Një lajm i mirë vjen për mërgimtarët nga Aeroporti i Shkupit. Tani nuk kanë nevojë të mërziten nëse do ti pres dikush në Aeroport apo nuk kanë njerëz për ti pritur. “Momo Rent a Car” që posedon vetura të reja mund të merrni çfarë do llojë veture me çmime tepër të lira dhe të sigurt. Vlen të theksohet se veturat janë me Karton të gjelbërt për Kosovë dhe Shqipëri, Full Kasko dhe ZERO Kaucion. E keni më lehetë se kurrë, vetëm rezervoni në numrin +389/ 71-226-999 nga Avioni direkt në shtëpi pa e lodhur askënd dhe ju del më lirë.
Author: Hamdi Kumanova
Kenia i ka njohur pasaportat e Kosovës. Kjo u bë e ditur nga kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. “Ky është një moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian”, tha Pacolli.
Nëse keni vënë re se jeni bërë i ndjeshëm ndaj tingujve të caktuar, si: Nuk dëgjon tone të larta, Tingujt duken të mbytur, Keni vështirësi të kuptoni një bisedë kur rreth jush ka zhurmë, I kërkoni dikujt të përsërisë atë që ju tha, Flisni me zë më lartë Dëgjoni zhurmë në veshët tuaj Kjo do të thotë se keni dëmtuar dëgjimin. Këto probleme nuk prekin vetëm të moshuarit. Sipas një studimi rreth 80% e të rinjve midis moshës 13 dhe 18 vjeç dëgjojnë shpesh muzikë me zë të lartë, për të paktën…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se nuk është e saktë se ka deputetë nga shumica qeveritare, gjegjësisht nga LSDM-ja, të cilët janë kundër ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, atë që po e thotë opozita nuk ka bazë reale. Procesi i ndryshimeve kushtetuese, thotë Kovaçevski, nuk mund të jetë proces i shantazheve dhe i politikës ditore, por se ky duhet të jetë proces i një konsensusi të gjerë shoqëror dhe politik. “Së pari nuk do t’i komentoj qëndrimet e opozitës. Për qëndrimet e tyre do t’i pyesni ata. Ata kishin në dhjetor dhe në janar dhe deri në mes të shkurtit deklarata…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur që Agim Ademit t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak për një muaj. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës u shoqërua sot me autoambulancë në gjykatë. Ademi është dërguar dje në mbajtje për 48 orë, por që nga dje ka qenë i shtrirë duke kryer teste ekzaminime mjekësore. Agim Ademi u arrestua dje nën dyshimin për veprat “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangie nga Tatimi”. Sot, në raportin e policisë u tha se Ademi dyshohet për keqpërdorim të buxhetit të Federatës së Futbollit.
(Analizë nga portali ekonomik Pari: Cilat ishin fitimet dhe pagat në tregtinë e duhanit në kulmin e pandemisë?) Lajmi për të ardhurat më të mëdha që raportohen në Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe që ky institucion i shpall çdo vit, ngjall vëmendjen e madhe të opinionit. Ajo që drejtoresha e DAP, Sanja Lukarevska, e kishte njoftuar në mars është se pagën më të lartë bruto vjetore në vitin 2021 e ka pasur një qytetar nga Shkupi, njofton pari.mk, transmeton PRESSonline.mk Paga është realizuar në aktivitetin e tregtisë me shumicë të produkteve të duhanit dhe në nivel vjetor arrin në…
-Nëse nuk doni që të gjithë të rinjtë të shkojnë në Evropë, atëherë duhet ta sillni Evropën këtu dhe kjo mund të bëhet me anëtarësimin në BE, këtë e tha sot ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në Shkup, përcjell TV21. Ajo tha se personalisht ka respektin dhe mirënjohjen për kompromiset që ka bërë Maqedonia e Veriut për të trasuar rrugën për anëtarësim në BE. “Tani kur bëhet fjalë zbatimin e asaj për të cilën është arritur marrëveshje, kur me të vërtetë duhet të ndryshohet Kushtetuta, atëherë mundem vetëm të iu inkurajojë, dhe jo vetëm si përfaqësuese…
Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit në lagjën e Trimave në Kumanovë edhe sivjetë vërejmë një gjest human, shkruan Open-TV. Prej sot, në Lazi Market do të ndahet bukë falas për familjet e varfëra. Ky është viti i nëntë me radhazi që në këtë market ndahet bukë falas. Shumën e paguan një person i cili nuk dëshiron publicitet. (Open-TV)
Dyzet e gjashtë vjeçari A.A. nga Tetova, dje (22-mars) në ora 14:50 në SPB Tetovë ka raportuar se është kafshuar nga një qen endacak në rrugën Murat Baftiari në Tetovë.TS
Ndërveprueshmëria dhe digjitalizimi i shërbimeve publike ishin fokusi i takimit të sotëm të punës ndërmjet ministrit të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu dhe drejtorit të Fondit për Sigurimit Pensional dhe Invalidor Arsim Hasani. Portali për shërbime elektronike do të pasurohet me 16 shërbime të reja digjitale për Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor. Procesi është në fazën përfundimtare dhe pritet që e- shërbimet të jenë në dispozicion të qytetarëve dhe kompanive në portalin Nacional të e- shërbimeve në muajin prill. Ky është konkluzioni i takimit të sotëm ku morën pjesë ekipet e IT-së, të të…
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka takuar E. T. Andrea Silvestri, ambasador i Italisë, një nga miqtë më të mëdhenj të vendit tonë dhe veçanërisht mbështetës i sistemit shëndetësor. Marketing Shumë faleminderit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme, për numrin e madh të projekteve dhe donacioneve. Diskutuam për sfidat aktuale, reformat dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, për të cilat ambasadori shprehu gatishmërinë për mbështetje të mëtejshme. Ne mbetemi të përkushtuar, në bashkëpunim me miqtë tanë, të punojmë së bashku për të arritur vlerat evropiane në sistemin shëndetësor, theksoi ministri Mexhiti.
Për të shtatin vit me radhë edhe sivjet në furrën “Eja Bereqeti” në Tetovë do të shpërndahet bukë falas për familjet në nevojë për Iftar dhe Syfyr. Aksioni bamirës realizohet me ndihmën e biznesmenëve vendorë dhe mërgimtarëve, shkruan Lideri.mk. “Elhamdulilah: Mèshiroj ata qe janè në tokë, që të mëshirojë Ai që është në qiell” Tè nderuar besimtar Ky èsht viti i shtatè me radhe qè bashk me disa shok me disa ndermarje nga Tetova dhe ne bashkpunim me disa mergimtarè qè edhe kètè vitè nè kètè muaj te bekuar të Ramazanit ,tè ju qèndrojm pranè atyre qè janè ne nevojè…

