Ministria e Financave do të sigurojë buxhet për terapi për 18 pacientë të prekur nga fibroza cistike të cilët janë cilësuar si pacientë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Një përgjigje e tillë e financave vjen pas protestave të sotme të shoqatës së pacientëve me fibrozë cistike të cilët kërkojnë që shteti të sigurojë terapi për të gjithë të prekurit nga kjo sëmundje të cilët janë 140 në numër dhe jo vetëm për disa që janë në gjendje të rëndë. “Kërkesat tona ishin që mos të sigurohet buxhet vetëm për 18 pacientë por për të gjithë pacientët sepse sëmundja është…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ende nuk ka marrë pagën me rritj prej 78%. Spasovski shprehet se nuk e din se sa do të jetë paga e tij me rritjen e re. “Nuk kemi marrë pagë. Paga e kaluar ishte me vlerën e pagës tjetër. Paga e re ende nuk është paguar. Nuk e di se sa do të jetë, por do ta shoh kur do të arrije”, u shpreh Spasovski. Kujtojmë se deri tani në Kuvend ende nuk ka arritur ndonjë propozim për ndryshime ligjore për t’u parandaluar rritja enorme e pagave për funksionarët shtetërorë. Edhe pse…
Christopher Hill, ambasador i SHBA-së në Republikën e Serbisë dhe ish-ambasador i SHBA-së në RMV, beson se nisma “Ballkani i Hapur” është një shembull pozitiv i bashkëpunimit rajonal. Në konferencën “Sfidat rajonale të sigurisë dhe zhvillimet e fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor” që u organizua nga Qendra Presidenciale për Edukim Politik të mbajtur në Shkup, Hill foli edhe për përfitimet, qëllimi i së cilës është krijimi i ndjenjës së komunitetit. dhe një mënyrë funksionimi në lagje. Hill theksoi pjesëmarrjen e konsiderueshme të Maqedonisë në këtë iniciativë dhe tha se vendi ynë tani është një vend i suksesshëm…
Delhi në Indi është destinacioni më i lirë për vizitë turistike. Të paktën kështu është vlerësimi i faqes britanike të quajtur Traveler’s Elixir, e cila ka llogaritur se për një qëndrim pesëditor në këtë qytet do t’ju nevojiten rreth 165 euro. Çmimet mesatare të akomodimit në Delhi janë jashtëzakonisht të përballueshme, për një natë në një hotel me tre yje do t’ju duhen rreth 17 euro, dhe në një hotel me pesë yje 169 euro. Për krahasim, për një natë në një hotel mesatar me pesë yje në Monako, do t’ju duhet të paguani gjashtëfishin e shumës, rreth 1,100 dollarë.…
Presidenti Stevo Pendarovski ka deklaruar se nuk do t’i nënshkruajë ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie të punës, me të cilat parashihet që punëtorët e Korridorit 8 të punojnë deri në 60 orë në javë. Ai gjithashtu ka theksuar se Marrëveshjen për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D nuk e ka në formën e saj origjinale dhe as nuk e ka parë, informon PRESSonline.al Pendarovski tha se fillimisht do të dëgjojë debatin parlamentar dhe më pas do të prononcohet për secilin nga tetë ligjet që lidhen me “Bechtel dhe Enka”. “Jo, nëse mbetet në atë variant, jo, sepse tashmë ka një…
Këshilli për vepra penale pranë Gjykatës Supreme i hodhi poshtë si të pabazuara kërkesat për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës Themelore Penale Shkup në për rastin e njohur në opinion si “27 Prilli”, përcjell TV21. Në njoftimin e publikuar Gjykatën Supreme thuhet se kërkesa për rishqyrtim të vendimit të Gjykatës Penale dhe Gjykatës Administrative janë të pabaza./tv21.tv
Grupi punues për reforma në legjislacionin zgjedhor ka mbajtur seancën konstituive. Kryetar i grupit punues është Aleksandar Novakovski, ekspert dhe ish-kryetar i KShZ-së. Ky grup punues do të ketë për detyrë zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe do të punojë në Kodin e ri Zgjedhor. Ky proces është gjithëpërfshirës dhe në të janë përfshirë përfaqësues të partive politike, organizatave joqeveritare, sindikatave, ministrive dhe organeve përgjegjëse për zbatimin e procesit zgjedhor. Edhe pse bëhet fjalë për Grup punues që angazhohet për reforma në legjislacionin zgjedhor, megjithatë, partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM ende nuk i është bashkëngjitur grupit punues, ndërsa ministri Krenar Lloga…
Paris Saint-Germain (PSG) ka vendosur përfundimisht që të mos ia vazhdojë kontratën Lionel Messit pas udhëtimit të papritur dhe të pa paralajmëruar të tij në Arabinë Saudite. 35-vjeçari e mori rrugën drejt Lindjes së Mesme vetëm pak orë pas humbjes shokuese 1:3 nga Lorienti të dielën. Mendohej se Messi e kishte marrë këtë rrugë si pjesë e punës dhe angazhimit të tij si ambasador i Arabisë Saudite, e cila synon ta organizojë Kupën e Botës 2030. Mirëpo, kjo nuk ishte e vërtetë dhe shtatë herë fituesi i Topit të Artë si dënim nuk do të marrë rrogë për dy javë.…
Yuval Noah Harari po jep alarmin se Inteligjenca Artificiale do të mund të krijojë një fe të re, e cila do të tërheqë besimtarët, me synimin për të skllavëruar njerëzimin. 24 orë pas dorëheqjes nga Google të “kumbarit” të inteligjencës artificiale, sistemet e inteligjencës artificiale si ChatGPT kanë kaluar tashmë një kufi të ri pasi tani janë në gjendje të përdorin gjuhën për të formësuar kulturën njerëzore. “Vetëm duke përvetësuar njohuri për gjuhën njerëzore, AI ka atë që duhet për të na joshur në një botë iluzionesh të ngjashme me Matricën”, tha Harari në konferencën e Forumit të Kufijve në…
“Derisa nuk zgjedhin kryetar të Këshillit Gjyqësor, gjyqtarët nuk mund të marrin paga”, kështu deklaroi sot presidenti i vendit Stevo Pendarovski derisa komentoi zhvillimet në Këshillin Gjyqësor, duke nënvizuar kjo paraqet një njollë të errët në dosjen e përgjithshme evropiane. “Ajo që e di dhe që paraqet problem është që kryetari i Këshillit Gjyqësor, kush do që të jetë, është edhe kryetar i Këshillit Gjyqësor-Financiar, që do të thotë se nëse nuk ka kryetar Këshilli Gjyqësor, thënë thjesht, nuk ka kush t’i nënshkruajë vendimet për pagat e gjyqtarëve. Kjo situatë duhet të zgjidhet sa më parë, jo vetëm për pagat…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në Finlandë, të mërkurën, për të marrë pjesë një samit të udhëheqësve të pesë vendeve nordike, ka njoftuar presidenca finlandeze. Zelensky është takuar në Helsinki me presidentin finlandez, Sauli Niinisto, vendi i të cilit u bë anëtari më i ri i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), në prill, për të diskutuar “luftën e Ukrainës për mbrojtje”, raporton AFP. Udhëheqësi ukrainas do të zhvillojë, po ashtu, bisedime bilaterale me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson, me Jonas Gahr Storen e Norvegjisë, me Mette Fredriksenin e Danimarkës dhe me Katrin Jakobsdottirin e…
Referendumi për mbylljen apo largimin e kazinove nga qyteti i Tetovës nuk do të mbahet deri në vjeshtë. Arsyeja e shtyrjes sipas kreut të këshillit të Tetovës, është përgatitja e mirë me qëllim që të mos dështojë referendumi, shkaku i mos arritjes së censusit prej 50 + 1%. Nga lëvizja Anti bixhoz thonë se kjo procedurë duhet të përshpejtohet. Lënia në periudhën e vjeshtës për realizimin e referendumit, sipas Jushi Emërllahut, është pikërisht ardhja e mërgimtarëve, me qëllim që të rritet përqindja e qytetarëve të cilët do të dalin në votim. “Që të del me sukses qoftë procedura e referendumit…

