Ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani do të marrë pjesë në Nju Jork për shënimin e 30 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë OSBE-OKB. Osmani do të drejtohet para Këshillit, me ç’rast do t’i prezantojë aktivitetet dhe prioritetet e Programit për Kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në.
Osmani do t’i referohet edhe bashkëpunimit dhe partneritetit të OSBE-së me OKB-në dhe qëllimeve të përbashkëta për forcimin e sigurisë gjithëpërfshirëse në rajonin e OSBE-së, veçanërisht në fushat e parandalimit të konflikteve dhe menaxhimit të krizave. Osmani, poashtu, do të ketë takim pune edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignacio Kasis.
Në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, Ministri Osmani do të ketë takim edhe me Shefat e Misioneve të Përhershme të vendeve anëtare të BE-së.Vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Osmani do ta vazhdojë në Uashington, si pjesë e delegacionit qeveritar, të cilin do ta udhëheqë Kryeministri i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski.