Author: Hamdi Kumanova

Kafeina është ndoshta përbërësi më i famshëm në botë për shkak se është kryesor në një produkt që përdoret shumë shpesh siç është kafeja. Kafeina është shumë e preferuar pasi ka efekt stimulues në tru dhe rigjeneron të gjithë organizmin.Megjithatë njihet edhe për efektet e saj negative për shkak se mund t’ju bëjë hiperaktivë apo të rristë tensionin tek disa njerëz. Një problem tjetër që mund të hasni me kafeinën e tepruar mesa duket janë mankthet që shihni gjatë natës.Si e ndikon kafeina gjumin?Kafeina stimulon sistemin nervor, pra i thotë trurit tuaj se kur duhet të jetë me aktiv. Këto…

Lexo më Shumë

BDI përmes një kumtese thonë se ka deputetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së të cilët janë me orientim europian. ”Bashkimi Demokratik për Integrim i bën thirrje opozitës që t’i bashkohet përpjekjeve për një Maqedoni të Veriut europiane dhe vazhdimin e rrugës integruese si alternativa e vetme për vendin tonë. Ëndrra dhe aspirata europiane e qytetarëve tanë varet nga deputetët në Kuvend dhe guximi i tyre për të marrë një vendim për brezat e ardhshëm, jo ​​për zgjedhjet e ardhshme. Guximi dhe vendosmëria në vendimmarrje shpërblehet nga qytetarët, por edhe nga miqtë tanë euro-amerikanë. Ne bëjmë thirrje për një front të…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ditën e premte u bëri thirrje autoriteteve bullgare që të respektojnë vendimet e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, në lidhje me respektimin e të drejtave të asocimit për “maqedonasit”, të cilat Bullgaria ende nuk i ka zbatuar, teksa nuk lë pa përmendur edhe Greqinë. “Ne gjithmonë kemi reaguar në raport me të gjithë qytetarët, të cilët në çdo vend tjetër e përkufizojnë veten si maqedonas”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut . “Ka maqedonas pothuajse në të gjitha vendet e botës, ashtu siç ka maqedonas në SHBA, Gjermani, Zvicër, ashtu ka…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska e ftuar në “360 Gradë” në Alsat e ndau me opinionin informatën se pas analizave të përfunduara, nga ana e Shtatmadhorisë së Armatës, vendi jonë do t’i dhuroj Ukrainës helikopterë ushtarak, shkruan Alsat. “Në seancën e radhës të Qeverisë, e cila sipas paralajmërimeve do të mbahet të mërkurën, do të propozoj sjelljen e vendimit me të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i dhuroj 12 helikopterë Ukrainës”, tha ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Lexo më Shumë

Së paku 6 persona raportohet se janë dërguar në spitalin e Pejës, pas zjarrit të madh që ndodhi mëngjesin e sotëm në objektin e ELKOS-it. Kjo është konfirmuar edhe nga Emergjenca e Spitali i Përgjithshëm Pejë. “6 persona janë paraqitur që kanë probleme me frymarrjen”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lexo më Shumë

Kombëtarja e Zvicrës ka zbarkuar në Serbi mbrëmë. Granit Xhaka me shokë u panë duke dalë nga aeroporti i Beogradit për ta vazhduar me autobus rrugën drejt Novi Sadit, aty ku u vendosën mbrëmë. Futbollisti kosovar me shokë kanë qenë nën kujdesje të sigurimit zviceran gjatë tërë kohës, ndërsa janë përcjellë drejt qytetit ku do të luajnë nga policia serbe. Mediumi zviceran “Blick” ka raportuar se nuk ka pasur asnjë incident dhe asnjë problem në mbërritjen e “Nati” në Serbi.

Lexo më Shumë

Sot në Tetovë pritet të mblidhet Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së. Kjo do të jetë mbledhja e tretë në BDI pas zgjedhjes së Kryesisë së re në tetor të vitit të kaluar. Sekretari organizativ i kësaj partie, njëherë edhe pjesë e grupit të pakënaqur brenda partisë, Blerim Bexheti dje tha se është e rrugës që në mbledhjen e sotme të vazhdohet diskutimi mbi llogaridhënien dhe të arriturat e ekzekutivit nga BDI. “Pres që të vazhdohet me atë pikë të rendit të ditës ku duhet të shqyrtohet llogaridhënia, e arritura e ekzekutivit nga radhët e BDI-së, ku është…

Lexo më Shumë

Në Kërçovë është shënuar 10 vjetori i qeverisjes shqiptare. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti u bëri thirrje aktorëve të dikurshëm, që ndanë shqiptarët dhe futën siç tha, “në skuta” të reflektojnë. “Një betejë e fortë ka qenë për ndarjen territoriale. Ndarja ishte bërë asisoj që me të vërtetë ishte e dhimbshme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Ajo politikë aq e sofistikume që ishte bërë pas pavarësisë së këtij shteti, kishte margjinalizuar shqiptarët nëpër skuta, nëpër fshatra duke i përjashtuar nga jeta urbane, nga shtëpitë e kulturave. Ajo pati një prapavijë, që më vonë doli në sipërfaqe – ndarja e…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov edhe për rastin “Parcelat në Vodno”, ndërsa me dy vjet për këtë rast është dënuar ish-kryeministri, Nikolla Gruevski. Për Gruevskin, Gjykata e Apelit vlerësoi se gjykata e shkallës së parë nuk i ka vlerësuar sa duhet rrethanat rënduese dhe ka respektuar ankesën e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar lidhur me dënimin. Për Mijallkovin, i cili është ndihmës në veprën penale sipas nenit 24 të Kodit Penal, i cili nuk ka ndërmarrë veprime dhe procedura konkrete, por veprimet e tij kanë…

Lexo më Shumë

Bullgaria nuk po i respekton të drejtat e maqedonasve që jetojnë atje, e me këtë nuk po i respekton të drejtat themelore të njeriut që janë përcaktuar nga Gjykata për të Drejtat e Njeriut, thotë Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke i apeluar Sofjes që të respektojnë aktvendimet e Gjykatës së Strasburgut. Siç shprehet, maqedonasit në Bullgari duhet të gëzojnë të drejtat e tyre si një popull europian sepse fundja Bullgaria është shtet i integruar në Bashkimin Evropian. Kovaçevski dyshon se ka politikanë të cilët dëshirojnë prishjen e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe bëjnë propaganda për interesa të vendeve të treta.…

Lexo më Shumë

Në raportin për gjendjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit që Ministria e Kulturës i dorëzoi UNESCO-s, ndërtesa e famshme e egër në bregun e Ohrit – hoteli në plazhin e Lagadinit nuk përmendet askund, edhe pse në një nga Rekomandimet e misionit të fundit monitorues nga viti 2020 të UNESCO-s, i cili u caktua si urgjent, thuhej se duhet të përshpejtohen procedurat administrative për të arritur prishjen e hotelit të papërfunduar. Ministria e Kulturës e ka arsyetuar lëshimin duke iu përgjigjur se institucionet kompetente nuk u kanë ofruar të dhëna për aktivitetet aktuale…

Lexo më Shumë

Me datë 24.03.2023 nga zyrtarë policorë të Departamentit të Policisë Kriminale – Departamenti për Trafikim të Kundërligjshëm me Droga dhe Substanca të Rrezikshme – Njësiti për Trafikim të Paligjshëm me Droga në bashkëpunim me Departamentin për Operacione Speciale të Policisë – SAE Tigar, Ekip Operativ për Kërkime në SVR Shkup dhe SVR Tetovë ka ndaluar dy persona nga fshati Haraçinë, Shkup dhe ka penguar transportin e rreth 35 kg drogë. “Në orët e hershme të mëngjesit në pikë pagesën në Tetovë, në autostradën Gostivar- Tetovë, zyrtar policor kanë sinjalizuar ndalimin e makinë ‘Renxh Rover’ me targa të Shkupit, e…

Lexo më Shumë