Të hënën me 8 Maj pritet të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj ish shefi i urbanizmit në Komunën Mavrovë – Rostushë, pas shumë seancave të prolonguara. Ndryshe, disa herë radhazi po shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish shefi i urbanizmit në Komunën Mavrovë – Rostushë. Prolongimi i fundit u bë me 10 prill me pretekst se mungonte në sallën e gjyqit ka munguar përfaqësuesja e ekspertizës ligjore. Herën e parafundit, me datë 8 mars sërish ishte shtyer seanca gjyqësore për rastin “Parcela në Mavrovë”. Përpiluesja e ekspertizës kishte rast vdekje për çka ka munguar në seancë dhe kjo ka qenë arsyeja…
Author: Hamdi Kumanova
E vetmja mënyrë efektive për të luftuar korrupsionin është hapja e kapitujve në procesin e negociatave me BE-në sa më shpejt të jetë e mundur. Kështu thotë shefi i diplomacisë, Bujar Osmani në një intervistë për “Triling”. “Mekanizmi më i mirë për të luftuar korrupsionin është negociatat me BE-në. Në Botë nuk është krijuar një mekanizëm më të saktë për të luftuar korrupsionin, përveç përmbushjes së kritereve të Kopenhagës dhe anëtarësimit në BE. Ne si Qeveri themi le të fillojë ai proces që të aktivizohen ato mekanizma, ata mikroskop, instrumente për të luftuar korrupsionin. Dhe kemi anën tjetër që thotë…
Çmimi mesatar për konsumatorët familjarë është 0.103 euro/kwh, që e rendit Maqedoninë e Veriut më të shtrenjtën në rajon, ndërkohë që e dyta vjen Shqipëria me 0.0976 euro/kwh orë. Mali i Zi e ka energjinë pak më lirë se Shqipëria (0.096) dhe renditet në vendin e tretë, Bosnjë dhe Hercegovina (0.0893), Serbia (0.0869), ndërkohë që Kosova e kishte energjinë për familjarët më të lirë në Europë deri në fund të vitit 2 Ndonëse familjet në Maqedoninë e Veriut “shpëtuan” pa iu rritur çmimet e energjisë në muajt e fundit të 2022 për konsumin mbi 600 kwh, sërish ata e kanë…
Artan Grubi dhe Dimitar Kovaçevski, sipas VMRO-DPMNE-së, nuk e heqin nga goja Bashkimin Evropian, por cdo ditë, sipas kësaj partie, abuzojnë me vlerat e BE-së, përcjell KlanM. “Tashmë ndryshimet e pesë ligjeve që lidhen me realizimin e dyshimtë, ose më saktë kriminal të Korridorit 8 dhe Korridorit 10d, do të barten me flamurin e popullarizuar europian ose lexo: pa debat në Kuvend. Bëhet fjalë për një sërë ligjesh që janë saktësisht në kundërshtim me vlerat evropiane, si dhe me të drejtën pozitive në Maqedoni. Një javë pune 60 orëshe nuk mund të jetë vlerë evropiane, kur është në kundërshtim…
Me përfundimin e korridoreve 8 dhe 10d, që janë në hartën e BE-së, Maqedonia do të kthehet në një udhëkryq në Ballkan dhe do të forcojë rëndësinë e saj gjeostrategjike – konstatojnë përmes një kumtese nga LSDM e Kovaçevskit, përcjell KlanM. Kjo rrugë sipas LSDM-së, është thelbësore për krijimin e potencialeve të reja për ekonominë dhe hapjen e potencialeve të reja dhe vende pune të reja të paguara mirë për qytetarët e vendit. “Ky është projekti më i madh infrastrukturor në historinë e vendit, me vlerë 1.3 miliardë euro. Nga këto fonde, të paktën 600 milionë euro do të…
MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 18:30 në lagjen Ilinden është arrestuar 49-vjeçari Q.S. nga Haraçina. Nga MPB shtojnë se ai është kapur me dru zjarri, të pa deklaruara. “Ai është gjetur se si me veturë për ngarkim “Mercedes”, me targa të Shkupit po transportonte dru zjarri pa dokumentacion”, thonë nga MPB.
Administratorët shtetëtor në Republikën e Maqedonisë duke se janë në hallë të madhë. Rroga e tyre shkon vetëm për ta paguar këstin e kredisë, rrugën, ushqimin dhe një pako cigare. Ata që udhëtojnë nga Tetova, Gostivari apo Kumanova duhet të paguajnë rreth 8000 denarë për rrugën, nëse marrin tost apo saundvic kjo ju kushton rreth 3000 denarë, një pako cigare në muaj nga më të lirat 3600 denarë dhe kësti i Kredisë 10 mijë denarë, iku rroga, njofton agjencia e lajmeve INA, e cila ka intervistuar disa nëpunës shtetëor. Shumica prej administratorëve ka vite që nuk janë avansuar dhe…
Maqedonia e Veriut sivjet ka çmimin më të lartë për shkuarjen në Haxh për dallim nga Kosova, Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit. Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut (BFI), ka bërë të ditur se shkuarja në Haxh për vitin 2023 do të kushtojë 6.550 euro. Rijsati i BFI-së në RMV në krye me Reis ul Ulema Hfz. Shaqir ef. Fetahu më 29.03.2023 vendosi që aranzhmani i haxhit 2023 do të jetë 6,550 Euro (ku përfshihen të gjitha harxhimet), ndersa qëndrimi i haxhive në haxh do të jetë 23 netë në Meke, 5 netë në Medine. …
Për t’i transferuar nga kufiri jugor me Greqinë në kufirin verior me Serbinë, trafikantët u marrin migrantëve – që kryesisht vijnë nga vendet e Afrikës së Veriut, Siria, Iraku, Pakistani dhe Afganistani – nga 800 deri në 1.000 euro. Kështu i tha Radios Evropa e Lirë Kryqi i Kuq në Maqedoninë e Veriut. Suzana Tuneva, nga kjo organizatë, thotë për REL-in se ekipet e Kryqit të Kuq që veprojnë në terren hasin gjithnjë e më shumë raste ku migrantët janë viktima të dhunës fizike dhe psikike nga trafikantët. “Në terren hasim në shumë raste ku është ushtruar dhunë ndaj migrantëve,…
Rreth 600 mijë qytetarë në 2021 ishin pjesë e veprimeve të ndryshme të korruptuara. Këtë e tregoi hulumtimi i MCMS. Edhe pse ky numër është zhgënjyes, megjithatë edhe më i zhgënjyes është fakti se vetëm 0,015% të rasteve mbaruan me aktakuzë. “Sipas raportit tonë që e kemi bërë për vlerësimin e korrupsionit, sipas këtij raporti, del se vetëm 0,015% të veprave që kanë të bëjnë me korrupsion në një farë mënyre, mbaruan me aktvendim për kryerësit. Si e kemi marrë këtë rezultat? Është e thjeshtë që të arrijmë deri te ky numër. Prej të gjithë personave që na kanë konfirmuar…
Siç njoftojnë nga AIM, lidhur me tre memorandumet me Maqedoninë e Veriut, të cilat ende nuk janë ratifikuar në Parlamentin grek, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, në një intervistë për portalin grek “In” u shpreh se çdo qeveri vlerëson se çfarë është në interesin e saj. “Çdo qeveri vlerëson gjithmonë se cili është interesi kombëtar dhe cilat karta negociatash duhet të mbajë në dorë. Pra, mendoj se qeveria e re greke që do të dalë pas zgjedhjeve, për të cilën shpresoj dhe shpreh sigurinë se do të jemi ne, do ta shqyrtojë çështjen dhe do të shohë se…
Adresa elektronike prijavinasiltstvo.gov.mk ose paraqitdhunë.gov.mk është hapi i parë që Ministria e Arsimit ndërmori për të parandaluar dhunën nëpër Shkolla. Takimi i përfaqësuesve të Ministrisë me psikologë, pedagogë e përfaqësues të sigurisë, erdhi një ditë pas masakrës në Beograd kur një nxënës vrau 9 persona, 8 prej të cilëve fëmijë. /Alsat.mk

