Nga Ministria e Punëve të Brendshme demantojnë lajmin e rremë që u përhap sot në rrjetet sociale në lidhje me një këdnapues, i cili sipas informacioneve të rreme dyshohet se lëvizte nëpër shkollën e mesme të muzikës në Shkup, përcjell TV21. Nga MPB thonë se për një person të tillë nuk ka asnjë denoncim në polici dhe as ndonjë raportim se ndonjë person është rrëmbyer.
“Edhe personi që postoi këtë lajm të rremë e tërhoqi atë dhe tha publikisht se ishte lajm i rremë. Qëllimi i përhapjes së gënjeshtrave të tilla është shkaktimi i panikut, ankthit, ndjenjës së vazhdueshme të frikës dhe pasigurisë tek qytetarët dhe fatkeqësisht po përhapen më shpesh kohëve të fundit. Personi që ka postuar këtë gënjeshtër do të thirret në stacionin policor dhe kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës në prokurorinë kompetente. Apelojmë qytetarët që të mos bien pre e gënjeshtrave të tilla. Falenderojmë edhe mediat që nuk i nënshtrohen lajmeve të tilla të rreme dhe i kontrollojnë informacionet në institucionet kompetente”, thonë nga MPB.