatmir Besimi. Pjesëmarrësit në protestë i dërguan apel ministrit të Financave ta miratojë Marrëveshjen Kolektive për të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, Drejtorinë për Trashëgimi Kulturore dhe Agjencinë për Film, me të cilin…
Anemia është një gjendje që shfaqet kur trupi nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut për të transportuar oksigjen në të gjitha pjesët e trupit. Si rezultat, mund të ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe të dobët. Simptomat e anemisë përfshijnë lodhjen, përqendrimin e dobët, imunitetin e dobësuar, presionin e ulët të gjakut, inflamacionin e gjuhës, rrahjet e shpejta të zemrës, temperaturën, marramendjen, dobësinë, zbehjen, ndjenjën e të ftohtit në gjymtyrë, trishtimin, depresionin, shqetësimet e gjumit dhe uljen e oreksit. – Advertisements – Disa forma të anemisë janë të trashëguara dhe gratë janë veçanërisht të ndjeshme ndaj anemisë…
David De Gea është në vitin e fundit të kontratës me Manchester United dhe rinovimi është shndërruar në një telenovelë. Palët herë duken afër marrëveshjes dhe herë shumë larg. Së fundmi, është gardiani spanjoll që komplikon të ardhmen e tij me “Djajtë e Kuq” pasi ka refuzuar ofertën e radhës nga drejtuesit e klubit anglez. Këta të fundit i kanë kërkuar 32-vjeçarit të firmosë një kontratë me një rrogë më të reduktuar nga ajo aktualja, teksa De Gea e refuzon këtë opsion. Në këtë moment, drejtuesit më të lartë të Manchester United refuzojnë të paguajnë 425.000 euro në javë për…
Në seancën e sotme të qeverisë është marrë vendim për dhurimin e helikopterëve për Ukrainën. Këtë e kishte bërë të ditur më herët ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, e cila tha se me gjasë do të dhurohen 12 helikopterë Mi-24. “Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informatat për nevojën e lidhjes së Protokollit për dhurimin e avionëve (helikopterëve) ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës dhe miratoi Vendimin për dhurimin e avionëve. (helikopterë) në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe pranoi tekstin e harmonizuar…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 169 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 49 për tejkalim të shpejtësisë,9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 gjoba për mosdhënien përparësi gjatë tejkalimit. Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 4 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe tre të tjera për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara. “Kontrollet e shtuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, njoftojnë nga MPB-ja.
Në mëngjesin e të martës, 28 mars 2023, gjashtë punëtorë “pa letra” janë arrestuar në një kantier të madh ndërtimi në Rorschach të Kantonit St. Gallen. Pak pas orës 8 të mëngjesit, në kantierin në fjalë janë kontrolluar të gjithë të pranishmit, gjashtë prej të cilëve nuk kanë mundur të dëshmojnë leje pune. Punonjësit klandestinë, një boshnjak, dy shtetas të Shqipërisë dhe tre të Kosovës, janë arrestuar nga policia e kantonit St.Gallen. Personat nga mosha 25 deri në 52 vjeç dhe punëdhënësit e tyre do të raportohen te prokurori publik i kantonit St.Gallen. Masat ndaj tyre do të shqyrtohen në…
Një femër në Gjilan ka raportuar mbrënë në polici se pas një mosmarrëveshjeje verbale, përmes mesazheve është kanosur nga i dyshuari mashkull. Organet e rendit njoftojnë se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Parlamenti i Bashkimit Evropian dhe vendet anëtare të këtij blloku e arritën të enjten një marrëveshje që deri në vitin 2030 pothuajse ta dyfishojnë përqindjen e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në konsumin e përgjithshëm të bllokut 27-vendësh. Kjo marrëveshje e përkohshme politike synon ta rrisë përqindjen e burimeve së ripërtëritshme të energjisë, si era dhe dielli, në 42.5 për qind, nga 22 për qind që është aktualisht. Marrëveshja u bë e ditur përmes një deklarate të Këshillit të BE-së, e cila përfaqëson qeveritë kombëtare të bllokut. Më herët, BE-ja kishte synuar që deri në vitin 2030…

