Numri i personave të zhvendosur brenda Sudanit, si pasojë e luftimeve mes fraksioneve ushtarake rivale, ka shkuar në gati 700.000, kanë thënë Kombet e Bashkuara.
Rritja e numrit të të zhvendosurve ka shtuar shqetësimet për përshkallëzim të dhunës, pavarësisht bisedimeve për armëpushim, që janë duke u mbajtur në Arabinë Saudite.
Sulmet ajrore dhe betejat tokësore, janë duke vazhduar në kryeqytetin e Sudanit, Kartum.
Të gjitha lagjet pothuajse janë zbrazur në kryeqytet, pasi banorët kanë ikur nga shtëpitë e tyre.
Kartumi ka pasur një popullsi prej 5.4 milionë banorëve, mirëpo qyteti është dëmtuar rëndë, prej luftimeve që kanë nisur më 15 prill, mes ushtrisë dhe grupit paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.
Më shumë se 600 persona besohet se janë vrarë dhe mbi 5.000 janë plagosur.