Nga fillimi i fushatës së vaksinimeve anti Covid-19, që në Shqipëri nisi më 11 janar 2021 deri në dhjetor 2022, u shpenzuan në total 44,4 mln euro për blerjen e vaksinave. Në vitin 2021 sipas të dhënave të raportit të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë vaksinuar 1,152,237 persona. Fondi i shpenzuar për blerjen e vaksinave është në vlerën e rreth 3.5 miliardë lekëve. Për vitin 2022 numri i vaksinimeve është 534,536 persona, ndërsa fondi i shpenzuar është me vlerë 1.5 miliardë lekë. Sipas detajimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë periudhës janar-dhjetor 2022 me vaksinën anti Covid-19 janë vaksinuar: 104,221…
Author: Hamdi Kumanova
Të paktën 21 persona kanë vdekur pasi një anije turistike u përmbys në shtetin jugor Kerala të Indisë. Mediat e huaja, bëjnë me dije se mes viktimave janë gra dhe fëmijë. Numri i të vdekurve mund të rritet pasi përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe anija është tërhequr nga ujërat me baltë. Mbipopullimi shkaktoi përmbysjen e varkës dykatëshe, tha për Reuters Abdul Nazar, mbikëqyrësi i policisë së rrethit Malappuram. Varka thuhet se mbante rreth 50 persona, ose dyfishi i kapacitetit të saj, kur u përmbys mbrëmjen e së dielës. Kryeministri indian Narendra Modi shprehu ngushëllimet në Tëitter, duke…
Një nxënës i mitur nga një shkollë në Karposh ka përfunduar në polici gjatë ditës së djeshme pasi tek i njëjti një mësues ka gjetur një plumb të pashkrepur, përcjell TV21. Nga MPB shtojnë se për rastin në fjalë është njoftuar edhe Prokuroria. “Më datë 05.05.2023, në Stacionin Policor Karposh, është realizuar bisedë zyrtare me një të mitur nga Shkupi, për shkak se në ora 11:48 në SPB-Shkup, nga shkolla fillore në rajonin e komunës së Karposhit, ku ai ka mësuar, është raportuar se më datë 05.02.2023 një mësues në këtë shkollë ka gjetur një plumb të pa shkrepur tek…
Nga MPB bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme në një veturë me targa të Strumicës janë kapur 11 emigrantë, 10 nga Siria dhe një nga Iraku, përcjell TV21. Nga MPB shtojnë se vetura me emigrantë ishte e tipit “Audi” dhe po qarkullonte në autostradën A1. “Me datë 05.05.2023 në ora 20:20 në autostradën A1, në kryqëzimin Miravci, zyrtarët policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Jug i kanë dhënë shenjë ndalimi automjetit të pasagjerëve “Audi” me targa të Strumicës, por vetura ka nuk është ndaluar. Më pas menjëherë automjeti është ndalur dhe në të janë gjetur 10 emigrantë…
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, i shoqëruar nga bashkëshortja Elizabeta Gjorgievska, sot mori pjesë në ceremoninë solemne të kurorëzimit të Lartmadhërisë së tij mbretit Charles III dhe mbretëreshës Kamila në Kishën e Uestminsterit në Londër. Siç bënë të ditur nga kabineti i tij, Pendarovski me bashkëshorten mbrëmë morën pjesë edhe në pritjen në Pallatin e Bakingamit, i organizuar nga Charles III për mysafirët e huaj – shefa të shteteve me të cilët Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore ka marrëdhënie diplomatike, për përfaqësues të rajoneve britanike dhe territore tejoqeanike, si dhe për anëtarë të familjes mbretërore…
Pistoleta, pushka, snajpera qytetarët gjejnë mënyra të ndryshme për të blerë armë zjarri. Disa prej tyre kanë leje e disa jo. Policia vitin e kaluar kapi 210 persona të cilët kanë mbajtur armë pa leje. Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti janë ngritur kallëzime penale për 53 persona të cilët kanë mbajtur armë pa leje. Statistikat e MPB-së tregojnë se 180 mijë qytetarë të vendit posedojnë armë me leje, ndërsa numri i armëve pa leje është dyish më i madh. MPB 2021 – 5.719 leje për armë zjarri 2022 – 5.969 leje për armë zjarri 2023…
Më në fund BDI-ja deklarohet e gatshme të diskutojë dhe të pranojë modelin me një njësi zgjedhore, shumë kohë pasi kjo parti kishte qenë ithtare e modelit aktual dhe kundërshtarja kryesore e ndryshimit të modelit zgjedhor. Nga kjo parti thonë se do ta bëjnë vetë këtë propozim në grupin e punës për ndryshimet në legjislaturën zgjedhore. “Edhe mund të flasim për një njësi zgjedhore por me kompromis sigurisht se edhe e logjikshme është që të kemi një prag prej 5% dhe lista të hapura për deputetë. Kështu mendojmë se kontribuojmë në rritjen dhe përmirësimin e cilësisë në përfaqësim në Kuvend…
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, së bashku me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir, ministren e kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe kryetarin e Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski, në Shtëpinë e Oficerëve në Manastir, në kuadër të aktiviteteve të Ditës së Evropës 2023, zyrtarisht hapën Shtëpinë e Evropës (Europe House), në një nga objektet më të rëndësishme kulturore dhe historike në qytet, e cila është restauruar përmes projektit për konkurrueshmëri lokale dhe rajonale (PKLR). Ambasadori i BE-së…
Pacienti më i ri me kancer të lëkurës një 11-vjeçar Po ia kontrollojnë pigmentet në lëkurë. 70 vjeçarit dermatologët i rekomanduan që të shkoj në Klinikë pasi që ka disa shenja të cilët mund të rrezikojnë paraqitjen e kancerit në lëkurë. “Në kokë kam disa ndryshime që duhet të trajtohen. Më thanë që duhet të shkoj në Klinikë për t’i bërë kontrollet e detajuara. Kjo është hera e parë që bëjë një kontrollë të tillë. Zakonisht mbrohem nga dielli me kapelë”, thotë Millovan Gjorgjievski, qytetar. Të ri e të moshuar erdhën për ta kontrolluar lëkurën se mos vallë kanë ndonjë…
Janë bërë të paktën 19 studime për rolin që mund të luajë kafeja në sëmundjen e parkinsonit dhe në përgjithësi, konsumimi i saj ul gati një të tretën e rrezikut. Përbërësi kyç është kafeina, duke qenë se edhe çaji ka veti mbrojtëse, ndërsa kafeja pa kafeinë jo. Ashtu si fitoushqyesit e frutave të pyllit, edhe kafeina ka treguar se ka veti mbrojtëse ndaj qelizave nervore njerëzore, nga vrasja e pesticideve dhe neurotoksinave të tjera. Por si ndikon kafja në trajtimin e parkinsonit? Në një eksperiment rastësor të kontrolluar, pacientëve me parkinson u dhanë kafeinë ekuivalente me 2 filxhanë kafeje në ditë (ose përafërsisht…
Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme beson se aspekti i sigurisë do të jetë shumë i rëndësishëm në periudhën e ardhshme për shkak të rrezikut të të ashtuquajturit “efekt domino”. Ky Union ka dhënë propozime konkrete, që do të shtojnë, sipas tyre, sigurinë në shkollat e vendit. MASH dhe MPB, sipas Unionit, duhet të nisin sa më shpejt një bashkëpunim ndërinstitucional për të forcuar sigurinë e shkollave më së voni deri në fund të këtij viti shkollor. “Edhe pse në Maqedoni pothuajse çdo shkollë është e pajisur me ekip të bashkëpunëtorëve profesional (pedagog, psikolog dhe edukator special), praktika tregon…
Në një shkollë të mjekësisë në Shkup, tre nxënëse kanë publikuar video në “Tik-Tok” me çka kanë kërcënuar një nxënës të të njëjtës shkollë dhe disa persona tjerë, përcjell TV21. Nga MPB thonë se është zhvilluar bisedë me tri vajza. “Me datë 05.05.2023, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor në Qendër pranë SPB-Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare me E.R. (18) dhe tre të mitura të moshës 17 vjeçare, të gjithë nxënëse në një shkollë të mesme në Shkup, ndërsa kanë qenë prezent edhe prindërit e tyre, pasi kanë marrë njoftim nga punonjësit e shkollës se nxënëset kanë postuar përmbajtje duke kërcënuar…

