Duke festuar 20 vjetorin e saj, ProCredit Bank përmes fushatës së saj të re “Shembull i Përgjegjësisë” hap një botë të re në të cilën përgjegjësia tregohet përmes veprave!
Çfarë e bën ProCredit Bank të ndryshëm nga të tjerët? Fakti që ProCredit e sheh botën përmes prizmës të vlerave dhe parimeve të vërteta, duke promovuar një kulturë pozitive dhe të përgjegjshme të punës dhe të jetesës.
Pikërisht përmes fushatës “Shembull i përgjegjësisë”që banka tregon përmes shembujve konkret se me të vërtetë e do dhe kujdeset për natyrën, se është një partner i dëshmuar i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë lokale dhe se ajo që ne po bëjmë tani duhet të lërë një ndikim pozitiv në të ardhmen.
Kohët e fundit, ne mund të përballemi gjithnjë e më shpesh me fjalët “eko” dhe “përgjegjësi” që paraqesin misionin dhe vizionin e kompanive të ndryshme, të cilat shumë rrallë mbështeten nga numrat, arrijnë efekte pozitive dhe praktika të realizuara konkretisht. Kjo është arsyeja pse ProCredit ec përpara dhe ofron shembuj të drejtpërdrejtë që konfirmojnë parimet e përgjegjshme të punës dhe konfirmojnë faktin se ata janë një bankë me të vërtetë e përgjegjshme që kujdeset për njerëzit, mjedisin jetësor, bizneset dhe të ardhmen. Me rastin e 20 vjetorit të bankës, ne veçojmë 20 prej tyre.
Qëndrueshmëria
- 20% e portofolit të kredisë së bankës është eko, gjë që e bën atë liderin dominues në këtë segment të tregut maqedonas. Efekti i eko-investimeve të mbështetura kontribuon në një kursim të përgjithshëm prej 49.146 ton CO2, që është ekuivalente me largimin e 24.573 automjeteve nga qarkullimi për një vit.
- Banka ka financuar më shumë se 150 impiante solare për prodhimin e energjisë së pastër dhe ka mbështetur mbi 400 familje për eko-investime në zgjidhje me efikasitet energjetik.
- ProCredit është i pari që promovon e-mobilitetin. Gjatë viteve të fundit, banka ka instaluar 25 karikues të automjeteve elektrike, të disponueshme për të gjithë, pa pagesë.
- 70% e automjeteve të bankës janë
- Riciklimi është një parim i zbatuar plotësisht i funksionimit. Gjatë viteve janë ricikluar 20.240 kg qelq, mbi 22.000 kg letër dhe mbi 200 kg plastikë.
- Ndërtesa administrative e ProKredit në Shkup është ndërtesa e parë me efikasitet energjetik në vend me certifikatë ndërkombëtare EDGE. Përdorimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë si pompat e nxehtësisë gjeotermike për ngrohje dhe ftohje dhe një termocentral fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike, më tej zvogëlon konsumin e energjisë.
- Prodhimi i përgjithshëm i energjisë nga investimet në hidrocentrale është 72.000 mWh, i cili prodhon energji të pastër ekuivalente me konsumin mesatar të 12.210 të ekonomive familjare në një vit.
Kultura e kursimit
- ProCredit Bank beson në kursimin para konsumit – në operacionet e saj nuk promovon kredi konsumatore të pa dedikuar, dhe në të njëjtën kohë praktikon promovimin e vazhdueshëm të kulturës së kursimit.
- 65% e klientëve të ProCredit në segmentin e popullsisë janë kursimtarë.
Kreditim i përgjegjshëm
- ProCredit ka një listë të përcaktuar qartë të aktiviteteve që rrezikojnë mjedisin jetësor dhe mjedisin shoqëror që banka nuk i krediton. Pjesë e kësaj liste janë bastoret, prodhuesit e plastikës me përdorim të vetëm, aktivitetet e ndërtimit në parqet kombëtare, etj.
- Stabiliteti dhe përgjegjësia konfirmohen përmes mirëmbajtjes së vazhdueshme të një portofoli të kredisë me cilësi të lartë me një përqindje të ulët të kredive jofunksionale prej 1,89%.
- ProCredit Bank është banka e parë dhe e vetme në vend që vlerësohet çdo vit nga agjencia ndërkombëtare kreditore Fitch Ratings, që nga viti 2005.
Mbështetja e bizneseve lokale
- ProCredit është një bankë e orientuar drejt zhvillimit me fokus në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që e çojnë ekonominë përpara. Gjatë viteve, ProCredit ka mbështetur 4.000 kompani maqedonase, duke kontribuar kështu në krijimin e vendeve të reja të punës.
- 90% e portofolios kreditore së bankës është për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Gjatë periudhes 20 vjeçare, ProCredit mbështeti sektorin e biznesit me mbi 60.000 kredi me një vëllim të përgjithshëm prej 2,2 miliardë eurosh.
- Në ProCredit Bank çdo klient është po aq i rëndësishëm, prandaj çdo klient ka një qasje të personalizuar dhe një këshilltar personal bankar të arritshëm për mbështetje këshilluese
Digjitalizimi
- ProCredit Bank është banka e parë me operacione plotësisht të digjitalizuara dhe zona të hapura 24/7 në vend.
- Nëpërmjet digjitalizimit, ProCredit ka reduktuar me 90% përdorimin e letrës në 10 vitet e fundit, duke kursyer rreth 450 pemë në vit.
Mundësi të barabarta
- ProCredit promovon mundësi të barabarta për të gjithë – 80% pjesëmarrje të grave në pozita udhëheqëse
- ProCredit ofron mundësi karriere për të rinjtë. Banka investon mbi 22.000 orë në vit në trajnimin e të rinjve përmes programit onboarding. Sot ato përfaqësojnë rreth 45% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në ProCredit.
- ProCredit Bank investon rreth 000 orë në vit në trajnimin e e të punësuarve, ose mesatarisht mbi 260 orë për punonjës, në mënyrë që të ofrojë shërbim të nivelit të lartë ndaj klientit.
ProCredit Bank, duke shkuar përtej stuhive të përditshme, tregon përmes shembujve konkret se parimet e punës, vlerat e vërteta, edukimi i vazhdueshëm, inkurajimi i kulturës së kursimit, përmirësimi i përgjithshëm i cilësisë së jetës dhe ekonomisë në tërësi janë parim i punës, por edhe një mënyrë jetese përmes së cilës ata veprojnë dhe bëjnë një ndryshim.