Prokuroria e Maqedonisë së Veriut njofton se ka dorëzuar kërkesë për paraburgim për dy persona, për shkak se të njëjtit dyshohen për kontrabandën e stolive të arit në Aeroportin e Shkupit. Nga Prokuroria bëjnë të ditur se njëri prej të dyshuarve është person me shtetësi të dyfishtë, respektivisht shtetësi turke dhe serbe, ndërsa personi tjetër i dyshuar për bashkëpunim me të dyshuarin e parë, është një i punësuar në Doganë. “Më 20 mars, në pikën kufitare të Aeroportit të Shkupit, në hyrje të vendit, i dyshuari 32-vjeçar me dy shtetësi, turke dhe serbe, përmes linjës doganore ka bartur mall të padeklaruar. Bëhet fjalë për mbi 43 kilogramë stoli të ndryshme, me një vlerë totale prej 2.200.000 eurove. Në këtë qëllim e ka ndihmuar i dyshuari i dytë duke i hequr pengesat për kryerjen e veprës penale. Shtetasi i huaj ka mbërritur nga fluturimi nga Stambolli për në Shkup dhe në vendin e marrjes së bagazheve është pritur nga ndihmësi i tij, punonjës i Drejtorisë doganore në Maqedoninë e Veriut, i cili në atë moment nuk ishte në turn, ndërsa motra e tij udhëtonte me të njëjtin aeroplan. Doganieri ia ka marrë bagazhin motrës dhe të dyshuarit dhe i ka futur në karrocën e bagazheve, pas së cilës të tre janë drejtuar në ‘korridorin e gjelbër’ për të dalë nga Aeroporti pa deklaruar mallrat doganore. ‘Korridori i gjelbër’ është mbyllur me shirit sigurie, ndërsa doganieri i dyshuar e ka hequr shiritin dhe ka vazhduar në drejtim të daljes. Për këtë ka reaguar doganieri që ka kontrolluar fluturimin, por i dyshuari është prezantuar si koleg doganier dhe ka vazhduar të lëvizë në drejtim të daljes së bashku me motrën e tij dhe shtetasin e huaj të dyshuar. Më pas, doganierët kanë ndërhyrë, të cilët kanë kontrolluar personat dhe në çantën e shpinës së pasagjerit nga Stambolli kanë gjetur 15 kilogramë bizhuteri ari, ndërsa pjesa tjetër e bizhuterive me vlerë janë gjetur në valixhen e të dyshuarit, që ishte ngarkuar në karrocën e bagazhit”, thonë nga Prokuroria.
Data 02.10.2026
Aktuale
- Lëndohet në punë një 58-vjeçar në Kumanovë, policia dhe prokuroria nisin hetimet
- Tragjedia në Shtërpcë: Gruaja humb jetën pas aksidentit të rëndë
- Mbrojti Ballukun nga arrestimi/ Rama kontradiktor: Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit nga korrupsioni! Ja kritika për SPAK
- Izet Mexhiti: Brenda vitit të parë po e realizoj programin e premtuar për Çairin
- Arabia Saudite mohon raportimet për sulm vetëvrasës në Xhaminë e Madhe në Mekë
- Banka e Shqipërisë përgatit sistemin e ri të pagesave të menjëhershme, transferta në lekë dhe euro 24/7
- Elon Musk dhe ekipi i tij: Rreth një projekti të ri për të ardhmen e luftës
- “Shoqëri e poshtër!”/ Efi Dhedhes reagon ashpër pas publikimit të videove i’ntime



