Presidenti Stevo Pendarovski do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit britanik Çarls që do të mbahet të shtunën, më 6 maj. Nga kabineti i Pendarovskit për MIA-n konfirmohet se presidenti ka marrë ftesë nga Pallati Bukingem, të cilën e ka pranuar dhe do të shkojë në kurorëzimin e mbretit Çarls. Në kurorëzimin janë të ftuar krerët e shteteve me të cilët Londra ka marrëdhënie të plota diplomatike, si dhe përfaqësues të rajoneve britanike dhe territoreve jashtë shtetit. Presidenti Pendarovski, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska, mori pjesë edhe në Shërbimin funeral shtetëror të Mbretëreshës Elizabeta…
Author: Hamdi Kumanova
Roja i sigurisë në shkollë fillore në Beograd ka mbetur i vrarë dhe pesë nxënës janë plagosur. Siç shkruan Tanjug, tre prej nxënësve janë transferuar në Tirshovë, ku njëri prej tyre është në rrezik për jetë, ku i njëjti ka hyrë në sallë të operacionit me lëndime në kokë, ndërsa dy të tjerë janë në terapi intensive. Të shtënat ndodhën në 08:40 të mëngjesit, ku një nxënës i klasës së shtatë ka hapur zjarr ndaj sigurimit dhe nxënësve. Policia ka bërë të ditur se i mituri është arrestuar, ndërsa arma që është përdorur dyshohet të jetë e babait të nxënësit.
Me rastin e 3 Мajit – Ditës Botërore të Lirisë së Medias, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në rrjetet sociale shkroi: “Të gjithë ne, si qytetarë të këtij vendi, bartës të funksioneve publike, përfaqësues të institucioneve, bartës të profesioneve të ndryshme, jemi të detyruar të mbështesim dhe mbrojmë lirinë e medias dhe të sigurojmë që gazetarët të raportojnë të vërtetën pa censurë dhe frikë nga çfarëdo qpftë pasoje. Mediat e lira kanë një rol veçanërisht të rëndësishëm që shoqëria të funksionojë në mënyrë të përgjegjshme dhe të përshtatshme. Fatkeqësisht, liria e medias është nën kërcënim në shumë pjesë…
Dy vëllezër kanë sulmuar nënën e tyre të martën rreth orës 21:00 në Leposaviq. Policia në raportin 24 orësh njofton se të njëjtit ishin në gjendje të dehur. Ndërkohë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje./21Media
Ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani do të marrë pjesë në Nju Jork për shënimin e 30 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë OSBE-OKB. Osmani do të drejtohet para Këshillit, me ç’rast do t’i prezantojë aktivitetet dhe prioritetet e Programit për Kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në. Osmani do t’i referohet edhe bashkëpunimit dhe partneritetit të OSBE-së me OKB-në dhe qëllimeve të përbashkëta për forcimin e sigurisë gjithëpërfshirëse në rajonin e OSBE-së, veçanërisht në fushat e parandalimit të konflikteve dhe menaxhimit të krizave. Osmani, poashtu, do të ketë takim pune edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignacio…
Në Klubin e Deputetëve do të mbahet seanca konstituive e grupit të punës për reformat në legjislacionin zgjedhor. Ky grup pune do të duhet të zbatojë rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe të propozojë një Kod të ri Zgjedhor. Dy partitë më të mëdha parlamentare, LSDM dhe OBRM-PDUKM, përsëritën mbështetjen e tyre për model me një njësi zgjedhore. Megjithatë, OBRM-PDUKM nuk do të marrë pjesë në grupin e punës. Opozita tha se koalicioni qeverisës duhet së pari të ketë qëndrim të përbashkët, pasi LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët kishin pikëpamje të kundërta mbi çështjen një njësie zgjedhore. “OBRM-PDUKM pranon model zgjedhor…
Mediat e lira janë parakusht për një shoqëri të hapur dhe demokratike, ku liria e shprehjes është e drejtë dhe përgjegjësi që mund ta ushtrojë secili prej nesh, tha presidenti Stevo Pendarovski me rastin e 3 majit – Dita ndërkombëtare e Lirisë së mediave Dita ndërkombëtare e Lirisë së mediave, e cila këtë vit i kushtohet lirisë së shprehjes si shtytëse e të gjitha të drejtave të tjera të njeriut, siç thekson Pendarovski në mesazhin, po shënohet në kontekstin e krizave të shumta që pushtojnë të sotmen tonë. “Politikanët, qeveria, opozita, sektori civil – të gjithë duhet të jemi të…
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (05.02.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 179 masa, nga të cilat 36 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 18 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, tri sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. Gjashtë masa janë shqiptuar për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për kalimin e sinjalit të mbyllur (semafori i kuq), pesë masa për shofer fillestar, shtatë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara… Kontrollet e trafikut do…
I ndjekim me seriozitet dhe nga afër zhvillimet në drejtësi. Sundimi i ligjit është fundamentale për Bashkimin Evropian dhe nëse keni një gjyqësor të komprometuar, do të ndikojë në të ardhmen në përpjekjet për të konsoliduar demokracinë dhe për të ndërtuar një ekonomi të përparuar dhe të zhvilluar, tha mbrëmë në një intervistë për TV Sitel ambasadori evropian në vend, David Geer, transmeton Portalb.mk. Ai nuk ka dashur të komentojë zhvillimet e fundit në Këshillin Gjyqësor me shkarkimin kontrovers të Vesna Damevës nga posti i kryetares, por ka theksuar se Këshilli është organ shumë i rëndësishëm. “Nuk do të hyj…
Maqedonia e Veriut a do të ngelet pa mjekë pasi që shumica e specialistëve tashmë po braktisin vendin për një jetë dhe pagë më të mirë. Mjekët e pothuajse të gjitha specializimeve po kalojnë nga shëndetësia publike në atë private, por një shumicë tjetër po largohet jashtë vendit, kryesisht në Gjermani. Ndër më të fundit në serinë e daljeve të personelit nga spitalet shtetërore është rasti i Klinikës së Fëmijëve, nga ku sipas burimeve të Kanal5, pesë specialistë kanë dhënë dorëheqjen për të punuar në një spital privat në periudhën e kaluar dhe disa të tjerë njoftojnë se do të…
Nga lëndimet e marra në kantierin Limak në qendër të Shkupit, mbrëmë ka ndërruar jetë një punëtor ndërtimi 34 vjeçar. Sipas informacioneve fillestare, punëtori ka rënë nga një skelë në kantier. Ai është dërguar në klinikat e Shkupit ku ka ndërruar jetë pak orë pas aksidentit, transmeton Lideri.mk. Pas njoftimit të lajmit për tragjedinë, ka ndodhur edhe një incident në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, por Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë detaje. (Lideri.mk)
Në Kuvend sot do të mbahet punëtori me temë: Roli i parlamenteve në procesin e integrimit evropian”. Punëtoria është në kuadër të Projektit për Programin për mbështetje parlamentare (PSP), i financuar nga Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), përmes Ambasadës Zvicerane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa zbatohet nga Instituti Kombëtar Demokratik. (NDI), Instituti për Demokraci “Societas Civilis” dhe Qendra për menaxhim me ndryshime. Nikoqir i seminarit është Komisioni për Çështje Evropiane. Fjalime hyrëse do të mbajnë zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, Bojan Mariçiq, kryetari i Komisionit për çështje evropiane,…

