Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari sot Sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Republikës së Francës në Maqedoninë e Veriut, Sh. T. Kristof Le Rigoler. Shasivari deklaroi se në këtë takim ësjtë , konfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyer dhe përkushtimi i përbashkët për sundimin e së drejtës dhe integrimin evropian të vendit.
“Franca është një partner i rëndësishëm në procesin tonë të integrimit evropian. Si Ministri e Drejtësisë, mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj zbatimit të reformave dhe përmbushjes së standardeve evropiane.
Veçanërisht e vlerësojmë mbështetjen franceze përmes ekspertizës profesionale në procesin e integrimit evropian, si dhe bashkëpunimin në fushën e drejtësisë klimatike dhe mjedisore.
Bashkëpunimi i vazhdueshëm me partnerët tanë evropianë është thelbësor për një sistem drejtësie më efikas dhe më të qasshëm për qytetarët.”, është shprehur Shasivari. (INA)



