Të paktën 21 persona kanë vdekur pasi një anije turistike u përmbys në shtetin jugor Kerala të Indisë.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se mes viktimave janë gra dhe fëmijë.
Numri i të vdekurve mund të rritet pasi përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe anija është tërhequr nga ujërat me baltë.
Mbipopullimi shkaktoi përmbysjen e varkës dykatëshe, tha për Reuters Abdul Nazar, mbikëqyrësi i policisë së rrethit Malappuram.
Varka thuhet se mbante rreth 50 persona, ose dyfishi i kapacitetit të saj, kur u përmbys mbrëmjen e së dielës.
Kryeministri indian Narendra Modi shprehu ngushëllimet në Tëitter, duke thënë se ai ishte “i dhimbshëm nga humbja e jetëve”.
Shumë pasagjerë u bllokuan nën varkë dhe errësira pengoi përpjekjet e shpëtimit, sipas mediave lokale.
Të paktën katër persona që u dërguan në spital janë në gjendje kritike, tha ministri i sportit dhe peshkimit i Kerala, V Abdurahiman.
Numri i saktë i pasagjerëve të zhdukur nuk ishte ende i qartë.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.