Autoritetet ruse mund të kenë mbyllur gazetën e tij, por gazetari Dmitry Muratov refuzon të heshtë. Sipas BBC, kryeredaktori i Novaya Gazeta dhe laureati rus i Çmimit Nobel për Paqe është i shqetësuar se sa larg do të shkojë Kremlini në përballjen e tij me Perëndimin, përcjell Telegrafi. “Dy breza kanë jetuar pa kërcënimin e luftës bërthamore”, thotë Muratov. “Por kjo periudhë ka mbaruar. A do të shtypë Putin butonin bërthamor apo jo? Kush e di? Askush nuk e di këtë. Nuk ka asnjë person që mund ta thotë me siguri”. Që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë…
Author: Hamdi Kumanova
Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Punëve të Brendshme sot do të nënshkruajnë Protokoll për bashkëpunim. Në nënshkrimin e Protokollit është paralajmëruar fjalim i ambasadorit Kilian Vall, shef i misionit të OSBE-së në Shkup, prokurorit publik i Republikës Lubomir Joveski, ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve Publikë, Elvin Veli. Protokolli është iniciativë e Shoqatës së Prokurorëve Publikë, që realizohet me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup.
Raporti i autopsisë i cili duhet tregojë për arsyen e vdekjes së Jana Hristovskës në spitalin e Manastirit, ende nuk ka arritur në Prokurorinë e Manastirit. Në ndërkohë janë ndërmarrë disa veprime për hulumtimin dhe hetimin e rastit dhe janë pyetur disa persona të cilët kanë pasur informacioni në lidhjes me rastin dhe po ashtu është siguruar dokumentacioni mjekësor. Pjesa tjetër e dokumentacionit do t’i duhet komisionit për vlerësimin e ekspertizës e krijuar nga Ministria e Shëndetësisë. Pas përfundimit të këtyre procedurave, prokuroria do të sigurojë edhe raportin e Inspektoratit dhe pas kontrolleve do të merret vendim nga prokuroria për…
Qeveria gjermane miratoi projektligjin e ri për migracionin.Ndër të tjera aty parashikohet dyfishimi i kontingjentit të rregullores së Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu rregullorja do të bëhet pa afat. Gjermania synon të lejojë në të ardhmen mbi 50 mijë punëtorë të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor që të vijnë për të punuar në Gjermani. Këtë e miratoi qeveria gjermane të mërkurën (29.03.2023) në kuadër të projektligjit të ri të migrimit të fuqisë punëtore. Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil, tha në konferencën e shtypit në Berlin se ky kontingjent do të dyfishohet nga 25.000 që është aktualisht në maksimumi 50 mijë vetë në…
Prej rreth 5.5 milionë njerëzve që jetojnë në Shën Petersburg – në qytetin e dytë më të madh të Rusisë dhe vendlindjen e presidentit rus, Vladimir Putin – tetë persona janë duke u përballur me kallëzime penale nën ligjin drakonian të Rusisë për shpërndarje të informacioneve “të rreme” për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës. Njëri nga ta është shkrimtari 35-vjeçar Vsevolod Korolyov, i cili aktualisht është në gjyq dhe potencialisht mund të dënohet me disa vjet burgim për dy postime në rrjete sociale, ku kishte cituar dëshmi se ushtarët rusë kishin kryer krime lufte në disa qytete ukrainase, si në…
– Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot pasdite pati një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për disa çështje aktuale të rëndësishme për rajonin dhe në kontekstin gjeopolitik. Siç kumtuan nga pres shërbimi i Qeverisë, u theksua uniteti i fuqishëm i shteteve aleate në Aleancë, në funksion të paqes, pas sfidave të agresionit brutal ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës. Me këtë rast, u përshëndet pozicionimi efektiv i Republikës së Maqedonisë së Veriut në përputhje me pozicionimin e partnerëve të NATO-s dhe politikës së përbashkët dhe të jashtme të…
Si e komentoni çështjen e Asociacionit që u përshkrua si vetëmenaxhim i komunitetit serb? Mandl: Rezultati duhet të jetë një strukturë e ngjashme me Tirolin Jugor. Sigurisht që komunat veriore të Kosovës nuk do të kenë një organ legjislativ të izoluar. Kjo do të shkaktonte rrëmujë. Por një vetëmenaxhim do të ishte në rregull; si në Tirolin Jugor. Duhet të mendojmë për njerëzit e rregullt që meritojnë një jetë të denjë. Çka mendoni se do të sjellë takimi i radhës në mes të kryenegociatorëve? Mandl: Shpresojmë se ata do të bindin udhëheqësit e tyre që të nënshkruajnë dhe zbatojnë pa…
Policia e Maqedonisë së Veriut do të ketë rritje të pagave për 3.086 denarë, rritje e paralajmëruar nga vetëm ministri Oliver Spasovski, transmeton Portalb.mk. “Me vendimin në mbledhjen e 140 të Qeverisë, dritë të gjelbër mori propozimi i MPB-së për rritje lineare të pagave ekzistuese në vlerë prej 3.086 denarë për të punësuarit në shumë bruto, duke filluar nga paga për muajin mars të vitit 2023, e cila do të paguhet në muajin prill”, deklaroi Spasovski. Ministri Spasovski theksoi që kjo rritje vjen pas bashkëpunimit me Sindikatën e Policisë së Maqedonisë, ndërsa rikujtoi që kjo është rritja e katërt e…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot realizoi bisedë telefonike me ministrin për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Aleksander Shalenberg. “Përkrahja e vazhdueshme e Republikës së Austrisë për anëtarësimin e shtetit në BE është reflektuar në të gjithë sektorët, jo vetëm në marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore, por edhe në bashkëpunimin dinamik sektorial”, theksoi ministri Osmani. Duke pasur parasysh se Austria është vendi numër një për nga numri i investitorëve të huaj në Maqedoninë e Veriut, të dy bashkëbiseduesit shprehën pritjet që kapacitetet e kompanive austriake të pranishme në tregun tonë do të vazhdojnë të…
Fillon zbatimi i projektit të ri për trajtimin e cilësisë së ajrit, që do të realizohet në bashkëpunim të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim – SIDA, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe organizata të tjera partnere. Projekti ka për qëllim të mbështesë autoritetet vendore në pesë komuna pilot në vendin tonë, në drejtim të zbulimit dhe matjes së burimeve të ndotjes së ajrit, identifikimit, zhvillimit dhe zbatimit të masave të duhura për tejkalimin e problemeve, forcimit të kapaciteteve të organizatave partnere, si dhe ndërgjegjësimi i publikut dhe…
Ismailaki Klenja, shef në repartin e ortopedisë dhe traumatologjisë pranë Spitalit të Përgjithshëm në Dibër, thotë se çantat e mëdha e të rënda të shkollës të mbushura me shumë libra janë një ndër faktorët që ndikojnë në shtrembërimin e shtyllës kurrizore te fëmijët Ismailaki Klenja, shef në repartin e ortopedisë dhe traumatologjisë pranë Spitalit të Përgjithshëm në Dibër, thotë se çantat e mëdha e të rënda të shkollës të mbushura me shumë libra janë një ndër faktorët që ndikojnë në shtrembërimin e shtyllës kurrizore te fëmijët. Një skolizoe e patrajtuar në kohë, do të çojë në dhimbje duke prishur cilësinë…
MPB ka parashtruar padi penale ndaj 34-vjeçarit B.S. dhe 60-vjeçarit J.S., të dy nga Shkupi pasi të njëjtit dyshohen se kanë dhënë ryshfet, përcjell TV21. Ata përmes ryshfetit kanë tentuar të ndalojnë mbikëqyrjen në ndërtimin e objekti. “Të dy personat veprën penale e kanë kryer më datë 29.12.2022 rreth orës 09:30 në Komunën e Kavadarit, ku kanë dhënë ryshfet një punonjësje të Drejtorisë së Urbanizmit në shumën prej 500 euro në prerje nga 100 euro për të mos kryer veprim zyrtar që ajo duhej të kryente – mbikëqyrjen e punimeve të ndërtimit”, thonë nga MPB. /tv21.tv

