Author: Hamdi Kumanova

Ambasadorit të Maqedonisë në Pragë, Sashko Todorovskit i është shkurtuar mandati dhe është kthyer para kohe në Maqedoni, njoftoi ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në një konferencë për shtyp. Sipas Osmanit, Todorovski është kthyer për shkak të dobësive dhe parregullsive në punën e tij. “Janë konstatuar parregullsi në punën e tij, mosfunksionim, përfaqësim i rremë i bashkëshortes si atashe kulturor, mosrespektim i udhëzimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ky është një proces më i gjatë. Procedura për kthimin e tij zgjat disa muaj”, tha Osmani duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari. Mandati i tij ambasador…

Lexo më Shumë

Tashmë ka filluar numërimi mbrapsht për ditën e madhe të ceremonisë së kurorëzimit të mbretit Charles dhe mbretëreshës Camilla në Londër më 6 maj. Gjatë kësaj ceremonie policia britanike ka bërë me dije se do të jenë rreth 29 000 efektivë në rrugët e kryeqytetit britanik për të garantuar sigurinë dhe rendin. Ceremonia e kurorëzimit të mbretit të ri të Anglisë Charles III pritet të jetë ngjarja më e njohur ndërkombëtarisht, pasi Charles është monarku i 41-të në radhë për fronin britanik dhe më i vjetri që është kurorëzuar deri më sot. Të gjithë po punojnë fuqishëm për të siguruar…

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndodhet në Holandë për një vizitë zyrtare. Ai do të takohet me kryeministrin Mark Rutte e po ashtu do të mbajë një fjalim në Hagë. Zelensky pritet të zhvillojë një vizitë edhe në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Vizita e Zelenskyt vjen pasi Gjykata e mbështetur nga OKB-ja, ka nisur hetimet për krimet e mundshme të luftës të kryera nga Rusia dhe në mars lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për presidentin rus Vladimir Putin. Holanda deri tani i ka ofruar Ukrainës një ndihmë ushtarake prej rreth 1.2 miliardë eurosh, në mënyrë që të mbrohet ndaj agresionit ushtarak. Ndërkohë…

Lexo më Shumë

Sot në Shkup është shënuar 120 vjetoti i vdekjes së Goce dellçevit, me këtë rast delegacioni qeveritar i përbërë nga ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Agim Nuhiu, vendosën kurora me lule mbi varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi” në Shkup. Para varrit të Dellçevit u përkulën dhe i shprehën respekt edhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski dhe delegacionet e Kuvendit, të Ministrisë së Mbrojtjes, Armatës, Unionit të Luftëtarëve, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Qytetit të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bën të ditur se sot ka filluar pagesa për të drejtat sociale dhe fëmijërore për muajin prill 2023. Shfrytëzuesit e kësaj të drejte që kanë kartela mund t’i marrin paratë në bankomantet e bankave. Me qëllim që të mos ketë turmë në banka gjatë pagesës, pagesa në dorë në bankë do të bëhet në dy grupe edhe atë sipas shkronjës së parë të mbiemrit. Në grupin e parë janë shkronjat A, B, V, G, D, Gj, E, Zh, Z, X, I, J, K, dhe L, ndërkaq në grupin e dytë janë…

Lexo më Shumë

“Rreth 25 deri në 30 për qind e nxënësve të shkollave të mesme kryejnë një formë të dhunës ndaj bashkëmoshatarëve të tyre, sipas një analize të sektorit joqeveritar të bërë vitin e kaluar në RMV”. Këtë për AIM e deklari Lazar Nanev, kryetar i Gjykatës Themelore të Kavadarit dhe kryetar i Këshillit shtetëror për parandalimin e krimit ndaj të miturve. Ai theksoi se sipas asaj analize shqetësuese, rreth 14 për qind e fëmijëve konfirmojnë se kanë qenë viktima të dhunës së bashkëmoshatarëve apo bullizmit për një periudhë të gjatë kohore. “Dhuna nga bashkëmoshatarët është temë që ka marrë vëmendje…

Lexo më Shumë

Demant i Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga ndaj deklaratës së Kryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski Demant i Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga ndaj deklaratës së Kryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski Publikuar 13:03 4 Maj, 2023 Jam i befasuar nga deklarata e Kryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski dhe nuk kam pritur që një përfaqësues i lartë i drejtësisë, i cili duhet ta njohë Kushtetutën dhe ligjet, të deklarojë publikisht se ministri i drejtësisë nuk ka të drejtë ta kërkojë procesverbal nga Këshilli Gjyqësor. Sipas Kushtetutës, Ministri i Drejtësisë është anëtar i…

Lexo më Shumë

Dje (3 maj) në ora 13:45 është raportuar se duke punuar në një objekt banesor në rrugën “Mara Ugrinova” në Gostivar, 49-vjeçari banues i Gostivarit, I.A. ka pësuar lëndime të rënda trupore, që janë konstatuar edhe në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit.TS

Lexo më Shumë

Prej nesër fillon pagesa e “TVSH-ja ime” për tremujorin e parë, tani me limit të rritur prej 2.100 denarë, njoftoi nënkryetarja e LSDM-së dhe drejtoresha e Drejtorisë së të hyrave publike, Sanja Lukarevska. “Për herë të parë do të paguajmë 2.100 denarë për të gjithë ata që kanë arritur atë nivel përmes faturave të skanuara. Gjatë ditës së nesërme, porositë e para tashmë do të paguhen. Mjetet që do të kthehen përmes kësaj mase për tremujorin e parë janë rreth 10 milionë euro dhe ato mjete janë të parapara në buxhet. Do të insistoj në çdo fillim të këtij viti…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollin e përforcuar për dënimin e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë në gjithë territorin e vendit. “Nga 247 shoferë të gjobitur, 14 prej tyre kanë lëvizur me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. 133 kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe 114 të tjerë jashtë vendbanimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së, nga ku shtojnë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. “U bëjmë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat”, thonë nga MPB-ja.

Lexo më Shumë

Finalizohet me sukses projekti “Ishulli 2023” për ofrimin e shërbimeve për pajisje me dokumente biometrikë për shqiptarët në ishujt grek të Kretës dhe Rodosit. Lajmi bëhet i ditur nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila njofton se 809 shtetas shqiptarë me banim në Greqi, kanë përfituar shërbime për pajisje me dokumente biometrikë. “Ministria e Jashtme dhe ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi finalizuan me sukses projektin “Ishulli 2023” për ofrimin e shërbimeve për pajisje me dokumente biometrikë për të gjitha kërkesat e dërguara nga bashkatdhetarët tanë me banim në Kretë, Rodos dhe ishujt përreth”,…

Lexo më Shumë

Ajay Banga është zgjedhur zyrtarisht president i ri i Bankës Botërore. Amerikani me origjinë indiane, u emërua nga Joe Biden pas dorëheqjes së David Malpass, i cili ishte mbështetur nga Donald Trump, por që kishte mosmarrëveshje me administratën amerikane për mjedisin dhe ndihmën për vendet në zhvillim. 63 vjeçari Banga është ish-numri një i Mastercard. Ai ka një përvojë të madhe në përfshirjen financiare dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Lexo më Shumë