Një person ka ndërruar jetë nga aksidenti në orët e para të ditës së sotme, në autostradën Shkup-Veles, përcjell TV21. Nga MPB shtojnë se ka edhe dy të lënduar rëndë, që po trajtohen në spitalin e Velesit.
“Më datë 10.05.2023 rreth orës 00:40 në SPB-Veles është raportuar se në autostradën Shkup–Veles, automjeti i pasagjerëve “Opel Corsa” me targa të Velesit i drejtuar nga S.N.(30) nga Velesi ka dalë nga rruga. Në aksident, nga lëndimet e marra S.N. ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konfirmuar vdekjen e tij. B.P.(19) dhe një vajzë e mitur 16-vjeçare, të dy nga Velesi, kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë konstatuar në spitalin e Velesit”, thonë nga MPB duke shtuar se trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion./tv21.tv