Nga MPB bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme në një veturë me targa të Strumicës janë kapur 11 emigrantë, 10 nga Siria dhe një nga Iraku, përcjell TV21. Nga MPB shtojnë se vetura me emigrantë ishte e tipit “Audi” dhe po qarkullonte në autostradën A1.
“Me datë 05.05.2023 në ora 20:20 në autostradën A1, në kryqëzimin Miravci, zyrtarët policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Jug i kanë dhënë shenjë ndalimi automjetit të pasagjerëve “Audi” me targa të Strumicës, por vetura ka nuk është ndaluar. Më pas menjëherë automjeti është ndalur dhe në të janë gjetur 10 emigrantë nga Siria dhe një emigrant nga Iraku”, thonë nga MPB.