Edhe një ulje e re e çmimit të derivateve është regjistruar sot nga Komisioni Rregullator i Energjetikës. Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,00 denarë, ndërsa benzina Eurosuper BS-98, Dizeli dhe vaji ekstra i lehtë do të ulen për gjysmë denari. Sipas KRRE-së edhe mazuti do të ketë ulje me gjysmë denarë. Por, transportuesit e mallrave dhe të udhëtarëve nuk heqin dorë nga vendimi për të mos ulur çmimet e shërbimeve të tyre, ndonëse kostot e transportit të biletave i patën rritur duke iu referuar ngritjes së çmimeve të derivateve. Autoritetet thonë se çmimi i naftës dhe derivateve të tjera është ulur me shpejtësi në periudhën e kaluar, çka do të thotë se ka ardhur koha që shërbimet taksi dhe transporti ndërqytetës me autobus të ulin çmimet dhe tarifat e shtrenjta, të cilat u përcaktuan kur nafta dhe benzina ishin mbi 110 denarë për litër. /alsat.mk
Data 17.08.2026
Aktuale
- Dyshime për nepotizëm/konflikt interesi në AKE: ish-punonjësi pretendon se drejtori punësoi djalin e baxhanakut
- Intervistë ekskluzive| 25-vjetori i MO-së/ Ilir Meta: Paqe me Drejtësi
- Rrëzohet helikopteri privat në një ishull grek, humbin jetën tre persona
- ASH: Pas 25 vitesh, të drejtat e Marrëveshjes së Ohrit nuk duhet të jenë më të diskutueshme
- ASH: Pas 25 vitesh, të drejtat e Marrëveshjes së Ohrit nuk duhet të jenë më të diskutueshme
- Ndodh ajo që i frikësoheshin të gjithë: Ndarja që i preku të gjithë – Elijona dhe Klodi nuk qenkan më bashkë?
- “Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar! – Mbyllet protesta e 79-të, qytetarët të vendosur në revoltën kundër qeverisë: Arrestoni Ramën dhe Belindën! Ju erdhi fundi
- Emrat/ Katër persona pësojnë djegie gjatë riparimit të motorit të një skafi ne Himare



