Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari duke folur për jetën jashtë politikës, si neurolog,në emisionin “Pastel” në TV21 zbuloi disa momente të rëndësishme të jetës së tij. Duke u ndjerë keq, që nuk mundet ta ushtrojë aktivisht profesionin e neurologut, ai bëri të ditur se është bërë pishman që është bërë pjesë e politikës. . “Nëse do të kthehesha në vitin 2014, 2015, nuk do t’i futesha politikës”, tha Taravari pasi siç shtoi se shumë pak kohë i kushton profesionit. Ai zbuloi se kishte në plan që në Klinikë të Neurofiziologjisë, ku në mënyrë vullnetare kalon një ditë në…
Author: Hamdi Kumanova
Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë thonë kryetari i tyre, njëherë edhe kryeministër i vendit, Dimitar Kovaçevski ka arritur ta shpëtojë ekonominë e vendit. Nga kjo parti thonë se për momentin inflacioni në vend është frenuar ndërsa pagat dhe pensionet janë rritur. “Kryetari i LSDM-së, kryeministri Dimitar Kovaçevski arriti ta shpëtojnë ekonominë e Maqedonisë, e cila me shpejtësi po rimëkëmbet nga kriza. Inflacioni është frenuar, me masat e përgjegjshme dhe efikase të politikës së Kovaçevskit për mbrojtjen dhe përmirësimin e standardit, janë ulur çmimet e bukës, makaronave, qumështit, mishit dhe vezëve. Me LSDM rriten pagat dhe pensionet. Paga…
Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut e ka dorëzuar mendimin në Gjykatën Supreme, njofton Portalb.mk. “Gjykata Supreme e RMV-së i ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet ligjore që rastet nga Prokuroria Publike e RMV-së t’i dorëzojë në mënyrë të shpejtë në Gjykatën Supreme të RMV-së me qëllim që ndaj të njëjtave në mënyrë të përditësuar të veprohet dhe të vendoset”, thonë nga Supremja. Ndryshe, Gjykata Supreme e pret mendimin e Prokurorisë prej 25 nëntorit, kur për së pari herë ka ardhur lënda në këtë Gjykatë prej Apelit, ndërkaq më pas prej Supremes është dërguar në Prokurori për mendim. Sipas burimeve të…
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, vizitoi komunën e Çuçer Sandevës, ku u përfundua një projekt infrastrukturor nga programi TAV. “Në këtë komunë është punuar në rikonstruksion të asfaltimit të një rruge në gjatësi prej 2 kilometrash, rruga lidh fshatrat Mirkovc dhe Banjan, gjegjësisht lidh 2 mijë bashkëqytetarë tanë nga këto fshatra ose afër 10.000 bashkëqytetarë nga i gjithë rajoni, të cilët e përdorin çdo ditë. Pikërisht këto janë përfitimet e projekteve infrastrukturore të programit TAV, projektet e infrastrukturës lokale, në të gjitha komunat,…
SHA EMV më 23.03.2023 prodhoi 13.795 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Në termoelektranat janë prodhuar 10.195 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 3.600 MWh. * Të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA EMV për 23.03.2023.
Një biznesmen gjerman me origjinë nga Turqia, Zeki Oğuz, ra pre e një sulmi nga disa persona të panjohur, të cilët iu afruan për ta marrë peng me forcë e për ta futur në një furgon që i zuri rrugën. Por, më interesantja e kësaj historie është fakti se, pengmarrësit kishin ngatërruar objektiv, pasi biznesmeni nuk ishte personi që ata po kërkonin. Në kamerat e sigurisë së një tregu në Stamboll duket momenti kur, personat e rrethuan Oğuz, por njëri prej tyre sapo e pa në fytyrë, u bëri shenjë të tjerëve që të largoheshin, pasi nuk ishte ai…
DITA BOTËRORE E LUFTËS KUNDËR TUBERKULOZIT Mund të tingëllojë si një sëmundje e së kaluarës, por tuberkulozi (TB) është ende një problem edhe sot. Si me të gjitha kushtet shëndetësore, parandalimi është gjithmonë më i mirë se kurimi. Edhe pse nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për të parandaluar plotësisht përhapjen e tuberkulozit në këtë kohë, ka një sërë masash që mund të merren për të reduktuar përhapjen e sëmundjes. Tuberkulozi është një sëmundje e shërueshme e shkaktuar nga infeksioni me bakterin Mycobacterium tuberculosis. Sëmundja zakonisht dëmton mushkëritë, por ndonjëherë mund të dëmtojë edhe pjesë të tjera të trupit, për shembull,…
Nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup bëjnë të ditur se aplikimet për termin për vizë do të mund të bëhen ng data 3 e muajit të ardhshëm, deri në datën 11 të muajit të ardhshëm. “Aplikimet për termine për muajin мај të bëhen duke u regjistruar në listën e pritjes për termine nga data 03.04.2023 në orën 10:00 deri më 11.04.2023 në orën 15:00”, thonë nga ambasada e Gjermanisë në Shkup.
Drejtoria e të ardhurave publike bën me dije se aplikacioni “TVSH-ja ime” është përshtatur në përputhje me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kthimin e një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar për personat fizik të publikuar në Gazetën Zyrtare të RMV-së nr. 23 mars 2023, transmeton PRESSonline.mk. “Kjo do të thotë që të gjithë përdoruesit e aplikacionit “TVSH-ja ime” do të duhet të shkarkojnë versionin e ri të aplikacionit nga Playstore, Appstore dhe Appgaleria Huawei. Ndryshimet janë tashmë të dukshme në aplikacionin MyDDV në versionin 2.1.6. Pagesat me rritje maksimale prej 2.100 denarë për përdorues për llogaritë e…
Me rastin e muajit historik të gruas, Këndi Amerikan në Tetovë, në bashkëpunim me Institutin për Lidership dhe Politika Publike, si dhe me Universitetin e Tetovës organizuan panel diskutimi, me temë: “Gratë në biznes: Përparësitë, sfidat dhe mundësitë”. Pjesë e këtij paneli diskutimi ishin, Erik Meyer, Zëvendës-Ambasador i SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Pranvera Kasami, presidente e Institutit për Lidership dhe Politika Publike, Susanne Machacz, drejtoreshë në kompaninë Bayer, Selvie Shaqiri, drejtuese biznesi dhe Artina Kamberi, drejtoreshë e Parkut Teknologjik të Universitetit të Tetovës. Në fjalën e tij, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti tha se, një…
24 vjet më parë, NATO bombardoi caqet ushatarake dhe policore të Serbisë dhe Malit të Zi. Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish-federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi. Urdhërin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë. “Ne dhe Aleanca…
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se një 28-vjeçar po qarkullonte në qytetin e Vlorës, me një automjet në të cilin mbante armë zjarri dhe se do kryente një krim të rëndë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Aleksandria”. Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: D. P.(A.), 28 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e…

