Gjumi është thelbësor për funksionimin në tërësi, emocional dhe fizik. Gjumi i pamjaftueshëm rrit rrezikun e diabetit, sëmundjeve të zemrës, obezitetit dhe depresionit. Ekspertët thonë se gjumi prej gjashtë deri në tetë orë çdo 24 orë është i nevojshëm. Por nuk është e pazakontë që njerëzit, veçanërisht studentët, të qëndrojnë zgjuar deri vonë dhe të qëndrojnë zgjuar edhe për 24 orë rresht. Kur mungesa e gjumit arrin një pikë të tillë, është relativisht e vështirë të bëhet dallimi midis gjumit dhe zgjimit, thotë një mjek i gjumit në Spitalin Mount Sinai në Nju Jork. Kjo gjendje quhet mikro-gjumë. Gjatë mungesës…
Author: Hamdi Kumanova
Udhëheqësia e Manchester United ka miratuar një ofertë prej 91 milionë eurosh për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, sipas raportimeve. Kane është admiruar nga bordi i United për disa vite, por sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, i cili ka shënuar 21 gola në Serie A këtë sezon, është gjithashtu në radarin e klubit. Megjithatë, Daily Star raporton se Ten Hag e ka bërë Kane objektivin e tij prioritar, ndërsa Drejtori Ekzekutiv i United, Richard Arnold, tani ka dhënë dritën jeshile për një ofertë prej 91 milionë eurosh. Raporti pretendon se United është i prirur për të përfunduar marrëveshjen sa më…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ftoi zyrtarisht liderin kinez Xi Jinping për të vizituar Ukrainën në një intervistë për Associated Press të botuar të mërkurën. “Ne jemi gati që ai të vijë këtu. Unë dua të flas me të. Unë kam pasur kontakte me të para luftës në shkallë të gjerë. Por gjatë gjithë këtij viti, më shumë se një vit, nuk kam pasur”, tha Zelensky për agjencinë e lajmeve. Xi dhe presidenti rus Vladimir Putin janë aleatë të ngushtë dhe kanë forcuar lidhjet ekonomike dhe politike që kur Moska pushtoi Ukrainën vitin e kaluar. Pas vizitës shtetërore të Xi në…
Është arrestuar një person në Gjakovë pasi e ka keqtrajtuar nënën e vet, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh. Sipas raportit, i dyshuari vazhdimisht e keqtrajtonte nënën e vet. Nëna e tij ka refuzuar të dërgohet në strehimore. Raporti i plotë i Policisë: Gjakovë 28.03.2023-16:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka keqtrajtuar nënën e tij. Viktima ka refuzuar të dërgohet në strehimore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Më shumë se gjysma e peshkaqenëve dhe peshqeve të llojit rays (rreze) në Mesdhe rrezikohen të zhduken si pasojë e peshkimit, krizës klimatike dhe ndotjes, sipas një studimi të Institutit Cavanilles të Universitetit të Valencia-s. “Peshkaqenët dhe rays, të cilët luajnë një rol themelor në rregullimin e ekosistemeve detare duke qenë se ata kontrollojnë popullsinë e gjahut të tyre, janë shumë të cenueshëm ndaj aktiviteteve njerëzore për shkak të rritjes së tyre të ngadaltë, pjekurisë së vonë dhe numrit të vogël të pasardhësve”, raportoi agjencia spanjolle e lajmeve EFE, duke iu referuar raportit. Siç u tha, rreziku i zhdukjes kërcënon…
Inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë rreth 300 milionë vende të punës me orar të plotë, është thënë në një raport të bankës Goldman Sachs. Sipas gjetjeve në raport, avancimi teknologjik mund të zëvendësojë një çerek të detyrave të punëtorëve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, por edhe nënkupton hapjen e vendeve të reja të punës dhe hapësirë të re për produktivitet. Në raport është thënë, po ashtu, se një zëvendësim i tillë mund të rrisë prodhimin vjetor të mallrave për 7 për qind. Aty përmendet që aftësia e inteligjencës artificiale që të krijojë përmbajtje të padallueshme nga puna e njeriut,…
Një tërmet me magnitudë 3.1 ka dridhë Maqedoninë e Veriut në ora 2:41 pas mesnate. Epiqendra e tërmetit ka qenë afer Shtipit në lindje të vendit, kurse është ndier edhe në qytete për rreth, shkruan Lideri.mk. Tërmeti ka qenë në thellësi me pak se dy kilometra dhe ka shkaktuar panik te banorët e këtij qyteti, të cilët frikën e kanë shprehur edhe në rrjetet sociale. “Na dridhi si të kishte rënë ndonjë bombë”, komentoi një banor i Shtipit. “Dhashtë Zoti të mbetet me 3.1 shkallë e mos të dridhet më shumë”, ka komentua një tjetër, pasi informatat fillestare ishin se…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme, ka realizuar bastistje anti-drogë në Shkup. Si pasojë është arrestuar një person. “Sot (28.03) nëpunësit policor nga SPB Shkup – Njësiti për tregti ilegale me drogë kanë arrestuar A.M.(37) nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë në Shkup, te A.M. janë gjetur 61 pako dhe një kavanoz me marihuanë. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe deri te prokuroria kompetente është ngritur kallëzim penal, pas çfarë nga gjykatësi është shqiptuar 30 ditë paraburgim”, thuhet në njoftim.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikollovski gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Studio 10” në TV24, ndër të tjera njoftoi se deri në fund të prillit do të paguhen subvencionet për kultivuesit e duhanit. “Qëllimi i modelit të ri të subvencioneve ka qenë pagesa e shpejtë dhe në kohë e subvencioneve, gjë që është e rëndësishme që fermerët të kenë para kur kanë nevojë. Këtë vit në vetëm dy muaj janë paguar mbi 60 milionë euro për 78 mijë fermerë. Agjencia e pagesave ishte plotësisht e përgatitur dhe aplikacionet për subvencione janë paguar. Ka filluar pagesa për kultivuesit,…
Kryeparlamentari Talat Xhaferi në brifingun e sotëm me gazetarë njoftoi se ende nuk ka një nismë konkrete për ndryshimet kushtetuese duke shtuar se konform Rregullores, debati plenar dhe nëpër komisione parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës është i kufizuar në tre ditë për amendament, njofton KlanM. Ndryshimet kushtetuese që të miratohen në nëntor, sipas Kryeparlamentarit Xhaferi, procedura duhet të nis në Qershor apo Korrik. Sipas tij, është përcaktuar maksimumi se sa mund të zgjasë debati lidhur me amendamentin. “Ajo që do të dakordohet ka mundësi të zbatohet nëse arrihet marrëveshje. As procedura e as tajmingu nuk janë pengesë. Edhe…
Presidenti Stevo Pendarovski, të mërkurën do të presë presidentin federal të Republikës së Austrisë, Aleksandër Van der Bellen, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Doris Schmidauer. Presidenti Van der Bellen do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni zyrtare në kabinetin e presidentit dhe më pas parashihet të ketë mbledhje plenare të delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë. Të dy presidentët do të mbajnë fjalim në forumin ekonomik maqedono-austriak me temë “Forcimi i marrëdhënieve të biznesit midis Maqedonisë së Veriut…
I dyshuari për vrasjen me thikë të dy grave në një qendër myslimane ismailite në Lisbonë është qëlluar nga Policia portugeze. Gratë ishin anëtare të stafit portugez në qendër, tha kreu i komunitetit, Narzim Ahmad, për televizionin portugez S.I.C. Pasi u njoftua, Policia tha se shkoi në vendin e ngjarjes dhe u ndesh me të dyshuarin, i cili ishte “i armatosur me një thikë të madhe”. Policia tha se e urdhëroi atë të dorëzohej, por i dyshuari nuk u bind dhe eci drejt policëve, të cilët e qëlluan. Më pas, ai…

