Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës informon se deri më 26 mars, përsëri është e mundshme për të aplikuar për realizimin e së drejtës të racionit të subvencionuar për student për ata që i plotësojnë kushtet në pajtim me Ligjin për Racionin e Subvencionuar për student, por që nuk kanë arritur të paraqiten dhe/ ose ta realizojnë këtë të drejtë deri tani. Aplikimi për racion të subvencionuar të studentëve është i digjitalizuar, përkatësisht zbatohet ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ dhe shumë thjesht, duke i bashkangjitur vetëm dy dokumente – fletëparaqitjen dhe deklaratën për saktësinë e të dhënave dhe…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (22.03.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 201 gjoba, nga të cilat 46 sanksione për tejkalim të shpejtësisë, 16 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, pesë sanksione për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara. “Janë shqiptuar tre gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 10 sanksione për parakalim të paligjshëm të automjeteve, tre masa për folie të pacertifikuara (xhama të errësuar), gjashtë sanksione për moslejimin e rrugës për këmbësorët, katër masa për shofer…

Lexo më Shumë

Një veturë është djegur mbrëmë në një parking në bulevardin “Ilindeni” në Shkup. Një “golf” në pronësi të një 40-vjeçari nga Shkupi është djegur pothuajse tërësisht. Për shkak të fuqisë së flakëve, zjarri ka përfshirë edhe një automjet tjetër. Dëshmitarët tregojnë se zjarri është përhapur me shpejtësi. “Zjarri ka përfshirë edhe veturën e udhëtarëve Toyota Celica, me targa të Shkupit, në pronësi të A.M.(40) nga Shkupi”, thonë nga MPB për Makfax. Zjarri është shuar, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Lexo më Shumë

Nga MPB bëjnë të ditur se gjatë muajit janar dhe muajit shkurt në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme në Manastir janë arrestuar 62 shpërndarës të substancave narkotike, përcjell TV21. Prej tyre, 40 janë nga Manastiri, kurse 22 nga Prilepi. “Gjatë dy muajve të parë të vitit 2023, në territorin e SPB-Manastir në lidhje me tregtinë ilegale të drogës janë privuar nga liria 62 personave (40 në Manastir dhe 22 në Prilep), janë kryer 13 bastisje të shtëpive dhe objekteve tjera. (8 në Manastir dhe 5 në Prilep) si dhe 97 kontrolle të personave dhe automjeteve janë kryer në…

Lexo më Shumë

LUSHNJE- Një 33-vjeçar nga Lushnja është vënë në pranga pasi ka kanosur me thikë nënën e tij. Policia ka nisur punën për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnje arrestuam shtetasin G. M., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka kanosur me mjet prerës, nënën e tij”, njoftimin e Policisë.

Lexo më Shumë

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, e cila sot do të jetë për vizitë në Maqedoninë e Veriut, para mbërritjes në Shkup tha se pret mbështetje të gjerë në parlament për ndryshimet kushtetuese. Baerbock në Shkup do të ketë takime me kreun e shtetit dhe opozitën në përpjekje për t’i dhënë shtysë ndryshimeve kushtetuese me të cilat bullgarët dhe komunitetet e tjera duhet të përfshihen në Kushtetutë. “Vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE, ashtu si partnerët tanë të tjerë nga Ballkani Perëndimor. Këtë e kemi vërtetuar, e kemi treguar më së voni me fillimin zyrtar të…

Lexo më Shumë

Kosova konsiderohet si një nga vendet me tregun me të lirë të punëtoreve në rajon dhe ky fakt e bën atë një terren ideal për prodhimin e kopjimin e markave më të njohura tregtare botërore. Nike, Adidas e Diesel janë brendet e atleteve dhe veshmbathjeve më të shtrenjta e të njohura në gjithë botën, të cilat në Kosovë mund t’i hasësh me çmime të ndryshme, duke nisur nga 1 euro e deri te çmimet treshifrore. Pikërisht ky fakt vë në lëvizje çdo vit Doganën e Kosovës, misioni i së cilës është lufta ndaj kontrabandës që vjen nga brenda dhe jashtë…

Lexo më Shumë

Në ditën e fundit janë prodhuar 14.863 MWh energji elektrike SHA EMV më 22.03.2023 prodhoi 14.863 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Në termoelektranat janë prodhuar 10.250 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 4.613 MWh. * Të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA EMV për 22.03.2023.

Lexo më Shumë

Cristiano Ronaldo zbuloi se fundi i kohës së tij në Manchester United ishte kalimi më i vështirë i karrierës së tij. Ronaldo u largua nga skuadra e United në fillim të sezonit 2022-23, duke bërë 10 paraqitje dhe katër startime, shkruan Goal. Ai u nda me klubin, duke nënshkruar një marrëveshje me Al-Nassr të Saudi Pro League që do të zgjasë deri në vitin 2025. “Ndonjëherë duhet të kalosh disa gjëra për të parë se kush është në anën time. Në një fazë të vështirë mund të shohësh se kush është në anën tënde. Nuk e kam problem të them,…

Lexo më Shumë

Nuk mund të mohohet se qumështi është një pije shumë e shëndetshme. Qumështi jep një kontribut të rëndësishëm në marrjen e proteinave dhe mikroelementeve, përfshirë magnezin, kaliumin, zinkun, vitaminën D dhe fosforin.Edhe pse është një burim i shkëlqyer i lëndëve ushqyese, ai vjen me disa të meta nëse e konsumoni më shumë seç duhet. Duke u bazuar në shumë studime, ju njohim më poshtë me mënyrat se si mund të reagojë trupi juaj ndaj konsumit të tepërt të qumështit.Mund të keni probleme me tretjenNjë pjesë e mirë e të rriturve kanë intolerancë ndaj laktozës. Intoleranca ndaj laktozës ndodh kur trupi…

Lexo më Shumë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë sonte se me arritjen e marrëveshjes së planit evropian në Ohër, pesëshja mosnjohëse e BE-së, do bëjë lëvizje drejt njohjes së shtetit të Kosovës.“Fakti që të dyja shtetet tani e arritën këtë marrëveshje, dhe duke supozuar se do ta zbatojnë atë, do të lëvizë 5 vendet e BE-së drejt njohjes së Kosovës’’, ka deklaruar sekretari Blinken. Këtë sekretari Antony Blinken e tha gjatë një adresimi të tij sonte në një seancë dëgjimore para Senatit. Ai u pyet mbi të arriturat e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, nga aneksi i 18 Marsit në…

Lexo më Shumë

Shqipëria është goditur nga disa tërmete në orët e para të së enjtes.Tërmeti i parë u regjistrua rreth orës 2:09 me shkallë 3.6 të rihterit. Dridhje të tokës pati edhe rreth orës 02:22, me 3.4 shkallë të rihterit. Po ashtu tërmet sipas faqes EMSC pati edhe rreth orës 3:30 pas mesnatës. Deri më tani nuk është raportuar epiqendra e tërmetit.Po ashtu nuk dihet nëse ka të lënduar nga këto dridhje të tokës.

Lexo më Shumë