Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot në Gostivar tha se edhe Pollogu ashtu si e gjithë Maqedonia e Veriut ka probleme me fuqinë punëtore, transmeton TV21. Bytyqi thotë se vendi gjithashtu ka potencial për sigurimin e fuqisë punëtore përmes rikualifikimit dhe arsimit dual, ndërsa sipas tij, opsioni i fundit është importimi i fuqisë punëtore nga vendet tjera. “Mendoj se fokusi duhet të jetë që të gjithë të kuptojmë se duhet të ndryshojmë, sepse vendet e reja të punës kërkojnë shkathtësi të reja. Opsioni i fundit do të jetë opsioni që të sjellim dikë, në fakt ajo është opsion kalues.…
Author: Hamdi Kumanova
Këshilli gjyqësor në seancën e sotme të 436-të zgjodhi Daut Rustemin dhe Aleksandar Millosheskin për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit të Gostivarit nga sfera e penales. Këshilli gjyqësor konform ligjit i zgjodhi gjykatësit me të paktën tetë vota “për” nga gjyqtarët me të drejtë vote dhe vota nga të ranguarit e parë deri në përzgjedhjen e numrit të kërkuar të gjyqtarëve sipas thirrjes së publikuar. Gjyqtari Daut Rustemi nga Gjykata Themelore e Gostivarit ka qenë i pesti për nga rangimi, por pasi që tre kandidatët e parë nuk e morën numrin e nevojshëm të votave, ndërsa kandidati i renditur si…
Ministri i shëndetësisë së RMV, Fatmir Mexhiti gjatë ditës së djeshme është takuar me përfaqësues të Project HOPE së bashku me partnerët shëndetsor ndërkombëtarë nga Londra, ku fokus i bisedës në këtë takim ishin pacientët me fibrozë cistike, shkruan Top24 “Dje mbajtëm një takim konstruktiv me përfaqësues të Project HOPE, së bashku me Partnerët Shëndetësor Ndërkombëtar nga Londra. Në takim u diskutua për mundësitë e dhurimit të barnave, me fokus të veçantë terapinë për pacientët me fibrozë cistike.” &
Elon Musk dhe një grup ekspertësh të inteligjencës artificiale dhe liderë të industrisë kanë lëshuar një letër të hapur duke bërë thirrje për një pauzë gjashtëmujore në zhvillimin e sistemeve më të fuqishme se modeli GPT-4 i hapur së fundi me AI. Letra, e lëshuar nga Instituti jofitimprurës Future of Life dhe e nënshkruar nga më shumë se 1000 ekspertë, duke përfshirë Musk, bën thirrje për një pauzë në zhvillimin e inteligjencës artificiale të avancuar derisa protokollet e përbashkëta të sigurisë për dizajne të tilla të zbatohen dhe rishikohen nga ekspertë të pavarur. “Sistemet e fuqishme të AI duhet të…
Gjatë konferencës së përbashkët presidenti i vendit, Stevo Pendarovski dhe ai i Austrisë, Van der Belen u ndalën edhe në rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese, si kusht për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, me çrrastë presidenti Austriak theksoi se Maqedonia e Veriut është shembull në rajon sa i përket të drejtave të pakicave. “Këtyre ditëve, kësaj jave ose tjetrës, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë do të formohet grupi i punës që do të merret me përmbajtjen e amendamenteve, në atë grup të punës do të ketë ekspert të propozuar nga Qeveria, do të ketë edhe nga presidenti. Presim që…
Dje (29-mars) rreth orës 02:10 minuta zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 27-vjeçarin I.M. nga Tetova, për shkak të dyshimit se paraprakisht kishte kryer vjedhje nga kamioni man me targa të Tetovës, i cili kishte qenë i parkuar në Përshevcë të Tetovës. Ai është ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë dhe rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.TS
Dje (28-mars) rreth orës 14:00 në Stacionin Policor- Gostivarit, është paraqitur 47-vjeçari A.U. nga Zdunja e Gostivarit, i cili paraprakisht kishte qenë i raportuar nga gruaja e tij e pamartuar 45-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe kundër A.U. do të vijojë një parashtresë përkatëse.TS
SHA EMV më 28.03.2023 prodhoi15.347 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Në termoelektranat janë prodhuar 10.198 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 5.149 MWh. * Të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA EMV për 28.03.2023.
Dje (28-mars) në ora 11:35, personi G.Z. (43) nga Debreshi i Gostivarit, në SPB Tetovë ka raportuar se në afërsi të shkollës së fshatit, është kafshuar nga një qen endacak. TS
Kryeminsitri Dimitar Kovaçevski është i bindur se nuk do të ketë vonesa në miratimin e ndryshimeve kushtetuese për futje të bullgarëve dhe pakicave tjera në Preambulë, me çka do të sigurohej hapja e kapitujve në bisedimet për anëtarësim të vendit në BE. Kovaçevski thotë se vendi ka kapacitet europian për ndryshimet e nevojshme. “Ndryshimet kushtetuese nuk do të shtyhen. Me formimin e grupit të ekspertëve dhe me punën e tyre, praktikisht do të fillojë procesi që më pas do të hyjë, normalisht, edhe në procedurat që janë paraparë me ligj. Unë mendoj se shteti ynë ka kapacitet, para se gjithash…
Komuna e Kamenicës ka njoftuar se orari i punës vazhdon njësoj si para Ramazanit. Sipas një njoftim në “Facebook”, nga komuna thonë se nuk është shkurtuar orari i punës ashtu siç ka marrë vendim kryetari i Gjilanit, shkruan arbresh.info Njoftimi i plotë pa ndërhyrje i komunës së Kamenicës: Zyra e Kryetarit të Komunës së Kamenicës ka pranuar telefonata të vazhdueshme si dhe kërkesa për pronocime, për çështjen e lirimit nga orari si dhe shtyerjen e fillimit të orarit të punës për administratën komunale, për shkak të Muajit të Ramazanit. Zyra e Kryetarit nuk ka marrë një vendim të tillë, si…
Policia ka vënë në pranga babë e bir në Shijak pasi iu janë gjetur armë zjarri gjatë kontrollit të banesës. “Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar në flagrancë shtetasit Gj. H., 52 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Pjezgë, Shijak”, thuhet në njoftim. Ndërkohë në automjetin e 21-vjeçarit policia gjeti një dorezë dhe një shkop metalit. “Në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, ndërsa në automjetin me të cilin qarkullonte 21-vjeçari, u gjetën 2 armë të ftohta (dorezë dhe shkop metalik)”, njofton policia. …

