Author: Hamdi Kumanova

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një pako të re ndihmash ushtarake për Ukrainën me vlerë 1.2 miliardë dollar, për të forcuar më tej mbrojtjen e saj ajrore, ndërsa Rusia vazhdon të godasë Ukrainën me dronë dhe raketa, thanë zyrtarët amerikanë të hënën. Pakoja e re e ndihmës pritet të njoftohet të martën dhe paratë do të sigurohen nga Iniciativa e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës. Ndryshe nga pajisjet, armët dhe municionet amerikane që dërgohen më shpesh në Ukrainë nga rezervat e Pentagonit, në mënyrë që ato të mund të dërgohen shpejt, këto para do të shpenzohen gjatë muajve apo…

Lexo më Shumë

Kundërshtimet opozitare për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10-D kanë shtyrë që qeveria me flamur evropian t’i sjellë ligjet e nevojshme për marrëveshjen “Bechtel dhe Enka”. Ligjet kanë të bëjnë me shkurtimin e procedurave, ligjin për marrëdhënie pune, dy ligje nga resori i transportit për ndërtim dhe planifikim urbanistik, si dhe ligjin për shpronësim. Rëndësinë e projektit për ndërtimin e korridorit 8 ekonomikisht e përkrah dhe oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, duke potencuar se ky projekt rrit shkëmbimin tregtarë, njëkohësisht duke i mundësuar vendit përshpejtim ekonomik dhe rritjen e potencialit të fitimit. “Sa i përket vonesave që potencialisht mund…

Lexo më Shumë

Partitë më të vogla parlamentare kërkojnë zhbllokimin e propozim ndryshimeve për një njësi zgjedhore, me lista të hapura dhe me përfaqësim gjinor 50-50. Kërkesa e tyre vjen pak ditë pasi BDI-ja tha se do ta propozojë modelin zgjedhor me një njësi zgjedhore në grupin e punës për legjislaturën zgjedhore. Megjithatë, për dallim nga partitë e vogla të cilët kërkojnë të mos ketë prag zgjedhor të paktën në zgjedhjen e ardhshme parlamentare, BDI-ja kërkon prag prej 5%, deklaroi Pavlle Trajanov, Lidhja Demokratike. “Ajo që propozon BDI-ja, për një njësi zgjedhore me prag zgjedhor 5%, unë e them me përgjegjësi se…

Lexo më Shumë

Edhe një ulje e re e çmimit të derivateve është regjistruar sot nga Komisioni Rregullator i Energjetikës. Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,00 denarë, ndërsa benzina Eurosuper BS-98, Dizeli dhe vaji ekstra i lehtë do të ulen për gjysmë denari. Sipas KRRE-së edhe mazuti do të ketë ulje me gjysmë denarë. Por, transportuesit e mallrave dhe të udhëtarëve nuk heqin dorë nga vendimi për të mos ulur çmimet e shërbimeve të tyre, ndonëse kostot e transportit të biletave i patën rritur duke iu referuar ngritjes së çmimeve të derivateve. Autoritetet thonë se çmimi i naftës dhe…

Lexo më Shumë

Sindikata e Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP) ka pasur dy takime të pasuksesshme, për të cilat është e papranueshme oferta nga Ministria e Financave për rreth një mijë denarë rritje të pagës për punëtorët. Takimi i dytë u mbajt të enjten në Ministrinë e Arsimit, në prani të ministres së Arsimit dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Financave. Punonjësit e QSHP-së vazhdojnë grevën dhe sot i kërkuan Ministrisë së Arsimit ndryshimin e kalendarit të dhënies së maturës shtetërore pasi nuk do të kenë kohë për të përfunduar detyrën deri më 27 maj, kur testimi është pas provimit të parë ekstern. …

Lexo më Shumë

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Mile Talevski në pyetje të gazetarëve në konferencë për shtyp theksoi se partia e tij mbështet ndryshimet për Kodin Zgjedhor. ” LSDM i mbështet ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke marrë parasysh se pikërisht ne ishim partia e parë politike e cila në programin e vet, që në vitin 2016 propozuam një njësi zgjedhore”, u shpreh Talevski. Ai shtoi se po ashtu mbështesin edhe ndryshimet që kanë të bëjnë me rekomandimet e OSBE-së dhe ODHIR-it. “Sa i përket pragut zgjedhor dhe listave të hapura si dhe duke marrë parasysh se Kodi Zgjedhor është miratuar me…

Lexo më Shumë

Nëse nuk siguron pilotë shtesë, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim rrezikon të mbetet pa drejtues të avionëve për shuarjen e zjarreve. Drejtori, Bekim Maksuti thotë se aktualisht ka pilotë të mjaftueshëm, por një pjesë e tyre janë para pensionimit ndërsa pjesa tjetër nuk kanë arritur të kalojnë gjatë trajnimeve. Ai thotë se bëhet fjalë për fluturake specifike dhe për këtë nevojiten të rinj dhe të reja që kanë licenca për fluturim, të cilët më pas duhet të dërgohen në trajnime shtesë. “Aeroplani I fundit është këtu, është I testuar, kemi resurse, i kemi edhe pilotët, mirëpo në aspekt afatgjatë…

Lexo më Shumë

“Problemet më të mëdha të Maqedonisë së Veriut janë varfëria, standardi i ulët i jetesës, korrupsioni dhe krimi”. Kështu tha në fjalën e saj ambasadorja suedeze në vend Ami Larson Jain, në panelin e PFD2023 me titull “Rruga drejt vitit 2030”, informon PRESSonline.al “Korrupsioni është gërryes për shoqërinë, dobëson demokracinë duke minuar besimin tek institucionet, kërcënon funksionimin e institucioneve demokratike, deformon konkurrencën ekonomike, qytetarët dhe bizneset humbasin si dhe shoqëria në tërësi”, tha Larson Jain. Nga kjo, siç tha ajo, del se lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit janë vlera themelore që duhen respektuar për t’u anëtarësuar në BE. “Maqedonia…

Lexo më Shumë

Brukseli i ka propozuar shteteve anëtare të Bashkimit Evropian rundin e 11 të sanksioneve lidhur me luftën e Rusisë kundër Ukrainës, sanksione që synojnë të parandalojnë shmangien e ndëshkimeve paraprake. “Kjo paketë do të përqendrohet në zbatimin e sanksioneve, efektivitetin e tyre dhe si të parandalohet shmangia e sanksioneve”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer. Pjesë e paketës së sanksioneve që KE-ja ka propozuar synojnë ndaljen e eksporteve të teknologjisë së ndjeshme të tetë kompanive kineze, nën dyshimet se këto kompani po shesin teknologji të tillë në Rusi, raporton AFP, që ka parë një dokument të paketës…

Lexo më Shumë

Provimi i maturës shtetërore për maturantët rrezikon të mbahet më 27 maj. Këto janë parashikimet e Organizatës Sindikale pranë Qendrës për Provim Shtetëror pasi që shumica e punëtorëve janë në grevë dhe nuk mund të arrihen të gjitha përgatitjet. Greva mbahet për shkak kërkesave të vazhdueshme për rritje të pagave ndërsa ministria e financave u ka ofruar një rritje prej vetëm 1000 denarëve. Emilija Boshkovska nga organizata sindikale pranë Qendrës për Provim Shtetëror, thotë se kjo ofertë për ta është e papranueshme. “Deri sot kishim dy mbledhje të cilat përfunduan pa sukses. Mbledhja e dytë ishte të enjten në Ministrinë…

Lexo më Shumë

Lufta kundër sfidave të përgjithshme bashkëkohore globale është përforcuar, më e suksesshme dhe më efikase mu përmes qasjes së domosdoshme globale dhe rajonale, bashkëpunimit operativ aktiv dhe strategjive të përbashkëta në veprim. Në të vërtetë, atë e treguan edhe ngjarjet më të reja gjeopolitike, të cilat kërkojnë përgjigje të përbashkët të sfidave të cilat na tangojnë të gjithë ne, pa përjashtim. Këtë e theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në hapjen e Konferencës së 50-të jubilare evropiane rajonale të Interpolit që prej sot e deri më 11 maj mbahet në Ohër. Në fjalimin para të pranishmëve, ai theksoi…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, thotë se në rrjedhë është procesi i kompletimit të dokumentacionit për transferimin e Grupit të Kumanovës, duke nënvizuar se dinamika e realizmit të transferimit varet gatishmëria dhe shpejtësia e veprimit të gjykatave dhe institucioneve të tjera në këtë rast dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ministri Lloga është shprehur i prerë se duhet të ketë përgjegjësi për ata gjykatës që i lanë të të vjetrohen lëndët ku janë të përfshirë zyrtarët e lartë. Në pyetjen se sikurse ambasadori i Bashkimit Evropian, David…

Lexo më Shumë