Ka apo nuk ka shteti mjete për të furnizuar nxënësit me libra!? Ministri i arsimit Jeton Shaqiri thotë se janë siguruar mjete buxhetore për të gjithë në arsimin fillor dhe të mesëm të përgjithshëm, ndërsa për arsimin e mesëm profesional mjetet do të plotësohen.
Ministri thotë se printimi i librave përpos kërkesave buxhetore, ka edhe kërkesa të miratimit sepse në arsimin e mesëm profesional ka shumë drejtime.
“Unë deklaratën të cilën e dhashë, e dhashë që shpresoj të kem për të gjitha lëndët mjete, dhe brenda kohës dhe në bazë të buxhetit konform të cilin e kam, janë siguruar mjete buxhetore për të gjithë arsimin fillor, për arsimin e mesëm të përgjithshëm ndërsa për arsimin profesional për herë të parë do të plotësohet, shpresoj të realizohen të gjitha. Kam thënë që shpresoj dhe jam i mendimit që realisht mendoj që në bazë të buxhetit aktual nuk i plotëson të gjitha kërkesat por që të printohet një libër për të gjitha lëndët, përveç kërkesave buxhetore ka kërkesa edhe të miratimit se janë shumë drejtime në arsimin profesional”, tha Jeton Shaqiri, ministër i MASH.