Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikollovski gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Studio 10” në TV24, ndër të tjera njoftoi se deri në fund të prillit do të paguhen subvencionet për kultivuesit e duhanit. “Qëllimi i modelit të ri të subvencioneve ka qenë pagesa e shpejtë dhe në kohë e subvencioneve, gjë që është e rëndësishme që fermerët të kenë para kur kanë nevojë. Këtë vit në vetëm dy muaj janë paguar mbi 60 milionë euro për 78 mijë fermerë. Agjencia e pagesave ishte plotësisht e përgatitur dhe aplikacionet për subvencione janë paguar. Ka filluar pagesa për kultivuesit,…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeparlamentari Talat Xhaferi në brifingun e sotëm me gazetarë njoftoi se ende nuk ka një nismë konkrete për ndryshimet kushtetuese duke shtuar se konform Rregullores, debati plenar dhe nëpër komisione parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës është i kufizuar në tre ditë për amendament, njofton KlanM. Ndryshimet kushtetuese që të miratohen në nëntor, sipas Kryeparlamentarit Xhaferi, procedura duhet të nis në Qershor apo Korrik. Sipas tij, është përcaktuar maksimumi se sa mund të zgjasë debati lidhur me amendamentin. “Ajo që do të dakordohet ka mundësi të zbatohet nëse arrihet marrëveshje. As procedura e as tajmingu nuk janë pengesë. Edhe…
Presidenti Stevo Pendarovski, të mërkurën do të presë presidentin federal të Republikës së Austrisë, Aleksandër Van der Bellen, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Doris Schmidauer. Presidenti Van der Bellen do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni zyrtare në kabinetin e presidentit dhe më pas parashihet të ketë mbledhje plenare të delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë. Të dy presidentët do të mbajnë fjalim në forumin ekonomik maqedono-austriak me temë “Forcimi i marrëdhënieve të biznesit midis Maqedonisë së Veriut…
I dyshuari për vrasjen me thikë të dy grave në një qendër myslimane ismailite në Lisbonë është qëlluar nga Policia portugeze. Gratë ishin anëtare të stafit portugez në qendër, tha kreu i komunitetit, Narzim Ahmad, për televizionin portugez S.I.C. Pasi u njoftua, Policia tha se shkoi në vendin e ngjarjes dhe u ndesh me të dyshuarin, i cili ishte “i armatosur me një thikë të madhe”. Policia tha se e urdhëroi atë të dorëzohej, por i dyshuari nuk u bind dhe eci drejt policëve, të cilët e qëlluan. Më pas, ai…
Nënkryetari i VMRO DPMNE-së Timço Mucunski thotë se “branitellat” dhe ish luftëtarët e UÇK-së nuk mund të kenë status të barabartë. Në Programin 200, Mucunski shpalosi detaje nga pr/ligji i VMRO DPMNE-së për “branitellat” ndërsa nuk tregoi nëse partia e tij do të mbështeste nismë ligjore për statusin juridik të ish UÇK-së. “Për mua nga kjo perspekitë duke e shikuar 20 vite pas nuk ka logjikë të trajtohen në mënyrë të barabartë pasi njëra kategori ka mbrojtur rendin kushtetues të Republikës së Maqedonisë”, tha Timço Mucunski, nënkryetar i VMRO DPMNE-së. Mucunski tha se nuk mban mend që…
Teksti që shpërndahet në rrjetet sociale i referohet një postimi nga një llogari në Facebook, që më vonë u fshi nga vetë përdoruesi i cili pranoi se shpërndante dezinformata. Ministria e Punëve të Brendshme ka përgënjeshtruar lajmin për një rrëmbyes të dyshuar në shkollën e mesme të muzikës në Shkup. Për një person të tillë nuk ka as denoncim në polici dhe as raportim se një person është rrëmbyer”, thuhet nga MPB, shkruan Vërtetëmatësi. Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook në të cilin është shpërndarë një tekst me titull: Po përhapet një apel: Rrëmbyesi…
Ndonësë para pak ditësh u raportua se janë vajzat ato që kryesojnë në universitete të Kosovës, në vitin 2022/23, 586 vajza nuk u regjistruan në klasën e 10-të. Edona Kutleshi – Maliqaj, këshilltare për media në ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), një një intervistë për Grazeta, ka krahasuar këto shifra me vitin paraprak 2021. “Sipas të dhënave të raportuara në Sistemin e Menaxhimit të Informatave në Arsim, në vitin shkollor 2021/22 i kishim 11739 vajza në klasën e 9-të në arsimin publik dhe privat, ndërkaq në vitin vijues 2022/23 i kemi 11153 vajza të regjistruara në klasën…
Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke ndjekur informacionet në media lidhur me ndërtimin e autostradave, me qëllim që të shqyrtoj të thënat që u publikuan në opinion, ka hapur lëndë. “Për t’i shqyrtuar pretendimet e dala në opinion është hapur lëndë mbi bazën e denoncimit publik. Lënda është ndarë tek prokurori përkatës cili do të ndërmerr hapa dhe do të konstaton me vendim përkatës për procedurën e mëtejme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Alsat
Më e lakmuara për vendoret e majit është Tirana. Për bashkinë më të madhe në vend, në garë do të jenë pesë kandidatë. Socialistët do të kërkojnë fitoren me Erion Veliaj, Partia Demokratike zyrtare me Roland Bejkon dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë me Belind Këlliçin. Krah forcave kryesore politike do të jenë edhe kandidatët, Arlind Qori nga partia politike e sapokrijuar “Lëvizja Bashkë” dhe Lajla Përnaska, ish-deputetja demokrate që do të garojë nën siglën e PDIU-së, së Shpëtim Idrizit. Në 60 bashkitë e tjera, gara për karrigen e kryebashkiakut do të zhvillohet mes dy ose tre kandidatëve. Në bashkitë…
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Marija Zaharova, ka vlerësuar për mediat vendase se dërgimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën, siç tha ajo, është “gabim i madh i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut”. Ajo nuk dha koment shtesë, por përgjigjja arriti nga shefi i diplomacisë, Bujar Osmani. Ai theksoi se Shkupi do të vazhdojë të ndihmojë Kievin aq sa mundet. Sipas tij, ndihma ushtarake dërgohet në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet, jo të sulmojë dhe vendime të tilla nuk janë të drejtuara kundër popullit rus, por sjelljes së qeverisë aktuale në Moskë. “Marrëdhëniet dypalëshe me Rusinë tani janë…
Një veturë sërish është rrokullisur edhe gjatë ditës së sotme në autostradën Shkup – Tetovë në afërsi të Stajkovcës. Sipas informacioneve jo zyrtare nga Klan M, ka edhe persona të lënduar, policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin e plotë. Kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme një aksident i tillë ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë ku ishte rrokullisur një veturë. /KlanMacedonia/
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në facebook ka thënë se e gjithë marrëveshja e Ohrit po reduktohet në themelimin urgjent të Asociacionit, raporton Gazeta Blic. Hoti thotë se pesë vendet mos-njohëse të Kosovës nuk kanë ndryshuar qëndrim edhe pas arritjes së marrëveshjes. Ai tutje thotë se dialog për njohje reciproke nuk ka dhe nuk pritet të ketë, raporton Gazeta Blic. “Derisa më herët dialogonim për marrëveshje finale për njohje reciproke, siç konfirmohej vazhdimisht nga letrat e vendeve mike drejtuar Kosovës dhe Serbisë, tani këta mashtrues e kanë betonuar një status quo të re. Një Zot e di kur…

