Një 51-vjeçar nga një fshat i Gostivarit është arrestuar pasi bashkëshortja e tij 40 vjeçe e ka raportuar në polici se i njëjti një kohë të gjatë e ka prekur në trup vajzën e saj të mitur nga martesa e parë, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se personi M.B. po mbahet në stacion të policisë deri në zbardhjen e rastit.
“Zyrtarët e policisë nga SPB-Tetovë, Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dje (8 maj) rreth orës 16:45 e kanë privuar nga liria 51-vjeçarin M.B. nga një fshat i Gostivarit, i cili në ora 13:15 është denoncuar nga gruaja e tij 40 vjeçe, e pamartuar, me të cilën jetonin së bashku, se ai një kohë të gjatë e ka prekur trupin e vajzës së saj të mitur nga martesa e parë”, thonë nga SPB-Tetovë.