Author: Hamdi Kumanova

Shefi i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, duke folur për luftën në Ukrainë, ka thënë se Kina e ka ndikimin më të madh në Rusi. Kështu ka thënë ai në Firence gjatë konferencës vjetore mbi gjendjen e Bashkimit Evropian, shkruan Euronews. “Që në fillim thashë se Kina ka një rol për të luajtur. Dhe pastaj u kritikova fort sepse sigurisht Kina është në anën e Rusisë. Por edhe nëse është në anën e Rusisë, mendoj se Kina ka një rol për të luajtur”. Borrell ka theksuar se Kina është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe më i freskët me reshje shiu, të cilat vende-vende do të jenë më të rrëmbyeshme, mbi 25 litra për metër katror për 24 orë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 13 deri në 17 gradë, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë…

Lexo më Shumë

Edhe në qoftë se bëhet fjalë për ndonjë qëndrim të shkurtër në palestër apo ndonjë orë të aerobikut, ndonjëherë nuk është në interesin tuaj më të mirë që t’i përzieni medikamentet e caktuara dhe aktivitetin fizik. Zbuloni se cilat ilaçesh, në kombinim me ushtrimet, mund ta dëmtojnë shëndetin tuaj. Nëse vëreni që ilaçet kundër alergjisë ju bëjnë të përgjumur, sigurohuni që ato t’i merrni pas vizitës në palestër apo pas vrapimit. A është e sigurt të merret aspirina para çiklizmit? Kur bëhet fjalë për terapinë me ilaçe, vërtetë duhet të keni kujdes në të gjitha efektet e mundshme, të mira…

Lexo më Shumë

Deklarata e 9 majit e vitit 1950 është koha kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për t’i bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut, që do të ishte themeli i parë konkret për një federatë të ardhshme evropiane. Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën. Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni…

Lexo më Shumë

Ekspertët besojnë se shumë më pak punëtorë do të jenë të disponueshëm në Gjermani në dekadat e ardhshme. Si mund të zgjidhet problemi? Sipas parashikimeve të ekspertëve, numri i njerëzve në tregun gjerman të punës deri në vitin 2060 do të ulet ndoshta nga 45.7 në 40.4 milionë. Sipas Institutit për Kërkimin e Tregut të Punës dhe Profesioneve (IAB), potenciali i fuqisë punëtore do të ulet me 11.7 për qind në këtë periudhë, duke marrë parasysh faktorë të tillë si ndryshimet demografike, nataliteti, imigracioni dhe emigracioni. “Rezultatet tregojnë se kompanitë do të kenë dukshëm më pak punëtorë në dispozicion në…

Lexo më Shumë

Sot mbushen tetë vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”, në Kumanovë, ku jetën e humbën tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa rreth dyzetë mbetën të plagosur. Në konfliktin e armatosur përveç tetë pjesëtarëve të forcave policore, u vranë edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Për ngjarjet në “Lagjen e Trimave” nga muaji shkurt i vitit 2016 në Gjykatën penale është zhvilluar seancë gjyqësore kundër 29 personave të cilët akuzohen për vepra penale “Organizatë terroriste” dhe “Terrorizëm”. Të gjithë 29 të akuzuarit për rastin e Kumanovës para Gjykatës u deklaruan se nuk ndihen fajtorë.…

Lexo më Shumë

A është e mundur të fluturoni pa krahë? Patjetër që po, nëse rezervoni një biletë në një itinerar ku kalon një prej trenave më të shpejtë në botë. Do të duhet vetëm të zgjidhni në varësi të vendit ku ndodheni. Pak kohë më parë kemi listuar trenat më të shpejtë në botë për vitin 2022 me një shpejtësi që arrin nga 300 km në orë në 420 km orë. Por së fundi në Japoni është ende në zhvillim e sipër, treni me shpejtësi rrufe, SC Maglev L0 Series, që në prova arriti 603 km/h dhe do të operojë në vitin…

Lexo më Shumë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Kiev për të shënuar Ditën e Evropës. Blloku prej 27 vendesh tradicionalisht shënon “paqen dhe unitetin” më 9 maj. Të hënën, Zelenskyy njoftoi se vendi i tij do ta festonte njëlloj këtë ditë “së bashku me të gjithë Evropën e lirë”. “Është bukur të kthehesh në Kiev. Aty ku vlerat e dashura për ne mbrohen çdo ditë. Prandaj është një vend i përshtatshëm për të festuar Ditën e Evropës. Unë mirëpres Presidentin Zelensky për të bërë 9 majin Ditën e Evropës edhe këtu në Ukrainë”, shkroi ajo në një…

Lexo më Shumë

Thierry Henry është një nga ata që kanë lënë gjurmë në futboll. Ai është i veçantë edhe pas daljes në pension. Në mes të rrëmujës në Paris për pezullimin e Lionel Messit, ish-lojtari francez nuk ka ngurruar të përdorë zërin e tij si komentues për të dalë në mbrojtje të yllit argjentinas. Ai gjithashtu rishikoi disa nga momentet e tij gjatë tre sezoneve të tij si lojtar i Barçës. Në rolin e tij si komentator i Ligue 1 në ‘Amazon’, Henry kritikoi mënyrën e PSG-së për të zgjidhur problemet. “Messi sillet mirë (në përgjithësi). Në PSG kanë ndodhur gjëra shumë…

Lexo më Shumë

Pirja e kafesë mund të rrisë rrezikun e kancerit por vetëm nëse është shumë e nxehtë, sugjeron një studim i ri. Shkencëtarët mendojnë se kjo është për shkak se lëngjet e nxehta dëmtojnë indet në ezofag. Kjo do të thotë, teorikisht, që dhe adhuruesit e çajit gjithashtu mund të jenë në rrezik. Prandaj, ekspertët këshillojnë që të prisni derisa kafeja apo çaji të ftohet para se ta pini. Kafeja është një nga pijet më të konsumuara dhe ka pasur studime të ndryshme për efektet e saj në shëndet. Disa sugjerojnë se pija zvogëlon shanset për t’u prekur nga kanceri ndërsa…

Lexo më Shumë

Për të katërtën herë, Gjykata Federale u desh të merrej me rastin e një personi, sot 40-vjeçar, që kishte përdhunuar një grua 23-vjeçare në vitin 2011, në Affoltern am Albis (ZH), transmeton albinfo.ch. Tani është e qartë: autori do të vazhdojë të mbahet në trajtim psikiatrik. Kështu thuhet në vendimin më të ri të publikuar sot nga Gjykata Federale. Në ankesën e tij i dënuari kërkonte shkarkimin e ekspertit psikiatrik, shkruan sda.ch. Gjykata Federale e hodhi poshtë këtë kërkesë në një vendim të saj, të publikuar të hënën. Vendimi thotë se gjykata nuk ka dyshime rreth ekspertizës së bërë kështu…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian është duke e diskutuar pakon e 11-të të sanksioneve ndaj Rusisë, që do të fokusohet më së shumti në përpjekjet për ta parandaluar anashkalimin e sanksioneve për Rusinë përmes vendeve të treta. Por, sipas propozimit të Komisionit Evropian dhe të Shërbimit të veprimit të jashtëm të BE-së, për të cilin po diskutojnë vendet anëtare, në këtë pako do të shtohen edhe emra të rinj të personave dhe kompanive në listën e sanksioneve. Në këtë pako, në të cilën ka pasur qasje Rel, është përfshirë edhe mediumin “RT Balkan”, i cili transmetohet nga Serbia, ku edhe është i regjistruar.…

Lexo më Shumë