Katër persona kanë përfunduar në spital pasi u dogjën gjatë riparimit të motorit të një skafi në Porto Palermo.
Policia bën me dije se paraprakisht dyshohet se ata kanë pësuar djegie pasi ranë në kontakt me benzinën gjatë riparimit të motorit.
Të lënduar kanë mbetur 40-vjeçari Xhemal Ismailaj, 38-vjeçari Ardinant Qaziu, 25-vjeçari Mateo Merdanaj si dhe 18-vjeçari Aleks Doda.
Sipas policisë, ata fillimisht janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore të Himarës, ndërsa më pas janë dërguar në spitalin e Vlorës për ndihmë më të specializuar.
Njoftimi i Policisë:
Himarë/Informacion paraprak-Rreth orës 19:20, në Qendrën Shëndetësore Himarë janë paraqitur për ndihmë mjekësore 4 shtetas me djegie në pjesë të ndryshme të trupit.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se, gjatë riparimit të motorit të një skafi në Porto Palermo, shtetasit XH.I, 40 vjeç, A.O, 38 vjeç, M.M, 25 vjeç, A.D, 18 vjeç, kanë pësuar djegie, si pasojë e rënies në kontakt me lëndën djegëse benzinë.
Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



