Dje (23- mars) nga ora 11:30 deri në ora 15:00 në disa lokacione në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB- Tetovë në bashkëpunim dhe koordinim me përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale kanë zhvilluar aktivitet për trajtimin e lypjes si fenomen ilegal dhe antisocial. Në aksion janë sanksionuar 4 gra dhe një mashkull nga Tetova dhe Shkupi me parashtresa përkatëse në pajtim me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike (neni 24). Tre nga gratë ishin së bashku me fëmijë të mitur.
Author: Hamdi Kumanova
Zyrtarët e policisë të SPB- Tetovë të enjten rreth orës 13:20, në rrugën “Cvetan Dimov” në Tetovë, kanë ndaluar personin I.S.(34) nga Republika e Shqipërisë, nën dyshimin se ka keqpërdorur qëndrimin turistik në zonë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), me konkluzion të Qeverisë, është duke zbatuar procedurën për ndryshimin e vendimit për çmimet e formularëve për nxjerrjen e dokumenteve personale. Momentalisht formularët lëshohen me çmimet që kanë qenë të vlefshme deri më tani, njoftoi ministria për 360 Gradë. Me vendimin, ndryshojnë çmimet dhe do të aplikohen kur vendimi të botohet në “Fletoren Zyrtare” dhe të hyjë në fuqi. Çmimi i pasaportës për personin deri në 27 vjeç do të mbetet i pandryshuar dhe do të jetë 1.500 denarë, por pasaporta për personin mbi 27 vjeç do të jetë 2.000 denarë, që është një…
Punonjësit e Ministrisë së Kulturës, Administratës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Agjencisë së Filmit janë mbledhur sot në një protestë para Ministrisë së Financave, duke shprehur pakënaqësi për të ardhurat e tyre mujore. Siç tha kryetari i Organizatës sindikale në Ministrinë e Kulturës së UPOZ-it, Branko Kostovski, pagat e pothuajse 70 për qind të të punësuarve në këto tri institucione janë nën pagën mesatare në vend, ndërsa diferenca me pagat e të punësuar në pozita të njëjta në institucionet nga lëmia e kulturës është 10 mijë denarë. Ai shtoi se organizata sindikale në varësi të Ministrisë së Kulturës tashmë…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se të gjitha institucionet kompetente po punojnë për të zbardhur rastin e vdekjes së vajzës 6 vjeçe në spitalin e Manastirit, shkruan TV21. Kovaçevski tha se në bazë të fakteve duhet të vërtetohet se çka ka ndodhur dhe të ketë sanksione nëse nuk është vepruar në mënyrën e duhur nga përgjegjësit. “Tashmë është nisur procedurë, respektivisht ka nisur kontrolli i jashtëzakonshëm për atë që ka ndodhur në Manastir. Drejtori i Spitalit të Manastirit tashmë është rrugës për në Shkup ku do të ketë takim me ministrin dhe zv/ministrin dhe është informuar edhe Prokuroria Publike rreth këtij…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari duke folur për jetën jashtë politikës, si neurolog,në emisionin “Pastel” në TV21 zbuloi disa momente të rëndësishme të jetës së tij. Duke u ndjerë keq, që nuk mundet ta ushtrojë aktivisht profesionin e neurologut, ai bëri të ditur se është bërë pishman që është bërë pjesë e politikës. . “Nëse do të kthehesha në vitin 2014, 2015, nuk do t’i futesha politikës”, tha Taravari pasi siç shtoi se shumë pak kohë i kushton profesionit. Ai zbuloi se kishte në plan që në Klinikë të Neurofiziologjisë, ku në mënyrë vullnetare kalon një ditë në…
Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë thonë kryetari i tyre, njëherë edhe kryeministër i vendit, Dimitar Kovaçevski ka arritur ta shpëtojë ekonominë e vendit. Nga kjo parti thonë se për momentin inflacioni në vend është frenuar ndërsa pagat dhe pensionet janë rritur. “Kryetari i LSDM-së, kryeministri Dimitar Kovaçevski arriti ta shpëtojnë ekonominë e Maqedonisë, e cila me shpejtësi po rimëkëmbet nga kriza. Inflacioni është frenuar, me masat e përgjegjshme dhe efikase të politikës së Kovaçevskit për mbrojtjen dhe përmirësimin e standardit, janë ulur çmimet e bukës, makaronave, qumështit, mishit dhe vezëve. Me LSDM rriten pagat dhe pensionet. Paga…
Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut e ka dorëzuar mendimin në Gjykatën Supreme, njofton Portalb.mk. “Gjykata Supreme e RMV-së i ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet ligjore që rastet nga Prokuroria Publike e RMV-së t’i dorëzojë në mënyrë të shpejtë në Gjykatën Supreme të RMV-së me qëllim që ndaj të njëjtave në mënyrë të përditësuar të veprohet dhe të vendoset”, thonë nga Supremja. Ndryshe, Gjykata Supreme e pret mendimin e Prokurorisë prej 25 nëntorit, kur për së pari herë ka ardhur lënda në këtë Gjykatë prej Apelit, ndërkaq më pas prej Supremes është dërguar në Prokurori për mendim. Sipas burimeve të…
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, vizitoi komunën e Çuçer Sandevës, ku u përfundua një projekt infrastrukturor nga programi TAV. “Në këtë komunë është punuar në rikonstruksion të asfaltimit të një rruge në gjatësi prej 2 kilometrash, rruga lidh fshatrat Mirkovc dhe Banjan, gjegjësisht lidh 2 mijë bashkëqytetarë tanë nga këto fshatra ose afër 10.000 bashkëqytetarë nga i gjithë rajoni, të cilët e përdorin çdo ditë. Pikërisht këto janë përfitimet e projekteve infrastrukturore të programit TAV, projektet e infrastrukturës lokale, në të gjitha komunat,…
SHA EMV më 23.03.2023 prodhoi 13.795 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Në termoelektranat janë prodhuar 10.195 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 3.600 MWh. * Të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA EMV për 23.03.2023.
Një biznesmen gjerman me origjinë nga Turqia, Zeki Oğuz, ra pre e një sulmi nga disa persona të panjohur, të cilët iu afruan për ta marrë peng me forcë e për ta futur në një furgon që i zuri rrugën. Por, më interesantja e kësaj historie është fakti se, pengmarrësit kishin ngatërruar objektiv, pasi biznesmeni nuk ishte personi që ata po kërkonin. Në kamerat e sigurisë së një tregu në Stamboll duket momenti kur, personat e rrethuan Oğuz, por njëri prej tyre sapo e pa në fytyrë, u bëri shenjë të tjerëve që të largoheshin, pasi nuk ishte ai…
DITA BOTËRORE E LUFTËS KUNDËR TUBERKULOZIT Mund të tingëllojë si një sëmundje e së kaluarës, por tuberkulozi (TB) është ende një problem edhe sot. Si me të gjitha kushtet shëndetësore, parandalimi është gjithmonë më i mirë se kurimi. Edhe pse nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për të parandaluar plotësisht përhapjen e tuberkulozit në këtë kohë, ka një sërë masash që mund të merren për të reduktuar përhapjen e sëmundjes. Tuberkulozi është një sëmundje e shërueshme e shkaktuar nga infeksioni me bakterin Mycobacterium tuberculosis. Sëmundja zakonisht dëmton mushkëritë, por ndonjëherë mund të dëmtojë edhe pjesë të tjera të trupit, për shembull,…

