Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) sot ka njoftuar se tre zgjidhje të reja ligjore do të stimulojnë progresin e arsimit të mesëm, të arsimit dhe trajnimit profesional, si dhe të arsimit të të rriturve. Draft-versionet janë përgatitur ne mes më shumë diskutimeve të organizuara gjatë periudhës me palët e interesuara dhe në to janë integruar të gjitha vërejtjet konstruktive, transmeton Portalb.mk. “Dy nga ligjet tashmë janë publikuar në sistemin RNEV, ku qytetarët kanë dhënë sugjerimet dhe propozimet e tyre që të avancohet përmbajtja para dërgesës në Kuvend. Së shpejti edhe Ligji për Arsimin e Mesëm do të shpallet…

Lexo më Shumë

Një grup studentësh nga Fakulteti Pedagogjik dhe Fakulteti Filozofik qëndruan për vizitë studimore në Shtëpinë edukuese-përmirësuese Tetovë – Vollkovi, në të cilin ekzekutohet masa edukuese Dërgim në shtëpi edukuese-përmirësuese për fëmijët e gjinisë mashkullore të cilët kanë rënë ndesh me ligjin. Studentët e programeve studimore Pedagogji profesionale nga Fakulteti Pedagogjik dhe programi studimor Punë sociale dhe mbrojtje sociale nga Fakulteti Filozofik, gjatë vizitës në këtë shtëpi patën mundësi që për së afërmi të njihen me trajtimin, kushtet e institucionit dhe aktivitetet e ndryshme në të cilat marrin pjesë fëmijët dhe ekipi profesional, të cilat kanë për qëllim risocializimin, riedukimin dhe zhvillimin e drejtë…

Lexo më Shumë

Të punësuarit që punojnë institucione, marrëveshje kolektive e të cilëve u është harmonizuar me Ligjin për Pagë Minimale do të marrin pagë me rritje lineare prej 2.175 denarë, paralajmëroi kryeministri Dimitar Kovaçevski, njofton Portalb.mk. Në ndërkohë, kryeministri tha se pret që të arrihet pajtueshmëri për marrëveshje të përgjithshme kolektive, por edhe të miratohet ligj i ri për pagat që të vendoset rend në këtë sektor. “Këshilli Ekonomiko-Social në krye me ministren e Punës dhe Politikës Sociale punon në bisedimet për marrëveshje të re kolektive, gjegjësisht institucionet, Qeveria me të punësuarit nëpërmjet sindikatave t tyre. Edhe diçka, që për mua është…

Lexo më Shumë

Në kushtet kur Maqedonia e Veriut po përballet me mungesën serioze të fuqisë punëtore, edhe vetë politikanët drejtues po shtrojnë si opsion tërheqjen e fuqisë së huaj punëtore nga vendet e Lindjes së Afërt, shkruan Dojçe Vele (DW). Zv/kryeministri i Ekonomisë, Fatmir Bytyqi, ka konfirmuar se shumë kompani vendase ankohen se vështirë gjejnë fuqi punëtore. Zgjidhjen, siç tha ai, e sheh në importimin e punëtorëve nga vendet ku paga mesatare është 200 euro. Pavarësisht rritjes së pagës minimale, por edhe asaj mesatare, Maqedonia e Veriut, sipas tij ka nevojë për 10.000 punëtorë në vit. “Ata po ikin për paga mesatare…

Lexo më Shumë

“Nuk do të lëviz asnjë milimetër dhe do t`u bëjë ballë të gjitha presioneve” – ka theksuar Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke përsëritur edhe një herë se kjo përbërje parlamentare nuk ka mandat për ndryshimet kushtetuese, njofton KlanM. Sipas tij, duhet të bëhet shpërndarja e Kuvendit dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por, për tejkalimin e kësaj situate, sic njofton KlanM, VMRO-DPMNE ka një plan për dalje nga kriza. Por, do të bëhet publike për diplomatët e BE-së, vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve. “VMRO-DPMNE ka plan që përbëhet prej tri pjesëve dhe është pjesë e planit,…

Lexo më Shumë

Dje (23-mars) në ora 18:00 personi A.S.(40) nga Tetova, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 17:00 në rrugën “Dimo Gavrovski” në Tetovë, ku ishte duke kryer detyrimet e tij të punës, është sulmuar fizikisht nga një person që e njihte. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka zhvilluar takim me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së të akredituar në vend. Ministri bëri një pasqyrim të zhvillimeve të fundit në planin e jashtëm, me theks në agjendën tonë evropiane dhe mbajtjen e Këshillit të Stabilizim-Asociimit për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, takimi në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Ohër, si dhe vizitën e djeshme të shefes së diplomacisë gjermane, me çka BE-ja përcolli porosinë se Maqedoninë e Veriut e konsideron partner kredibil. “Mbajtja e Këshillit të Stabilizim-Asociimit javën e kaluar për herë të parë në Shkup,…

Lexo më Shumë

-Është e udhës, është me një procedurë demokratike që të vazhdohet të debatohet mbi këtë çështje, këtë e tha sot sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti në lidhje me mbledhjen e BDI-së mbi raportin për punën e ekzekutivit, përcjell TV21. Bexheti tha se debati mbi punën e ekzekutivit është në procesverbalin e mbledhjes së kaluar dhe se pritet të vazhdojë. “Pres që të vazhdohet me atë pikë të rendit të ditës ku duhet të shqyrtohet llogaridhënia, e arritura e ekzekutivit nga radhët e BDI-së, ku është edhe pjesë e procesverbalit dmth që të vazhdohet, bile duheshte të vazhdojë që në…

Lexo më Shumë

Nga MPB bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme është raportuar se në shtëpinë e një 30-vjeçari nga Prilepi janë gjetur 50 granata dore nga Lufta e Parë Botërore, përcjell TV21. Nga MPB shtojnë se granatat janë prodhim i Italisë. “Më datë 23.03.2023 në ora 13.40 në SPB-Manastir, B.I.(30) nga fshati Kanatllarc i Prilepit ka raportuar se gjatë punimeve ndërtimore në oborrin e tij në fshatin Kanatllarci ka gjetur 50 granata dore të prodhimit italian me origjinë nga Lufta e Parë. Bombat janë marrë nga një person i autorizuar nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Në pikëpagesën para Tetovës, në autostradën Gostivar – Tetovë sot në mëngjes rreth orës 7, policia konfiskoi sasi të madhe të drogës dhe arrestoi dy dilerë të dyshuar, informuan për MIA-n burime të MPB-së. Ata konfirmojnë se po vijon aksioni policor, ndërsa detaje paralajmërojnë pas përfundimit të tij. Burimet e njëjta bëjnë të ditur se ky është një nga vargu i aksioneve të cilat këto ditë i zbaton policia për çrrënjosjen e tregtisë së paligjshme me drogë.

Lexo më Shumë

Të ftuar në emisionin Klan Debat janë disa nga studentët e UEJË-së në Tetovë e që vijnë nga vendet aziatike si Taxhikistani dhe Pakistani. Njëra nga studentet, Reena Ali, tregon rreth ngjashmrive mes popujve dhe dallimet. Ajo thotë se tetovarët janë shumë mikpritës, përcjell Shqip, ndërsa shton se kanë ngjashmëri në kulturë. Dallimet e shumta janë tek gjuha dhe ushqimi, sipas studentes Ali. “Kur flas për Tetovën, shumica e njerëzve atje janë myslimanë, kështu që jemi shumë të ngjashëm kulturalisht. Por përveç ngjashmërive ka edhe disa dallime. Tashmë kam vizituar edhe vende të tjera, si Shkupin, Matkën, Kodrën e Diellit,…

Lexo më Shumë

Sot në Qendrën Klinike të Shkupit është përuruar rinovimi i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, që është financuar nga SHBA-të, përcjell TV21. Ambasadorja e SHBA-së në Shkup Angela P. Aggeler tha se ky projekt ka përfunduar një vjet më herët ndërsa shtoi se për këtë projekt janë ndarë 400.000 dollarë. “I gjithë kati i kësaj klinike gastrike është rinovuar plotësisht dhe në mënyrë të konsiderueshme e përmirëson jo vetëm kapacitetin por edhe nivelin e shërbimit që ofron për të gjithë që vijnë këtu. Siç thash, SHBA përmes Komandës Evropiane të SHBA-së ka dhuruar 400.000 dollarë për renovimet dhe ky është vetëm një…

Lexo më Shumë