Aktivistja dhe zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Teuta Rrusta është shprehur se kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti nuk do të humbasë pushtetin.Për këtë arsye sipas saj, ai po pranon dhe kushtet e presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Këtë deklaratë e bëri në një intervistë për Euronews Albania, duke thënë se tashmë Serbia është më e favorizuar se Kosova dhe fajtor për këtë sipas saj është vetë Kurti.“Ne nuk kemi parë asnjë propozim të vetëm nga Kurti që është hedhur poshtë. Kurtin ka fuqizuar pikat e marrëveshjes. Çështja në veri ne e dimë se si është. Prej tre marrëveshjeve në Bruksel ai tërhoqi atë të targave , dhe krijoi tensione pa pikën e nevojës. Vetë Kurti e legjitimoi Vuçiq që të kërkonte asociacionin. Ai krijoi situatën që Vuçiq tani të gëzojë mbështetje shumë më shumë se Kosovën në raport me asociacionin”, theksoi ajo.