Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, thotë se në rrjedhë është procesi i kompletimit të dokumentacionit për transferimin e Grupit të Kumanovës, duke nënvizuar se dinamika e realizmit të transferimit varet gatishmëria dhe shpejtësia e veprimit të gjykatave dhe institucioneve të tjera në këtë rast dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ministri Lloga është shprehur i prerë se duhet të ketë përgjegjësi për ata gjykatës që i lanë të të vjetrohen lëndët ku janë të përfshirë zyrtarët e lartë. Në pyetjen se sikurse ambasadori i Bashkimit Evropian, David…
Author: Hamdi Kumanova
Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Memedoviq, njoftoi se sot komisioni ka mbajtur mbledhje, në të cilën kanë marrë vendim që t’i rekomandohet ministrisë së Shëndetësisë, që të shfuqizohen gjitha masat kundër KOVID-19. “Do bëhet tranzicion i trajtimit të kovidit nga pandemi nga diçka e zakonshme në nivel të sëmundjeve tjera të cilat janë prezent në raportet e IPSH”, ka thënë Memedoviq, raporton SHENJA. Masat të cilat shfuqizohen janë bartja e detyrueshme e maskave në spitalet, në transportin publik në barnatoret dhe shtëpitë për pleq. Javën e kaluar janë regjistruar vetëm 66 raste, tha Memedoviq. Ai tha se kovidit…
16 VENDE PËR SHKAQE SIGURIE NDALOJNË TIK-TOKUN Maqedonia e Veriut mund të bëhet njw nga shumë vende të botës ku aplikacioni Tik-Tok është i ndaluar nëpër shkolla. Në botë, për shkaqe sigurie, 16 vende kanë ndaluar Tik-Tokun në nivel global, njofton KlanM. Shumë agjenci qeveritare dhe biznese private në botë kanë vendosur ose kanë bërë përpjekje që të imponojnë ndalesa për Tik-Tokun. Vende si India dhe SHBA-të kanë shfaqur shqetësime për aplikacionin kinez, duke bërë tentative ta ndalojnë në shitoret e aplikacioneve. Indonezia dhe Bangladeshi, sic njofton KlanM, kanë ndaluar Tik-Tokun në bazë të shqetësimeve që lidhen me pornografinë. Vende…
Jo vetëm të rinjtë, por edhe fëmijët masovikisht janë përdorues të rrjeteve sociale: Facebook, Instagram apo edhe Tik-Tok. Këtë e pohojnë edhe fëmijët dhe të rinjtë e anketuar nga TVM-2. “Instagramin, për foto e përdori edhe Tik-Tokun, por jo aq shumë.”, – tha një djalë. “Instagrami, më pëlqen më shumë, Tik-Tokin me raste. Komunikoj me shokë, me njerëz na lidhë më shumë. Ndonjëherë publikoj edhe video.”, – u shpreh një vajzë. “Unë Tik-Tokun, shikoj vetura këso gjërash.”, – u shpreh një djalë tjetër. Prindërit e anketuar thonë se përpiqen t’i kontrollojnë fëmijët në përdorimin e rrjeteve sociale. Prindër “Patjetër.”, -…
Pronari i njërës prej tre veturave të djegura në afërsi të Bit Pazarit, e markës “golf 8”, është i ish-gjyqtarit nga Gjykata Themelore e Gostivarit dhe profesori aktual në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë, Sejfulla Osmani, njofton “360 Gradë”. “Presim që organet hetimore të japin më shumë informacion për shkaqet e zjarrit të veturës”, tha Osmani për “360 Gradë”. Ai thotë se nuk dyshon te askush se ka mundur ta shkakton zjarrin qëllimisht pasi, siç tha ai, nuk është grindur me askënd. Rasti është konfirmuar edhe nga MPB, nga ku japin detaje për ngjarjen. “Më 08.05.2023 në ora 03:11 minuta në…
MPB njofton dje ka ndodhur një aksident tragjik në rrugën Shkup-Tetovë, ku jetën ka humbur një 313-vjeçar. “Me datë 07.05.2023 në ora 15:20 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën Shkup-Tetovë, në atarin e fshatit Arnaqi, automjeti “Fiat” me targa të Strugës, drejtuar nga A.S.(49) nga fshati Labunishtë i Strugës ka goditur A.S.(31) nga fshati Jurumleri i Shkupit. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vend këmbësori A.S, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i urgjencës Mjekësore. Në vendin e ngjarjes kontroll ka kryer Prokurori Publik dhe një ekip inspektues nga SPB Shkup”, thuhet në njoftimin e MPB.
Sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Zheljko Bërkiq njoftoi sot se ditëve të fundit janë regjistruar 90 raste të rrezikimit të sigurisë në Serbi.Bërkiq tha se 24 prej tyre vijnë nga rrjetet sociale, ndërkohë shtoi se tetë të mitur janë ndaluar.Zyrtari i MPB’së i ka thënë RTS’së se vetëm në zonën e Beogradit janë regjistruar 43 raste të rrezikimit të sigurisë dhe shkaktimit të panikut, pesë persona janë ndaluar dhe janë ngritur katër kallëzime penale.“Unë iu bëjë thirrje mësuesve dhe prindërve që të bisedojnë me fëmijët dhe t’iu shpjegojnë atyre se çdo postim që mund të duket…
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq pret që sa më parë të përfundohet teksti i amandamenteve për ndryshimet kushtetuese në grupin e punës, në mënyrë që këtë muaj t’i diskutojnë dhe t’i dërgojnë në Kuvend. “Pres sa më parë të përfundohet teksti i amandamenteve në pyetje prej disa ditëve apo javëve në mënyrë që këtë muaj t’i shohim amandamentet në opinion, t’i diskutojmë dhe më tutje t’i dërgojmë në Kuvend. Unë pres ta arrijmë afatin në nëntor, por ajo dinamikë varet nga ajo se si Kuvendi do ta parashtrojë kalendarin e ndryshimee kushtetuese, por konsideroj se ajo procedurë duhet të…
Problemi me qentë endacakë në Tetovë vazhdon të shkaktojë telashe për qytetarët, sidomos fëmijët. Së fundmi, është incizuar se si një vajzë e mitur është sulmuar nga dhjeta qenë endacakë. Video e publikuar nga një qytetar i Tetovës është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, ndërsa kërkohet përgjegjësi nga organet kompetente për këtë problem. Ndryshe, për zgjidhjen e problemit nëpërmjet ndërtimit të një qendre rajonale për trajtim të qenve endacakë, UNDP dhe Qeveria zvicerane ndanë fonde për projektin në fjalë, por regjioni planor i Pollogut nuk ia doli të shfrytëzoj këto mjete, shkaku i mos gjetjes së vendit se…
Pak njerëz në Maqedoninë e Veriut mund të përballojnë financiarisht një automjet elektrik, por kjo nuk i ndaloi turmat që të dynden në ekspozitën e parë të makinave elektrike në vend, të mbajtur në East Gate Mall, në Shkup, në tetor të vitit të kaluar. Maqedonia e Veriut së shpejti do të fillojë prodhimin e një makine të plotë elektrike në fabrikën gjermane Next.e.GO Mobile, në qytetin e Tetovës. Fabrika është në ndërtim e sipër, dhe tashmë ka disa fabrika që prodhojnë pjesë këmbimi makinash. Megjithatë, shumica e popullsisë maqedonase ka makina të vjetra dhe ndotëse, të importuara nga Europa…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e krahasoi Rusinë me Gjermaninë naziste, teksa propozoi zhvendosjen e festimeve të Ditës së Fitores së Luftës së Dytë Botërore më 8 maj, përmes një projektligji të paraqitur para ligjvënësve në Kiev. Ashtu si Rusia, Ukraina tradicionalisht përkujton fitoren ndaj nazistëve më 9 maj, por kjo datë është bërë gjithnjë e më shumë e lidhur me një paradë në Moskë, e përdorur nga Kremlini për të treguar fuqinë e tij ushtarake. “Është më 8 maj që shumica e kombeve të botës kujtojnë madhështinë e fitores ndaj nazistëve. Ne nuk do të lejojmë që të përvetësohet fitorja…
Duke festuar 20 vjetorin e saj, ProCredit Bank përmes fushatës së saj të re “Shembull i Përgjegjësisë” hap një botë të re në të cilën përgjegjësia tregohet përmes veprave! Çfarë e bën ProCredit Bank të ndryshëm nga të tjerët? Fakti që ProCredit e sheh botën përmes prizmës të vlerave dhe parimeve të vërteta, duke promovuar një kulturë pozitive dhe të përgjegjshme të punës dhe të jetesës. Pikërisht përmes fushatës “Shembull i përgjegjësisë”që banka tregon përmes shembujve konkret se me të vërtetë e do dhe kujdeset për natyrën, se është një partner i dëshmuar i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme…

