Author: Hamdi Kumanova

Nëse zgjedhjet në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe mbahen më 23 prill pa pjesëmarrje e Listës Serbe, “është realiste të presim rindërtimin e barrikadave”, beson Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd, Dushan Janjiq.Pyetur nëse argumentet e përfaqësuesve diplomatikë ndërkombëtar në Kosovës janë valide se si do të mund të formohej Asociacioni pa pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, ai vlerëson se këto janë qëndrime të njëjta me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. “Teza e tyre nuk është korrekte sepse sipas Marrëveshjes së Ohrit statuti i Asociacionit të Komunave Serbe duhet të miratohet brenda 30 ditësh.…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar bashkëpunim ndërinstitucional për luftimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, ndërkaq ka premtuar më shumë përkushtim në punësimin e tyre.Gjatë lansimit të projektit “Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit”, shefi i Qeverisë ka përmendur edhe ndarjen e bursave për gratë dhe vajzat në shifrën prej 2 milionë euro. Ai tha se gjatë vitit të kaluar 5 mijë gra janë punësuar përmes masave të shpërndara nga ana e Qeverisë, ndërkaq me projektin “Superpuna”, deri më tani janë punësuar edhe 1400 gra tjera.“E kemi miratuar strategjinë kundër dhunës. Kemi mundësuar ndihëm juridike…

Lexo më Shumë

Qeveria në mbledhjen e sotme duhet të marrë një vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve higjienike dhe të vendosë për çmimet e disa frutave dhe perimeve gjatë kësaj jave. Qeveria vlerëson se vendimet e saj për çmimet në përgjithësi respektohen dhe njofton se do të ketë ndërhyrje të tjera nëse analizat tregojnë se është e nevojshme. “Nuk do të presim punë joadekuate të disa komisioneve në Kuvend. Me vendimin e Qeverisë do t’i ulim çmimet e një sërë produktesh higjienike në të njëjtën mënyrë siç e kemi bërë edhe te çmimet e produkteve ushqimore, deri në një datë të…

Lexo më Shumë

Prezantuesi dhe komediani Paul O’Grady ka vdekur në moshën 67-vjeçare. Ai vdiq të martën në mbrëmje, sipas një deklarate të bashkëshortes së tij Andre Portasio, shkruan BBC. O’Grady u bë i famshëm në vitet 1990 me personazhin e tij të “Drag queen” Lily Savage, duke vazhduar të prezantojë shfaqjen e BBC One Blankety Blank dhe programe të tjera argëtuese. Gjatë karrierës së tij, ai vazhdoi të drejtonte një sërë shfaqjesh të tjera, ndërsa nuk mungoi të tregonte dashurinë e madhe që kishte për kafshët në emisionet e tij. “Me pikëllim të madh ju informoj se Paul ka ndërruar jetë papritur,…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut nuk ka afat për të zbatuar propozimin francez. Kur ta përmbushë atë – atëherë do të hapet faza e parë e procesit të negociatave. Kështu u shpreh mbrëmë në një intervistë për televizionin kombëtar bullgar BNT, ushtruesi i detyrës- shefi i diplomacisë bullgare, Nikolai Millkov, i cili ndër të tjera foli për, siç tha, tensionet në rritje në marrëdhëniet RMV-Bullgari, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë. “Shpresoj se ata do të vijnë në vete për faktin se duhet të mendojnë për perspektivën evropiane. Topi është në fushën e tyre. Ata nuk kanë afat për zbatimin e propozimit francez.…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në lidhje me zgjidhjen e paralajmëruar për përdorimin e ngjitëseve në targat e automjeteve, në bazë të obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës, theksoi se vendimi përfundimtar do të merret në Qeveri. “Si MPB besojmë se një nga zgjidhjet është vendosja e ngjitësëve. Me afishe praktikisht nuk ka kosto ose e njëjta është e ulët, që të përmbushet ai moment ligjor”, tha ministri Spasovski. Ai theksoi se janë tre kategori të automjeteve të qytetarëve, që posedojnë automjete të tilla. “Kemi targa me tre numra që janë shumë të vjetra, të cilat nuk…

Lexo më Shumë

Presidenti Federal i Republikës së Austrisë, Aleksandar Van der Belen, i cili me ftesë të shefit të shtetit Stevo Pendarovski po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot do ta fillojë pjesën punuese të vizitës, ndërsa përveç nikoqirit të tij, do të ketë takime edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevskin. Presidenti austriak, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Doris Shmidauer, do të mbajë fjalim edhe në seancëm solemne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siç bënë të ditur nga Kabineti i shefit të shtetit, Van der Belen sot do…

Lexo më Shumë

Gënjeshtra është një nga faktorët kryesorë që ndikon në zhvillimin e fëmijës. Para se një fëmijë të thotë gënjeshtrën duhet të dijë të vërtetën, të mendojë me zgjuarsi një realitet alternativ, për t‘ia “shitur” më pas atë me bindje një të rrituri. “Fëmijët tanë gënjejnë, sepse jemi në prindërit e tyre që ua mësojmë”. Testi provokues i cili është arritur përmes disa studimeve është publikuar në kopertinën e “New York Magazine”: ‘white lies‘ gënjeshtrat e vogla të pafajshme që thuhen nga nëna dhe babai në prani të të vegjëlve, krijojnë një model sjelljeje të ngjashëm dhe imitues nga fëmijët. Fenomeni…

Lexo më Shumë

Sipas të përditshmes italiane “Correire dello Sport”, trajneri portugez, Hoze Murinjo, qëndron larg nga thashethemet për t’u larguar nga skuadra e Romës. “Hoze ka vendosur të respektojë kontratën me Romën deri në skadimin e saj, 30 qershor 2024”, shkruan gazeta italiane. Ai kishte arritur tashmë në këtë përfundim dhe duket se ka vendosur të qëndrojë deri në fund në drejtimin e Romës. Thashethemet se PSZH, Njukasëll dhe Interi mund të jenë destinimi i tij i ardhshëm, ndalgadal po shuhen. Si rezultat i qëndrimit të tij, mendohet se Dibala bashkë me Smollingun, do të qëndrojnë gjithashtu edhe pse “zikaltërit” e Interit…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme kuvendare, deputetja nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Lidija Petkoska parashtroi pyetje se deri ku ka shkuar ndërtimi, përkatësisht hapja e fabrikës për automjete në Tetovë. “Më 11 gusht, zv.kryeministri Artan Grubi në praninë e gjithë qeverisë paralajmëroi hapjen e një fabrike të re për automjete elektrike në Tetovë, investim multi-milionësh nga Gjermania që do të hapte 3 deri 4 mijë vende pune. Gurëthemeli u hodh më 13 gusht dhe u paralajmërua se në 8 javët e ardhshme do të filloshin punët për ndërtimin e kësaj fabrike”, u shpreh Petkovska. Ajo shtoi se nuk është hedhur asnjë gurrë…

Lexo më Shumë

Kumbullat e thata, që ndryshe ne u themi hoshaf, janë magjike. Nëse hani vetëm 6 kokrra në ditë, trupi juaj do të pësojë ndryshime. Efektet e tyre janë fantastike, pasi janë plot me lëndë ushqyese të shëndetshme, për të cilët ka nevojë trupi. 100 gram kumbulla të thata përmbajnë 732 mg kalium. Ky makromineral është thelbësor për trupin tonë pasi e ndihmon të funksionojë si duhet, si dhe parandalon shumë sëmundje. Ul rrezikun për goditje në tru, i mban kockat të shëndetshme, ndihmon në rritjen e shëndetshme të muskujve, madje mund të promovojë funksionalitetin e duhur nervor. Rekomandohet të hani…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, në një intervistë për Radio Televizionin e Preshevës, pasi sërish është kthyer tema e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, tha se kjo çështje nuk është në agjendën e SHBA-ve. “Unë nuk besoj dhe e di me siguri që shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E di se kjo ka qenë një temë e shekujve të kaluar, jo vetëm në Evropë, por edhe në vendet e tjera. Por, shkëmbimet e territoreve mund te jenë fatale”, theksoi ai. Diplomati amerikan nënvizoi se…

Lexo më Shumë