Qendra për Studime Politike, Ekonomike dhe Sociale në kuadër të Fondacionit për Studime Ballkanike (Balkan Studies Foundation) organizoi panel diskutimi me temë: Migrimi dhe Ballkani Perëndimor: Rast Studimi: Maqedonia e Veriut (Tendencat migruese në Ballkanin Perëndimor: Sfidat dhe Perspektivat).
Folës në këtë panel ishin Prof. Dr. Gadaf Rexhepi nga Universiteti i Evropës Juglindore, Dr. Elisabeta Bajrami Ollogu nga Universiteti Nënë Tereza në Shkup, dhe Prof. Dr. Mevludin Ibishi nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik.
Fokusi i panel diskutimit ishin aspekti ekonomik i migrimit, si ndikimi i migrimit në makro indikatorët ekonomik të RMV-së, remitancat, GDP për capita, migrimi i forcës së kualifikuar të punës e tjerë; nga aspekti social ku fokusi u përqëndrua në atë se pse ikin të rinjtë, historiku dhe përmbajtja e popullsisë që po ik, mosha, gjinia, profesioni, vendi e tjerë; dhe në fund nga aspekti vendor dhe ndërkombëtar në kontekst të asaj se cilat janë shkaqet mbi fenomenin e trendit të rritjes së migrimit në RMV, dhe në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor.



