Author: Hamdi Kumanova

Dy shtetas kinezë, nga Kina janë arrestuar në flagrancë në Rinas pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumenta false. Dy bashkëshortët do të udhëtonin drejt Kanadasë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim. Rinas/Kontrolle të shtuara, me pajisje dedektuese bashkëkohore, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Tentuan të kalonin kufirin, drejt Kanadasë, me leje qëndrimi false, arrestohen në flagrancë 2 shtetas kinezë (bashkëshortë). Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, bazuar në analizën e riskut,…

Lexo më Shumë

Nena e 22-vjeçares Joy Ayoko ka folur për gazetarin Igli Çelmeta mëngjesin e sotëm, teksa i ka dhënë lajmin për vdekjen e vajzës së saj, e cila në muajin gusht u dhunua barbarisht në Tiranë dhe përfundoi në koma. Ruth Abongo ka deklaruar se do të kërkojë drejtësi deri në momentin e fundit për vajzën e saj. “Do bëj të pamundurën që të vendoset drejtësi për vajzën time. Nëse kjo drejtësi do të marrë frymën time të fundit për të vendosur drejtësi për Joyn, atëherë jam gati”, ka thënë ajo. Më 13 gusht të vitit të kaluar, 22-vjeçarja Joy u…

Lexo më Shumë

SHBA u ka thënë qytetarëve të saj që të largohen menjëherë nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë dhe rrezikut të arrestimit në mënyrë të paligjshme nga agjencitë ruse të zbatimit të ligjit. “Qytetarët amerikanë që banojnë ose udhëtojnë në Rusi duhet të largohen menjëherë.Tregoni kujdes të shtuar për shkak të rrezikut të ndalimeve të gabuara. Mos udhëtoni në Rusi”, theksohet në njoftimin e ambasadës. SHBA ka paralajmëruar vazhdimisht qytetarët e saj që të largohen nga Rusia. Paralajmërimi i fundit i tillë publik ishte në shtator pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm. “Shërbimet ruse të sigurisë…

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu është shprehur se me çmimoren e re të Trafikut Urban qytetarët mund të udhëtojnë pa limit me 80 cent në ditë. Duke bërë thirrje që të mos përdoren veturat, Sahatçiu ka njoftuar se nëse blini një biletë 80 cent, atëherë mund ta përdorni sa herë të doni brenda 24- orëve, po ashtu edhe në linja të ndryshme.“Lëre veturën në shtëpi. Nise ditën sot me biletë ditore. Me vetëm 80 cent, bleje biletën ditore, ruaje atë dhe udhëto pafund sa herë që ke nevojë brenda 24 orëve në linjat e Trafiku Urban Prishtinë. Çdo…

Lexo më Shumë

Lideri afatgjatë i NATO-s, Jens Stoltenberg nuk ka plan të zgjasë mandatin e tij për herë të katërt dhe pret të zëvendësohet në tetor të këtij viti, tha të dielën aleanca ushtarake, transmeton REL. “Mandati i Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg është zgjatur tre herë dhe ai ka shërbyer prej pothuajse nëntë vjetësh”, tha zëdhënësja Oana Lungescu. Ish-kryeministri norvegjez 63-vjeçar mori detyrën në selinë e NATO-s në Bruksel më 1 tetor 2014 dhe ka mbikëqyrur aleancën perëndimore përmes disa krizave ndërkombëtare. Gjatë mandatit të tij në detyrë, personeli i fundit i NATO-s dhe forcat amerikane u larguan nga Afganistani në…

Lexo më Shumë

Turqve të prekur nga tërmeti do t’u jepet mundësia të qëndrojnë përkohësisht te të afërmit e tyre në Gjermani. Berlini po përgatitet të përshpejtojë dokumentacionin dhe të reduktojë burokracinë e nevojshme, shkruan ATSh. Ai është i prirur të ofrojë lehtësim pasi numri i të vdekurve nga tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë tejkaloi 30 000 personat, disa ditë pasi rajoni u trondit nga tërmetet e fuqishme. closevolume_off Ministritë e Jashtme dhe të Brendshme të Gjermanisë njoftuan planet për t’u mundësuar turqve që kanë të afërm në Gjermani të vijnë për të qëndruar me ta. Dhjetëra mijëra njerëz në Gjermani kanë…

Lexo më Shumë

Austria po kritikohet ashpër pasi u ka dhënë viza ligjvënësve të sanksionuar rusë për të marrë pjesë në një takim në Vjenë të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë. Ky rast nxjerr në pah ekuilibrin delikat që po përpiqet të ndjekë ky vend, duke ruajtur politikën e neutralitetit ushtarak, në kushtet e agresionit rus në Ukraine. Qeveria austriake e ka dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës, por ka theksuar gjithashtu nevojën për të ruajtur marrëdhëniet diplomatike me Moskën. Disa agjenci të OKB-së dhe organizata ndërkombëtare si OSBE-ja e kanë selinë e tyre në Austri. OSBE-ja u…

Lexo më Shumë

Në kujtim të viktimave nga tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri, sot në Maqedoninë e Veriut është shpallur ditë zie. Në vendin tonë dhe përpara përfaqësive diplomatike dhe konsullore flamuri është ulur në gjysmështizë. Vendimi është marrë dje nga Qeveria, si shprehje e solidaritetit dhe respektit për numrin e madh të jetëve të humbura të shkaktuara nga tërmeti katastrofik që ndodhi në Turqi dhe Siri më 6 shkurt. Numri i të vdekurëve nga tërmetet, që nga dje ka shkuar në mbi 33 mijë.

Lexo më Shumë

Në rendin e ditës të seancës së 104-të të Kuvendit sot është propozimi për rikonstruimi i Qeverisë, kabineti i së cilës zgjerohet me kuadër nga Aleanca për Shqiptarët, ndërsa zvogëlohet me ata të Alternativës. Në seancën e caktuar për në orën 15:00 pasdite do të debatohet dhe vendoset për zgjedhjen e katër ministrave të rinj dhe pesë zëvendësministrave, pas vendimit për hyrjen e ASH-së në shumicën qeveritare. Në prag të seancës së sotme, Alternativa shpalli vendimin e Kryesisë Qendrore se do të veprojë si opozitë, ndërsa më herët të premten kryeministri dhe lider i LSDM-së Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i…

Lexo më Shumë

Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan përsëriti sot se qeveria do të marrë masa kundër atyre që janë përfshirë në plaçkitje dhe krime të tjera në rajonin e goditur nga tërmeti shkatërrues i kësaj jave.Çështja e sigurisë është vënë në fokus pasi ushtria austriake pezulloi operacionet e shpëtimit atje për shkak të asaj që zëdhënësi i saj e quajti “një situatë gjithnjë e më e vështirë sigurie”.Është raportuar se ka pasur përleshje midis grupeve të paidentifikuara dhe se rreth 80 trupa austriake në rajon janë strehuar në një kamp bazë me organizata të tjera ndërkombëtare, në pritje të udhëzimeve.“Ne kemi shpallur…

Lexo më Shumë

Çfarë po flitet për TikTok? Aplikacioni i medias sociale me video ka pushtuar botën. I përhapur kryesisht në mesin e gjeneratës Z (të lindurit e 1997 – 2012), TikTok po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm përtej bazës së tij të përdoruesve, për shkak të rëndësisë së memeve dhe tendencave të internetit, si dhe mënyrave në të cilat ai po ndryshon përmbajtjen e mediave sociale, përfitimin, viralitetin etj. Ajo që ndodh me TikTok do të mbetet, me gjasa, në historinë e botës dixhitale, histori e cila do të na ndihmojë të kuptojmë se si do të zhvillohet ekonomia botërore gjatë…

Lexo më Shumë

Drejtoria për punë hidrometeorologjike paralajmëroi se nesër do të ketë vranësira të shtuara me dukuri të reshjeve të dobëta të borës në male, fillimisht në veri, e më pas do të ketë edhe në pjesët perëndimore të vendit. Gjatë ditës do të fryjë edhe erë e matur deri e përforcuar, më e shprehur përgjatë Vardarit. Nga e hëna pason periudha e motit stabil me temperatira të mëngjesit jo shumë të ulëta, ndërsa të ditës, deri nga mesi i javës do të jenë në ngritje graduale. Temperaturat e mlëngjesit do të jenë deri -7, ndërsa e ditës deri 15 gradë.

Lexo më Shumë