Author: Hamdi Kumanova

Tetë persona u arrestuan mbrëmë në Prishtinë rreth orës 23:30 pasi që u gjetën nga Policia e Kosovës duke luajtur bixhoz. “Janë arrestuar 8 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë takuar duke luajtur bixhoz.”, thuhet në njoftim. Në vendin e ngjarjes policia në cilësi të provave materiale ka gjetur dhe konfiskuar letra bixhozi si dhe qipa të cilat shërbejnë për të luajtur bixhoz. Por, tetë të arrestuarit u liruan me vendim të prokurorit përderisa policia njofton se rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Lexo më Shumë

Një inspektor i Portit të Durrësit është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një inspektor të Portit të Durrësit, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se inspektori 57-vjeçar në këmbim të parave lejonte kalimin në doganë të personave që iu ishte ndaluar hyrja në zonën Shengen. Në të njëjtën kohë dyshohet se 57-vjeçari lejonte kalimin e personave të shpallur në kërkim dhe mjeteve të pa doganuara. “Nga hetimet e kryera, rezulton se punonjësi i…

Lexo më Shumë

Një burrë australian me një detektor metalik ka goditur jackpot-in. Ai ka gjetur një gur 4.6 kg që përmbante ar me vlerë 240,000 dollarë Australianë (130,000 £; 160,000 dollarë). Një burrë australian me një detektor metalik ka fituar jackpot-in. Ai ka gjetur një gur 4.6 kg që përmbante ar me vlerë 240,000 dollarë Australianë (130,000 £; 160,000 dollarë). Burri, i cili nuk dëshiron t’i përmendet emri, e bëri zbulimin në fushat e arit të Viktoria, vend më i pasur me ar në vitin 1800. Darren Kamp, i cili vlerësoi dhe bleu këtë gur, tha se është më i madhi që…

Lexo më Shumë

MPB informon se sot dhe nesër në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit për shkak të vizitës së presidentit austriak, Aleksandar Van Der Belen. Krahas kësaj, për sot në Shkup është paralajmëruar regjim i posaçëm i komunikacionit edhe për shkak të mbajtjes së protestës së qetë, me fillim në orën 12:00 në bulevardin “Ilinden”. – Advertisements – “Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se më 28 dhe 29 mars, të martën dhe të mërkurën, për shkak të vizitës zyrtare në vendin tonë të presidentit të Republikës së Austrisë, Aleksandar Van Der Belen, nëpunës policorë nga…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (27.03.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 gjoba, nga të cilat 43 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 14 për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 11 sanksione për parakalim të kundërligjshëm të automjeteve. “Janë vendosur katër gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (drita e kuqe), tetë masa për fole të pacertifikuara të vendosura (xhama të ngjyrosur), tre sanksione për drejtim të automjeti tnën…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të mbahet seanca në të cilën deputetët do të kenë mundësi që kryeministrit dhe kabinetit të tij qeveritar t’i parashtrojnë pyetje. Pyetjet e deputetëve mbahen zakonisht çdo të enjte të fund-muajit, megjithatë sot do të mbahen me kërkesë të Qeverisë. Seanca pritet të filloj në ora 11:00, dhe sipas traditës të parët pyetje do të parashtrojnë deputetët e opozitës, megjithatë fillimisht deputetëve do tu kumtohen përgjigjet me shkrim të pyetjeve të mëhershme.

Lexo më Shumë

Ka reaguar ndaj kreut të BFI-së, hoxha nga Kumanova, Sadullah Bajrami. Ai kundërshton deklaratën e dhënë nga kreu i BFi-së, Shaqir Fetahu mbrëmë në emisionin Klan Debat. Fetahu e quajti “ndërtesë” që funksionon në mënyrë jolegjitime, jashtë rregullave të BFI-së si xhami. “Momentalisht, ne të gjitha xhamitë i kemi nën patronatin e BFI-së në Maqedoni. Vetëm një ndërtesë, që nuk është legjitime si xhami, në Kumanovë, por ne i kemi bërë veprimet tona ndaj tyre…”, tha Fetahu duke iu bërë thirrje besimtarëve të “ndërtesës” në fjalë të rikthehen në bazë, në BFI si busulla dhe garanca kryesore e Islamit burimor,…

Lexo më Shumë

Nga Ministria për Punë dhe Politik Sociale njoftojnë se nga dita e sotme, respektivisht nga 28.03.2023 nis pagesa në etapa e pensioneve të muajit mars. Nga MPPS shtojnë se pensionet do të jeni për 8,4 për qind më të larta. “Tërheqja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët që nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit: Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 28.03.2023 (e martë); për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 29.03.2023 (e mërkurë); Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut nuk sheh të ketë radikalizëm islamik, konstatoi i pari i BFI-së Shaqir Fetahu në Klan Debat. Fetahu thotë se BFI-ja është e përcaktuar kundër radikalizmit, kundër ekstremizmit dhe terrorizmit. “Momentalisht, ne të gjitha xhamitë i kemi nën patronatin e BFI-së në Maqedoni. Vetëm një ndërtesë, që nuk është legjitime si xhami, në Kumanovë, por ne i kemi bërë veprimet tona ndaj tyre…”, tha Fetahu duke iu bërë thirrje besimtarëve të “ndërtesës” në fjalë të rikthehen në bazë, në BFi si busulla dhe garanca kryesore e Islamit burimor./KlanMacedonia.

Lexo më Shumë

Kafenetë “Intermezzo” dhe “Mosh” në Shkup do të mbyllen për 10 ditë për shkak të mosrespektimit të orarit të punës. Marketing Në kontrollet e Inspektoratit të Tregut nëpër lokale në Shkup gjatë fundjavës së kaluar, në këto dy lokale është konstatuar se festa ka zgjatur edhe pas orës një të mëngjesit. Inspektorët kanë hyrë në objekte rreth orës 01:30, pasi në periudhën e fundit qytetarët kanë raportuar vazhdimisht se nuk respektohet orari i punës dhe gjatë gjithë natës kanë dëgjuar muzikë me zë të lartë. “Procesverbali është përpiluar dhe dënimi është 10 ditë mbyllje. Gjatë ditës së sotme duhet të…

Lexo më Shumë

U vra dhe një tjetër në Shqipëri! U vra se u gjend në vendin e gabuar. Ky ishte faji i tij! Për vrasësit nuk kishte emër. Nuk është hera e parë që ndodh e nuk do jetë as e fundit. Këtë unë e di mirë! U vra dhe një tjetër në Shqipëri! U vra një njeri i varfër. Sot, po reagojnë të gjithë! Kot! Deri nesër do harrohet dhe do rikujtohet në ngjarjen e ardhshme si statistikë. Të varfërit nuk qahen aq shumë sa të pasurit. U vra dhe një tjetër në Shqipëri i cili nuk pranoi të braktiste vendin…

Lexo më Shumë

Bayern Munich shkarkoi Julian Nagelsmann dhe e zëvendësoi me Thomas Tuchel dhe duket se një marrëdhënie e keqe me disa lojtarë çoi në shkarkimin e specialistit të ri 35-vjeçar. Përkatësisht, siç raporton Bild, shtatë futbollistë e kanë bojkotuar Nagelsmann dhe janë bërë të ditur edhe emrat e tyre. Manuel Neuer, Sven Ulreich, Serge Gnabry, Leroy Sane, Jamal Musiala, Joao Cancelo dhe Sadio Mane avokuan për shkarkimin e tij, ndërsa Joshua Kimmich dhe Leon Goretzka ishin mbështetësit më të mëdhenj të Nagelsmann në dhomën e zhveshjes. Nagelsmann ishte duke bërë ski në Zillertal të Austrisë, duke u kënaqur me të…

Lexo më Shumë