Gënjeshtra është një nga faktorët kryesorë që ndikon në zhvillimin e fëmijës. Para se një fëmijë të thotë gënjeshtrën duhet të dijë të vërtetën, të mendojë me zgjuarsi një realitet alternativ, për t‘ia “shitur” më pas atë me bindje një të rrituri. “Fëmijët tanë gënjejnë, sepse jemi në prindërit e tyre që ua mësojmë”. Testi provokues i cili është arritur përmes disa studimeve është publikuar në kopertinën e “New York Magazine”: ‘white lies‘ gënjeshtrat e vogla të pafajshme që thuhen nga nëna dhe babai në prani të të vegjëlve, krijojnë një model sjelljeje të ngjashëm dhe imitues nga fëmijët. Fenomeni…
Author: Hamdi Kumanova
Sipas të përditshmes italiane “Correire dello Sport”, trajneri portugez, Hoze Murinjo, qëndron larg nga thashethemet për t’u larguar nga skuadra e Romës. “Hoze ka vendosur të respektojë kontratën me Romën deri në skadimin e saj, 30 qershor 2024”, shkruan gazeta italiane. Ai kishte arritur tashmë në këtë përfundim dhe duket se ka vendosur të qëndrojë deri në fund në drejtimin e Romës. Thashethemet se PSZH, Njukasëll dhe Interi mund të jenë destinimi i tij i ardhshëm, ndalgadal po shuhen. Si rezultat i qëndrimit të tij, mendohet se Dibala bashkë me Smollingun, do të qëndrojnë gjithashtu edhe pse “zikaltërit” e Interit…
Në seancën e sotme kuvendare, deputetja nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Lidija Petkoska parashtroi pyetje se deri ku ka shkuar ndërtimi, përkatësisht hapja e fabrikës për automjete në Tetovë. “Më 11 gusht, zv.kryeministri Artan Grubi në praninë e gjithë qeverisë paralajmëroi hapjen e një fabrike të re për automjete elektrike në Tetovë, investim multi-milionësh nga Gjermania që do të hapte 3 deri 4 mijë vende pune. Gurëthemeli u hodh më 13 gusht dhe u paralajmërua se në 8 javët e ardhshme do të filloshin punët për ndërtimin e kësaj fabrike”, u shpreh Petkovska. Ajo shtoi se nuk është hedhur asnjë gurrë…
Kumbullat e thata, që ndryshe ne u themi hoshaf, janë magjike. Nëse hani vetëm 6 kokrra në ditë, trupi juaj do të pësojë ndryshime. Efektet e tyre janë fantastike, pasi janë plot me lëndë ushqyese të shëndetshme, për të cilët ka nevojë trupi. 100 gram kumbulla të thata përmbajnë 732 mg kalium. Ky makromineral është thelbësor për trupin tonë pasi e ndihmon të funksionojë si duhet, si dhe parandalon shumë sëmundje. Ul rrezikun për goditje në tru, i mban kockat të shëndetshme, ndihmon në rritjen e shëndetshme të muskujve, madje mund të promovojë funksionalitetin e duhur nervor. Rekomandohet të hani…
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, në një intervistë për Radio Televizionin e Preshevës, pasi sërish është kthyer tema e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, tha se kjo çështje nuk është në agjendën e SHBA-ve. “Unë nuk besoj dhe e di me siguri që shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E di se kjo ka qenë një temë e shekujve të kaluar, jo vetëm në Evropë, por edhe në vendet e tjera. Por, shkëmbimet e territoreve mund te jenë fatale”, theksoi ai. Diplomati amerikan nënvizoi se…
Policia e Kosovës, njësitë e Taskforcës nga Policia Kuftiare – DRK Lindje, kanë njoftuar se të martën kanë pranuar informacione se nga fshati Tanushë – RMV se në dy automjete janë duke kontrabanduar disa kafshë. Rreth orës 20:00 në fshatin Sodovinë e Qerkezve – Viti është identifikuar lokacioni ku po vendoseshin kafshët e kontrabanduara, në pronën e të dyshuarit M. J. viti i lindjes 1991, i cili dyshohet se me të vërejtur njësitë policore është larguar në drejtim të panjohur. Në të njëjtin lokacion janë hasur dy automjete të dyshuara me targa vendore, ku pas kontrollit të tyre në njërin…
Lionel Mesi tashmë ndjehet i kompletuar me trofetë e fituar gjatë gjithë karrierës së tij, pasi argjentinasi i vendosi kapakun me Kupën e Botës në Katar. Ylli i PSZH-së ka pasur një sezon të sukseshëm, të paktën personal dhe kombëtar, por situata e përgjithshme te klubi francez nuk po ndjehet e ngrohtë më si në fillim. Messi nuk ka rinovuar ende dhe nuk dihet nëse do e bëj. Kontrata e tij skadon në qershor dhe tifozët e Barcelonës ëndërrojnë dita ditës që ai të rikthehet në “Kamp Nou”. “Radio Catalunya” flet për këtë gjë dhe shton se “La Pulce” madje…
Mbretëresha Margaret e Danimarkës ka shtyrë një sërë ngjarjesh verore pas operacionit në shpinë në shkurt. 82-vjeçarja pritet të rikthehet në detyrat zyrtare muajin e ardhshëm, por deklarata e fundit nga pallati thotë se orari i saj do të jetë më pak i ngarkuar se zakonisht, ndërkohë që ajo vazhdon procesin e rehabilitimit. Lundrimi veror i Mbretëreshës me anijen mbretërore Dannebrog për në Bornholm, Ertholmene dhe Halsnaes është shtyrë deri në vitin 2024 për shkak të operacionit të saj, ndërsa një vizitë në qytet në Allerod, e cila ishte planifikuar të zhvillohej në maj, është shtyrë gjithashtu deri në vjeshtën…
Edhe gati një vit pas u shpall fajtor ish-drejtori i policisë sekrete maqedonase, Sasho Mijallkov, pasuria e tij prej 15 milionë eurosh mbetet pa u shitur. Ai në korrik të vitit 2022 u dënua me tre vjet burg në rastin e njohur si “Perandoria”, që ka të bëjë me akuzat për bashkim kriminal, përvetësim dhe fshehje të paligjshme të pasurisë, apo larje të parave, përkatësisht të mbi 8 milionë eurove, përmes kompanive “offshore” (kompani jashtë vendit). Në këtë rast gjyqësor kishte edhe të akuzuar dhe të dënuar të tjerë, por Mijallkov, një nga familjarët dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të…
Mjeku i njohur Pëllumb Vela nga sot do të drejtoj spitalin klinik në Tetovë, post të i cili ASH-së i takoi pas përfshrijes së kësaj parti në shumicën europiane, shkruan Top24 Pllumb Vela në këtë detyrë ka ardhur si kuadër i Aleancës për Shqiptarët ndërsa qytetarëve të këtij rajoni drejtori Vela u premtoi se “Gjatë punës time synimi kryesorë do të jetë avancimi i shërbimit mjeksor ndaj pacientëve si dhe investime ne aparaturë mjeksore dhe infrastrukturën e Spitalit. Dua të shpreh respektin timë për të gjithë ata që më përkrahën,ndihmuan dhe më besuan të udhëheq me këtë institucion të rëndesishëm”…
Për këtë ka raportuar Policia e Kosovës në raportin 24 orës. “Vushtrri 25.03.2023-19:30. Ankuesja femër kosovare, pjesëtare e PK-së, ka njoftuar se përmes rrjetit social nga e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë ka pranuar disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese, fyese e denigruese. Nuk raportohet për të arrestuar, është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.
Policia e Shkodrës ka zbuluar një krater në vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, në Koplik në të cilin kultivoheshin lëndë narkotike e llojit kanabis. Policia njofton se janë zbuluar 27 sera brenda të cilave ishin kultivuar në kubikë, rreth 8 000 fidanë kanabisi të ndodhura 20 metra në thellësi të këtij krateri. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në vazhdën e megaoperacioneve të njëpasnjëshme, të zhvilluara muajt e fundit, në të…

