Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, kanë vizituar një nga marketet në Shkup. Qëllimi i vizitës është kontrollimi i gjendjes aktuale me furnizimin dhe çmimet e produkteve ushqimore bazë, përfshirë vezët e pulës dhe orizin, për të cilat Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për ngrirjen e çmimeve, si dhe kontrollimin e furnizimit dhe çmimin e miellit. “Më vjen mirë që sot u sigurova që vendimet tona të respektohen, gjë që…
Author: Hamdi Kumanova
Një burrë ka ndërruar jetë në Shkup si pasojë e goditjes nga treni. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme. “Më 27 mars 2023, rreth orës 14:00 në SPB-Shkup është raportuar se në shinat e hekurudhës në lagjen Hipodrom është gjetur një burrë pa shenja jete, i cili ishte goditur nga treni. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori Publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB. Është urdhëruar që të kryhet autopsi ndaj trupit të të ndjerit.
Artan Behrami, ish-këshilltar i Hashim Thaçit, ka njoftuar se për tri ditë më radhë do të marshohet në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë. Në fillim të prillit, marshi do të mbahet në New York, ndërsa të nesërmen në Prishtinë. Më 3 prill marshi do të mbahet në Hagë. “Me 1 Prill në New York, më 2 prill në Prishtinë, më 3 prill në Hagë. “Marshojmë për drejtësi” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së”!”, ka shkruar Behrami në Facebook.
Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, e ka kritikuar kryetarin aktual Shpejtim Bulliqin për zhvatje, nepotizëm dhe punësime partiake. Sipas tij, pushtetit në Podujevë që është instaluar përmes rrugës shpejt i ka dalë “boja”. “Erdhën në pushtet duke proklamuar qeverisje pa korrupsion, pa nepotizëm, pa krime me tenderë e punësime publike. E dinin dhe i njihnin kush janë ata që po premtonin, por ua besuan pushtetin. Mirëpo, shpejt u bindën se e tëra ishte rrenë dhe mashtrim”. “Ende pa u ulë në ‘fron’, kreu i mashtruesve të LV-së në Podujevë, nisi zbatimin e programit qeverisës korruptiv, përmes zhvatjes, nepotizmit dhe…
Tre të rritur e tre fëmijë të moshave 8-9 vjeç u vranë gjatë të shtënave me armë në një shkollë private të krishterë në Nashville të SHBA-ve. Mes viktimave është dhe drejtoresha e shkollës. Autorja është identifikuar si Audrey Hale, 28 vjeç e cila u vra nga policia. Ajo besohet të jetë ish-nxënëse e kësaj shkolle. Policia e Nashville publikoi një video të shkollës që tregon sulmuesen, e identifikuar nga policia si Audrey Elizabeth Hale, duke shpërthyer dyert e xhamit me armë zjarri dhe duke ecur nëpër korridor, duke drejtuar një pushkë gjysmë automatike. E dyshuara kishte veshur një jelek…
Bjellorusia ka thënë të martën se është detyruar të pranojë armët bërthamore ruse, për shkak të presionit “të pashembullt” perëndimor. Megjithatë, Minsku ka insistuar se pranimi i tyre nuk i ka shkelur marrëveshjet ndërkombëtare. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka prezantuar në fundjavë planin për dërgimin e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi. Ky vendim është dënuar ashpër nga Perëndimi. “Bjellorusia është detyruar të përgjigjet për të forcuar kapacitetet e saj të sigurisë dhe mbrojtjes”, ka thënë Ministria e Jashtme në Minsk. Ajo ka thënë se Minsku është përballur me presion “të pashembullt” politik dhe ekonomik…
Tom Hanks ka më shumë se 10 vjet që lufton një sëmundje të rëndë, dhe ajo është diabeti i tipit 2. Aktori i njohur ka thënë në një rast se ka kohë që po lufton me nivelet e larta të sheqerit në gjak. – Advertisements – “Shkova te doktori dhe ai më tha: “A e dini atë nivel të lartë të sheqerit në gjak me të cilin po luftoni për 36 vjet? “Epo, ju keni diabet të tipit 2,” thotë ai. Fituesi i dyfishtë i Oskarit vuri në dukje se mjekët i thanë se nuk do të kishte nevojë të…
Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë ka intensifikuar aktivitetet për rend dhe siguri më të madhe me parkingje në Tetovë dhe Gostivar. Të hënën në Tetovë janë ndërmarrë gjithsej 25 masa që kanë të bëjnë me parkimin e paligjshëm, përkatësisht parkim të gabuar dhe 19 automjete janë ngritur nga “shërbimi i merimangës”. Automjetet e ngritura kanë penguar lëvizjen normale të pjesëmarrësve të tjerë të trafikut. Kryesisht bëhej fjalë për vetura të parkuar në të ashtuquajturat “rende të dyfishta” dhe në vende të tjera të paligjshme, në zonën e kryqëzimeve, në vendkalimet e këmbësorëve, në trotuare etj. Në zonën e Gostivarit, gjatë…
Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka privuar nga liria dy persona, njëri shtetas i Shqipërisë me qëndrim të përkohshëm në Tetovë dhe tjetri nga Reçica e Madhe. Personat në fjalë janë përleshur fizikisht mes vete. Policia punon në zbardhjen e rastit. “Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (27-mars) rreth orës 17:00 në rrugën “Iliria” në Tetovë, kanë ndaluar personin N.J. (20) nga Republika e Shqipërisë me vendbanim të përkohshëm në Tetovë dhe 19-vjeçarin D.R. nga Reçica e Madhe e Tetovës, të cilët kishin qenë duke u përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Pas dokumentimit të…
“Me shumë gjasa, nesër në mbledhjen e qeverisë do të merret vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve higjienike dhe gjatë kësaj jave do të ngrihen edhe çmimet e disa pemëve dhe perimeve”. Kështu bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski sot kontrolluan çmimet e produketeve të ngrira në marketet e Shkupit. Ai tha se Qeveria do të sjell vendim dhe nuk do të pret punën e papërshtatshme të komisioneve të caktuara në Kuvend. “Nuk do të presim punë të papërshtatshme të komisioneve të caktuara në Kuvend. Me vendim të Qeverisë…
Mosrespektimi i çmimit të fiksuar të bukës prej 33 denarë, kilogrami joadekuat, mospasja e të paktën 80 për qind e produkteve në rafte, janë vetëm një pjesë e shkeljeve që ka konstatuar Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) në terren gjatë realizimit të kontrolleve. Siç tha sot drejtori i ISHT-së, Goran Trajkovski, emrat e kompanive që kanë bërë shkelje do të bëhen të ditura, por pasi të kenë përfunduar plotësisht procedurat për to. “Do t’i tregoj emrat e kompanive të cilët i kanë shkelur vendimet qeveritare kur të përfundojnë procedurat. Emrat nuk do të publikohen sot për shkak të kompleksivitetit të…
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq deklaroi se nuk ka kurfarë marrëveshje dhe as nuk është biseduar për çfarëdo lloj intervenimi tjetër në Kushtetutë, përveç për futjen e bullgarëve, malazezëve, kroatëve dhe bashkësive të tjera të cilat e kërkojnë atë. Zëvendëskryeministri në deklaratë për Dojçe Vele-n thotë se fokusi duhet të vihet në ndryshimet kushtetuese të cilat dalin nga Korniza negociuese me BE-në. “Disa çështje mund të zgjidhen edhe me procese të ardhshme të ndryshimeve kushtetuese”, thekson Mariçiq. Sipas Mariçiq, hapja e çështjeve të reja dhe temave të tjera jashtë qëllimit filelstar për ndryshim të Kushtetutës deri diku edhe ishin…

