Një nënë nga Shkupi është privuar nga liria pasi e njëjta dyshohet se ka sulmuar fizikisht fëmijët e saj, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se dy fëmijët e 34-vjeçares B.I. janë vendosur në Qendrën për Çështje Sociale.
“Me datë 08.05.2023 në ora 22:10, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB-Shkup kanë privuar nga liria B.I.(34). Ajo dyshon se ka sulmuar fizikisht dy fëmijët e saj të mitur në shtëpinë ku jetonin. B.I. është ndaluar në stacion, ndërsa fëmijët janë vendosur në Qendrën për Çështje Sociale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.