Në një shkollë të mjekësisë në Shkup, tre nxënëse kanë publikuar video në “Tik-Tok” me çka kanë kërcënuar një nxënës të të njëjtës shkollë dhe disa persona tjerë, përcjell TV21. Nga MPB thonë se është zhvilluar bisedë me tri vajza.
“Me datë 05.05.2023, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor në Qendër pranë SPB-Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare me E.R. (18) dhe tre të mitura të moshës 17 vjeçare, të gjithë nxënëse në një shkollë të mesme në Shkup, ndërsa kanë qenë prezent edhe prindërit e tyre, pasi kanë marrë njoftim nga punonjësit e shkollës se nxënëset kanë postuar përmbajtje duke kërcënuar një nxënës në të njëjtën shkollë dhe persona të tjerë në një rrjet social. Është njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Çështje Sociale dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.